Autor: Suad Avdiu
“Një problem me një radar 27-vjeçar të vjetër në aeroportin e Shkupit u zgjidh vetëm për tre ditë”, tha zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit Aleksandar Nikolloski. Për shtatë vjet, askush nuk mbante shënime për pjesët rezervë, sepse ato tashmë kishin ndaluar së prodhuari. “Ne u përballëm me një problem, por falë profesionistëve, arritëm ta vinim radarin në punë brenda tre ditësh”, tha Nikolloski. Ai njoftoi se, me një vendim të Qeverisë, M-NAV do të ngarkohet me detyrën për ta vënë plotësisht në punë radarin e ri në muajt e ardhshëm, me teste dhe inspektime standarde. Sipas Nikolloskit, aktualisht janë në…
Fushata 20-ditore për Zgjedhjet Lokale të vitit 2025, të cilat do të mbahen më 19 tetor (raundi i dytë më 2 nëntor), fillon sot në mesnatë. Zgjedhjet lokale të 19 tetorit të këtij viti do të jenë të tetat që nga pavarësia e vendit, dhe të katërtat në të cilat zgjidhen kryetarë komunash dhe lista këshilltarësh në 80 komuna dhe Qytetin e Shkupit. Në Zgjedhjet Lokale të vitit 2025, ka gjithsej 309 kandidatë për kryetar komunash dhe 576 lista kandidatësh për anëtarë të këshillave komunale me gjithsej 10,490 kandidatë. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve përmbylli Listën e Votuesve në një seancë…
Moti sot do të jetë kryesisht me vranësira dhe reshje shiu të herëpashershme që do të jenë më të dendura (mbi 20 l/m²), të shoqëruara me bubullima të rralla. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga juglindja. Temperatura minimale do të jetë në intervalin 8 deri në 15 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 13 deri në 21 gradë. Në Shkup, kryesisht me vranësira dhe reshje shiu të herëpashershme. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu. Temperatura minimale do të bjerë në 14, ndërsa maksimale do të arrijë 19 gradë.
Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim BDI, Arbër Ademi, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale duke komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sondazhet që lidhen me zgjedhjet lokale më 19 tetor. Në vijim shkrimi i plotë i Ademit: As agjencitë e paguara me para qeveritare nuk mund ta fshehin realitetin: AKI është shumë, shumë përpara. Edhe me gjithë “inxhinierinë” në shifra për të zvogëluar dallimin, qytetarët po e thonë qartë: mjaft me nënçmim dhe vasalitet! Sa më shumë që afrohet referendumi i 19 tetorit, aq më e madhe bëhet diferenca! https://www.facebook.com/share/p/1DSDKiggFm/
Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkoka mori pjesë në pritjen e organizuar nga presidenti amerikan Donald Trump në Nju Jork, përcjell TV21. Davkova thotë se Shtete e Bashkuara të Amerikës kanë qenë dhe mbeten aleat i sinqertë i vendit tonë. “Përbënte nder të merrja pjesë në pritjen e organizuar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, dhe bashkëshortja e tij Melania Trump, me rastin e Asamblesë së 80-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Në këto rrethana turbulente në botë, është e rëndësishme të mos heqim dorë nga vlerat demokratike dhe të bashkohemi në ruajtjen e…
Të hënën fillon fushata zgjedhore për partitë politike dhe kandidatët e pavarur që do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale. Pothuajse të gjithë pjesëmarrësit në zgjedhjet lokale kanë nënshkruar një kod sjelljeje për zgjedhje të ndershme dhe demokratike. Ata sigurojnë se nuk do të ushtrojnë asnjë presion mbi punonjësit e administratës publike gjatë procesit zgjedhor dhe do të përmbahen nga gjuha e urrejtjes. Dhe në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, pjesëmarrësit në zgjedhje do të nënshkruajnë një kod sjelljeje për zgjedhje të drejta dhe demokratike. Qytetarët do tu drejtohen kutive të votimit më datë 19 tetor, ku do të zgjedhin kryetarët…
“Ajo që shohim javët e fundit është një abuzim masiv i shtetit. Asfaltet që po shtrohen tani kanë mundur të bëhen edhe më herët, por nuk kanë qenë prioritet. Sot këto burime po përdoren për të blerë vota,” tha Bujar Osmani sot para mediave, duke dënuar politikën e shantazheve dhe presioneve. Sipas tij, kjo është pamja e një pushteti që e ka humbur lidhjen me qytetarët. Ai paralajmëroi se kërcënimet ndaj administratës dhe ndaj qytetarëve për legalizimin e shtëpive të tyre janë absolutisht të papranueshme. “Kjo është diçka që u takon me ligj. Fenomene të tilla nuk i përkasin një…
Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, duke komentuar anketën e sotëm nga agjencia “MArket Vision” dhe të publikuar nga VMRO-DPMNE, ka deklaruar se as agjencitë e paguara me para qeveritare nuk mund ta fshehin realitetin politik. “Edhe me gjithë ‘inxhinierinë’ për të zvogëluar shifrat, qytetarët po e thonë qartë: mjaft me nënçmim dhe vasalitet! Sa më shumë që afrohet referendumi i 19 tetorit, aq më e madhe bëhet diferenca”, theksoi Ademi. Deklarata e plotë e Arbër Ademit: As agjencitë e paguara me para qeveritare nuk mund ta fshehin realitetin: Aleanca Kombëtare për Integrim është shumë, shumë përpara. Edhe me gjithë “inxhinierinë”…
Dy persona u arrestuan në Shabac të Serbisë me dyshimin se ishin të lidhur me financimin dhe organizimin e kampeve paramilitare ruse për stërvitje të moldavëve dhe rumunëve. Në të njëjtën kohë, prokuroria moldave njoftoi se disa ditë para zgjedhjeve parlamentare në vend, ajo kishte arrestuar 74 persona të dyshuar se ishin stërvitur për të nxitur trazira në Moldavi para ditës së zgjedhjeve. Sipas mediave, të arrestuarit më parë kishin bashkëpunuar me Nenad Popoviq, aktualisht ministër pa portofol, raporton nova.rs. Prokuroria moldave pretendojnë se rusët po stërvitnin moldavë për të shkaktuar trazira përpara zgjedhjeve, dhe të gjitha aktivitetet, sipas njoftimeve, po…
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti nga Tearca ka bërë thirrje shqiptarëve që të votojnë për të mbrojtur dinjitetin e tyre. Ai tha se këto zgjedhje lokale janë mes dy opsioneve, ose votojmë për të kthyer krenarinë ose për të qenë argatë e hyzmeqarë. “Më 19 tetor votojmë ose për krenarinë ose për argatë”, tha Ahmeti, njofton Top24.
