Autor: Suad Avdiu
Mandatari për formimin e Qeverisë së re të Kosovës, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka edhe dy ditë kohë ligjore për t’ua prezantuar Qeverinë anëtarëve të Kuvendit të Kosovës Nëse Qeveria nuk zgjidhet të dielën – pas zgjedhjeve të shkurtit dhe muajve të tërë përpjekjesh për të formuar institucionet e reja – Kosova mund të përballet me një krizë të re institucionale. Në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje mori më shumë vota, por jo mjaftueshëm për të formuar e vetme Qeverinë. Tani, nuk është e sigurt nëse kjo parti do të arrijë t’i…
Mjekët e rinj që diplomojnë në fakultetet e mjekësisë përgatiten të largohen nga vendi ndërsa janë në studime. Më shumë se 300 mjekë shqiptarë janë larguar nga vendi vitet e fundit dhe tashmë po punojnë në disa nga qendrat mjekësore evropiane. Por problemi nuk është vetëm në numrin e mjekëve që largohen, por edhe në numrin e vendeve të reja të punës që mungojnë në sistemin shëndetësor. Duhet të hartohet strategji dhe politikë e mirë shëndetësore për shpërndarje të barabartë të stafit ekzistues dhe punësime në kohë, veçanërisht jashtë Shkupit, thotë kryetari i Shoqatës së mjekëve shqiptarë, Nevzat Elezi. “Siç…
Ish-komandanti i UÇK-së dhe ish-nënkryetari i BDI-së, Hazbi Lika është shfaqur sot në një takim fushate të kryetarit të komunës së Tetovës, Bilall Kasami, i cili garon në balotazh. Fotografia që tregon Likën pranë Kasamit shihet si një sinjal i rëndësishëm politik, duke treguar për mbështetje simbolike në Tetovë, ku Kasami po garon përballë kundërkandidatit të tij nga koalicioni AKI, Bajram Rexhepi, që njëherit është nënkryetar i BDI-së.(INA)
Nga përfundimi i seancës së djeshme të KSHZ-së, ku u hodhën poshtë të gjitha 57 ankesat e paraqitura për raundin e parë të zgjedhjeve lokale, me të marrë vendimet e Komisionit, rrjedh afati ligjor prej 24 orësh që palët e pakënaqura nga këto vendime të kërkojnë të drejtën e tyre në shkallë të dytë përmes padive në Gjykatën Administrative. Kryetari i KSHZ-së Boris Kondarko, theksoi se të gjitha ankesat janë shqyrtuar brenda afatit ligjor, dhe presin nëse ndonjë nga ankuesit do të fitojnë të drejtën për të shqyrtuar rivotimin në ndonjërën nga 11 komunat. “Do të jenë të përgatitura vendimet…
Kandidati i VLEN-it për komunën e Dibrës, Fisnik Mela, ka prezantuar një projekt inovativ për ndërtimin e një centrali fotovoltaik që do të sigurojë energji të pastër për ndriçimin publik të qytetit. Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, Mela theksoi se ky projekt do të mbulojë plotësisht kostot e ndriçimit publik, duke ulur ndjeshëm shpenzimet buxhetore dhe duke krijuar kursime afatgjata për komunën. “Energji e pastër për një të ardhme të ndritshme! Në Dibrën tonë do të ndërtojmë centralin fotovoltaik që do të mbulojë plotësisht kostot e ndriçimit publik, duke ulur shpenzimet buxhetore dhe duke sjellë kursime të qëndrueshme për…
Këto janë zgjedhje lokale jo parlamentare, që kanë shumë dallim njëra me tjetrën. Në vend të kësaj le të përgjigjen shkurt në këto pyetje: 1. Kush është kryetari i komunës së Çairit? 2. Kush është kryetari i komunës së Sarajit? 3. Kush është kryetari i komunës së Haraçinës? 4. Kush është kryetari i komunës së Zhelinës? 5. Kush është kryetari i komunës së Tearcës? 6. Kush fitoi në raundin e parë në Tetovë? 7. Kush fitoi në raundin e parë në Bogovinë 8. Kush fitoi në raundin e parë në Dibër? 9. Kush fitoi në raundin e parë në Strugë?…
Sipas LSDM-së, partia e Hristijan Mickoskit është në panik, pasi ka humbur mbi 140 mijë vota krahasuar me zgjedhjet e mëparshme, ndërsa përpiqet ta paraqesë rezultatin si fitore. Nga ana tjetër, VMRO-DPMNE pretendon rritje të ndjeshme në nivel kombëtar, duke theksuar se ka fituar 33 komuna në raundin e parë dhe ka shtuar për 17,5 për qind numrin e këshilltarëve komunalë Ersan PAJAZITI Shkup, 24 tetor – Pas raundit të parë të zgjedhjeve lokale, tensionet ndërmjet dy partive më të mëdha në vend – LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së, janë shtuar dukshëm. Të dyja po pretendojnë sukses, ndërsa akuzojnë njëra-tjetrën për manipulim…
O Ali, shqiptarët e RMV-së nuk janë serbë të Gazimestanit! Për më të rinjtë që nuk e kuptojnë gjuhën denigruese të Ali Ahmetit, metafora se “VLEN-i është shoqata e Gazimestanit” nënkupton se “VLEN-i janë serbët e Kosovës”. Hiç më pak se kaq. Ne për të mirën e tij e kemi kur i themi se e ka kohën të tërhiqet, por ai nuk e kupton këtë dashamirësi dhe vazhdon të hyjë llugave edhe më keq. Ia humbi zgjedhjet AKI-së duke i quajtur shqiptarë “zagarë” dhe tash edhe më rëndë – 100 e sa mijë shqiptarët që kanë votuar për VLEN-in i…
Nëse bazuar tek të ardhurat 1 në pesë banorë jeton në varfëri në Maqedoni, thuajse gjysma e popullsisë ndihet e varfër dhe me shumë vështirësi përballon shpenzimet mujore. Varfëria subjektive e matur nga Eurostat për vitin e kaluar tregon hendekun me evropianët, por edhe vendeve të tjera të rajonit, por edhe ndjenjën e pasigurisë që shkaktohet nga çmimet, borxhet dhe standardet e jetesës Evis HALILI Shkup, 24 tetor – Pyetjes “Sa e keni të lehtë ta përballoni fundin e muajit?” gjysma e të anketuarve në Maqedoni i është përgjigjur negativisht. Anketa e realizuar nga Eurostat me qëllimin për matur varfërinë…
Kompanitë e mëdha i kanë paguar borxhet me afër 73-74 ditë në vitet 2023 -2024, ato të mesme me afër 100 ditë në mesatare, dhe ato të vogla me 104 dhe 110 ditë. Kompanitë mikro shënojnë përkeqësim me rritje të ditëve për pagesën e borxhit nga 416 në 440 ditë nga viti 2023 në vitin 2024. Fisnik PASHOLLI Shkup, 24 tetor – Sipas të dhënave nga Enti Shtetëror i Statistikave, ndër 71.228 kompani që punojnë në vend, dominojnë me mbi 84 për qind ato mikro që punësojnë prej 1 deri 9 punonjës. Ato kanë edhe më shumë probleme me pagesën…
