Autor: Suad Avdiu

Kanë kaluar gjashtë ditë nga raundi i parë i zgjedhjeve lokale 2025. Raundi i dytë do të mbahet më 2 nëntor (e diel), sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, në 32 komuna dhe në Qytetin e Shkupit. Ndërkohë, në komunat e Makedonski Brod dhe Mogilla, dy nga kandidatët tërhiqen nga gara për kryetar komune në raundin e dytë, por sipas KSHZ-së, procedura vazhdon dhe do të shtypen fletët e votimit. Shtatë ditë para raundit të dytë, pra sonte në mesnatë, skadon afati për regjistrimin e personave të sëmurë dhe të paaftë për të votuar, ndërsa për tre ditë…

Read More

“Dje u regjistruan 1.065 shkelje trafiku, prej të cilave 716 për shpejtësi të tejkaluar”, njoftuan nga Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut, përcjell INA. Gjatë ditës së djeshme (23.10.2025), si rezultat i kontrolleve të rregullta të trafikut të realizuara nga punonjësit e policisë në të gjitha sektorët, nga gjithsej 1.065 gjoba të lëshuara, 716 shkelje lidhen me shoferë që nuk kanë respektuar shpejtësinë e lejuar. Sipas përmbledhjes statistikore të aktivitetit policor, u regjistruan gjithashtu: * 50 shkelje për parkim të gabuar, * 82 masa për shoferë pa leje drejtimi, * 14 gjoba për shoferë fillestarë, * 16…

Read More

Në gusht të vitit 2025, Maqedonia e Veriut prodhoi 381,301 MWh energji elektrike, ku 15% e saj erdhi nga burime të ripërtëritshme si panelet solare dhe turbinat e erës. Konsumi i gazit natyror ra me 40.1%, ndërsa ai i produkteve të naftës me 7.5%. Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, prodhimi i energjisë elektrike u mbështet kryesisht në burime tradicionale, por burimet e ripërtëritshme po rriten gradualisht: Termocentralet: 40.2% e prodhimit total Centralet e kombinuara: 22.9% Hidrocentralet: 20.8% Panelet solare: 9.8% Turbinat e erës: 5.2% Kjo tregon një përpjekje të vazhdueshme për diversifikimin e burimeve energjetike dhe rritjen e pjesëmarrjes së…

Read More

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell. Në pjesët jugperëndimore do të ketë kushte për shi të lehtë lokal. Do të ketë erë mesatare, në pjesët perëndimore herë pas here të fortë nga drejtimi perëndimor dhe jugperëndimor. Temperaturat do të lëvizin nga 4 deri në 16 gradë. Në Shkup, moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell. Do të ketë erë mesatare, dhe në pjesë të luginës herë pas here të fortë jugperëndimore. Temperatura do të sillet nga 9 deri në 20 gradë.

Read More

Kryetari i NISMA-s Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini, ka komentuar deklaratat e kryeministrit Albin Kurti për emërimin e tij si nënkryetar të Kuvendit dhe çështjen e “gjetjes së ditës”. Limaj ka theksuar se si jurist dhe njohës i çështjeve kushtetuese, por edhe si pjesëmarrës në ndërtimin e kornizës kushtetuese të shtetit, ai ka dilema serioze lidhur me përbërjen aktuale të Kuvendit. “Dilema kryesore e imja, si jurist dhe njohës i çështjeve kushtetuese, është se ‘dyshoj’ që Kuvendi i Kosovës është i konstituar”, ka deklaruar Limaj. Sipas tij, nëse vërtetohet se ka pasur shkelje kushtetuese gjatë procesit, atëherë…

Read More

Të dielën me fillim nga ora 10:00, Kuvendi i Kosovës do të mblidhet për seancën rreth formimit të qeverisë së re. Por, se a do të ketë marrëveshje apo jo, kjo mbetet të shihet të dielën. Për këtë çështje ka folur Presidentja Vjosa Osmani, e cila në një intervistë për Deutsche Welle, ka thënë se nëse nuk ka marrëveshje për qeveri të re, do t’i ftojë të gjitha partitë për konsultime, nëse ndonjëra mund të krijojë shumicën. “Nëse ka marrëveshje, mund të mbahet seanca dhe mund të ketë qeveri. E nëse s’ka marrëveshje, si presidente, do t’i ftoj të gjitha…

Read More

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se është arrestuar një 51-vjeçar nga Shkupi, pasi i njëjti është kapur me armë. “Sot (24.10.2025), punonjësit e Policisë nga Njësia për Trafik të Paligjshëm, në koordinim me punonjësit e Njësisë për Polici Intervenuese nga SPB Shkup, pas një urdhri gjyqësor, realizuan një kontroll në shtëpinë dhe ambiente të tjera, si dhe në automjetin e tipit “Mercedes” në pronësi të B.H. (51) nga fshati Rashçë, Shkup. Gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan: 7 pistoleta, 14 karikatorë dhe 318 fishekë të kalibrave të ndryshëm. Pas përfundimit të hetimit të rastit, do të ndiqet…

Read More

Në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit gusht janë u prodhuar 381 301 MWh energji elektrike, ashtu që një pjesë e saj u prodhua te panelet solare dhe turbinat e erës. Te panelet solare u prodhua 9.8 përqind e gjithë energjisë elektrike që u prodhua në Maqedoninë e Veriut, ndërsa te turbinat e erës 5.2 përqind. Më shumë energji elektrike u prodhua te termocentralet (40.2 %), centralet e kombinuara (22.9 %) dhe te hidrocentralet (20.8 %). “Në gusht, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak, konsumi i gazit natyror është zvogëluar për 40.1%, ndërsa konsumi i produkteve të naftës është…

Read More

Pas pesë ditësh, Ali Ahmetit më në fund ia treguan përgjigjen e “referendumit”. Dhe ja, doli e tha se paskan fituar në zgjedhjet komunale. Kjo është absurde. Fitoret e VLEN-it në Çair, Saraj, Haraçinë, Zhelinë, Tearcë dhe epërsia bindëse në Tetovë, Bogovinë, Dibër, Strugë, Bërvenicë e Dollnen janë shumë më të mëdha se “fitorja” në Pllasnicë dhe LikovëÇÇ, kjo është përgjigja e VLEN-it ndaj qëndrimeve të sotme të liderit të BDI-së Ali Ahmeti i cili kërkoi mbajtjen e zgejdhjeve të parakohshme bazuat në epërsinë e votave popullore në zgjedhjet lokale të 19 tetorit. Sipas VLEN-it për 20 vjet politika e…

Read More

Parlamenti kroat ka miratuar sot rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, duke e bërë Kroacinë një nga vendet e rralla të BE-së dhe NATO-s që rikthejnë këtë sistem pas më shumë se 15 vitesh. Vendimi vjen në një kohë tensionesh të rritura në Evropë pas agresionit rus ndaj Ukrainës dhe garës së re të armatimeve në Ballkan, një rajon që përjetoi një luftë të përgjakshme në vitet ‘90. Ligji u miratua me 84 vota pro, 11 kundër dhe 30 abstenime në parlamentin me 151 anëtarë. Sipas televizionit publik HRT, shërbimi ushtarak do të zgjasë dy muaj dhe do të ofrojë…

Read More