Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

VLEN: Edhe Tirana e konfirmoi se gjuha shqipe po avancon, propaganda e BDI-së mbetet pa treg

27 Nëntor, 2026

Akademia Ushtarake hap konkursin për studimet master, zv.ministri Shabani fton kandidatët të aplikojnë

27 Nëntor, 2026

Lajm i mirë për qytetarët: Transferimi i parave nga Maqedonia drejt Evropës, gjashtë herë më i lirë

27 Nëntor, 2026

ISHP: Numri i rasteve me grip u rrit me 22.1% në Maqedoni

27 Nëntor, 2026

Rokas: BE-ja mund të befasojë me pengesa të paparashikuara, Sofja po bllokon Planin e Veprimit për pakicat

27 Nëntor, 2026

“E kam humb edhe vëllain, Enverin”, Haradinaj flet për vrasjet e pasluftës: U vranë shqiptarë të pafajshëm

27 Nëntor, 2026

Publikohen rezultatet nga Konkursi i bursave për studentët e rregullt romë në studimet deridiplomatike për vitin akademik 2026/2027

27 Nëntor, 2026

Asnjë radar nuk do t’ju shpëtojë: Edhe veturat e policisë do të shqiptojnë gjoba automatikisht!

27 Nëntor, 2026

Autostrada Shkup–Bllacë: Kontrata 191 milionë euro, kompensimi për tokën deri në 100 euro/m²

27 Nëntor, 2026

Justina e Kosovës përballë Aleksandrit të ‘ri’ të Serbisë në darkën e Ohrit – çfarë ndodhi mes tyre?

27 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 27 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Shoferi i cisternës që u përfshi nga flakët në rrugën Gjevgjeli-Bogdanc është lënduar lehtë

Suad AvdiuBy Suad Avdiu25 Shtator, 2025 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Një kamion cisternë që transportonte naftë doli nga rruga rajonale Gjevgjeli-Bogdanc këtë mëngjes, u përmbys dhe u përfshi nga flakët. Zjarri u shua për pak kohë, por rruga u mbyll për trafik, ndërsa rrjedhja e naftës vazhdonte.Shoferi pësoi lëndime të lehta, ndërsa largimi i sigurt i karburantit të derdhur është duke u zhvilluar, njoftoi drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angellov. Ai paraprakisht informoi se zjarri u shua shpejt nga zjarrfikësit, dhe për shkak të incidentit, trafiku në rrugën Gjevgjeli-Bogdanci është ndërprerë, transmeton Portalb.mk.

“Këtë mëngjes, një kamion cisternë që transportonte 25 ton naftë rrëshqiti nga rruga kryesore Gjevgjeli-Bogdanci, duke shkaktuar përmbysje, dhe gjatë përmbysjes, vetë cisterna në të cilën ishin të ruajtura këto 25 ton naftë u shpua. Nafta filloi të rrjedhë, ndërsa goditja me shumë mundësi e ndezi atë, pas së cilës u ngrit tym i zi dhe i dendur, gjë që shkaktoi ankth tek popullata lokale”, tha Angellov në një video deklaratë.

Sipas drejtorit të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angellov, zjarrfikësit nga Njësia Territoriale e Zjarrfikësve (NJTZ) nga Gjevgjelia ndërhynë menjëherë dhe e shuan zjarrin me shkumë speciale.

Një kamion cisternë me naftë doli nga rruga Gjevgjeli-Bogdanc dhe u përfshi nga flakët. Foto: DMSH
Një kamion cisternë me naftë doli nga rruga Gjevgjeli-Bogdanc dhe u përfshi nga flakët. Foto: DMSH

Ai informoi se zjarrfikësit e Gjevgjelisë e shuan zjarrin me ndihmën e shkumës speciale dhe theksoi se drejtuesi i automjetit nuk pësoi lëndime serioze.

“Në një bisedë me komandantin e zjarrfikësve të Gjevgjelisë, u informova se ekzistonte shkumë speciale me të cilën do të përpiqeshin të shuanin zjarrin. Ata ishin shpejt në vendngjarje, e shuan zjarrin, dhe është mirë që nafta po rrjedh në kanalin aty pranë, pikërisht pranë rrugës. Zjarrfikësit hodhën një sasi të madhe rëre në disa vende, gjë që la naftën të bllokuar në kanal. Ndërkohë, kemi kontaktuar pronarin e cisternës. Ai ka organizuar një cisternë tjetër, si dhe pompa për të nxjerrë naftën nga cisterna e përmbysur, nga e cila ende rrjedh karburant, por do të mblidhet edhe nafta që është në kanal. Pas heqjes së naftës, në vend do të hidhet rërë e imët, e cila duhet të thithë mbetjet e naftës, dhe më pas do të transportohet në një vend të sigurt”, shpjegoi drejtori i DMSH-së.

Angellov theksoi se menjëherë pasi u përmbys cisterna, në vendngjarje mbërritën pjesëtarë të Ministrisë së Brendshme, ndërsa të pranishëm ishin edhe inspektorë nga Shërbimi i Sigurisë Shtetërore dhe Ministria e Mjedisit.

Lexuar: 22

Lajme te ngjashme

VLEN: Edhe Tirana e konfirmoi se gjuha shqipe po avancon, propaganda e BDI-së mbetet pa treg

Akademia Ushtarake hap konkursin për studimet master, zv.ministri Shabani fton kandidatët të aplikojnë

Lajm i mirë për qytetarët: Transferimi i parave nga Maqedonia drejt Evropës, gjashtë herë më i lirë

ISHP: Numri i rasteve me grip u rrit me 22.1% në Maqedoni

Rokas: BE-ja mund të befasojë me pengesa të paparashikuara, Sofja po bllokon Planin e Veprimit për pakicat

Publikohen rezultatet nga Konkursi i bursave për studentët e rregullt romë në studimet deridiplomatike për vitin akademik 2026/2027

Lajmet e fundit

VLEN: Edhe Tirana e konfirmoi se gjuha shqipe po avancon, propaganda e BDI-së mbetet pa treg

27 Nëntor, 2026

Akademia Ushtarake hap konkursin për studimet master, zv.ministri Shabani fton kandidatët të aplikojnë

27 Nëntor, 2026

Lajm i mirë për qytetarët: Transferimi i parave nga Maqedonia drejt Evropës, gjashtë herë më i lirë

27 Nëntor, 2026

ISHP: Numri i rasteve me grip u rrit me 22.1% në Maqedoni

27 Nëntor, 2026

Rokas: BE-ja mund të befasojë me pengesa të paparashikuara, Sofja po bllokon Planin e Veprimit për pakicat

27 Nëntor, 2026

“E kam humb edhe vëllain, Enverin”, Haradinaj flet për vrasjet e pasluftës: U vranë shqiptarë të pafajshëm

27 Nëntor, 2026

Publikohen rezultatet nga Konkursi i bursave për studentët e rregullt romë në studimet deridiplomatike për vitin akademik 2026/2027

27 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.