Autor: Suad Avdiu

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë autorizimin që Gjenerali Wesley Clark të dëshmojë në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri V eselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. “Sipas Urdhrit të Panelit të Gjyqit të datës 2 Shtator 2025, Mbrojtja për Z. Hashim Thaçi (“Mbrojtja”) njofton se është marrë leja nga qeveria e Shteteve të Bashkuara (“Ofruesi i Rregullës 107”), duke autorizuar deklaratën dhe dëshminë e dëshmitarit të fundit, 1DË-007, Gjeneral Wesley Clark”, thuhet në parashtrimin e avokatit të Thaçit, Luka Mishetiq. Siç është njoftuar edhe më parë, ky dëshmitar pritet të dëshmojë si dëshmitari i fundit i mbrojtjes. Sipas parashtrimit,…

Read More

PAs mbledhjes së Kryesisë, lideri i Bashkimit Demokratik për integrim tha se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, që siç tha, nuk duhet të ketë vonesa, përcjell TV21. Sipas Ahmetit, AKI është fituese e zgjedhjeve lokale, pasi siç deklaroi, kanë numër më të madh të votave e të këshilltarëve në komuna “Për çdo ditë merren se kanë fituar zgjedhjet. Jo vetëm këta zgjedhje, por edhe ata që i kemi lënë pas, janë humbës të mëdhenj. Pa hyrë në kalkulime tjera se sa do përktheheshin në mandate këto zgjedhje, sepse orientimi jonë është që ky vend duhet të…

Read More

Ministri kroat i Punës, Sistemit Pensional, Familjes dhe Politikave Sociale, Marin Piletić, njoftoi se Qeveria të premten do të marrë vendim për vlerën e pagës minimale për vitin 2026. “Sipas propozimit tonë, paga minimale nga 970 euro sa është aktualisht, vitin e ardhshëm do të rritet në 1,050 euro. Bëhet fjalë për një rritje prej mbi 8 për qind,” tha Piletić. Ai theksoi se rritja e ekonomisë kroate është faktori kyç në ngritjen e pagave në vend. “Ekonomia e Kroacisë meriton rritjen e pagës mesatare. Nëse Qeveria, me reformat dhe rritjen e pagave në sektorin shtetëror dhe publik, ka ndikuar…

Read More

Në episodin më të ri të “Përballje Podcast” në Telegrafi.com, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës dhe lider i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq, ka folur për presionet që, sipas tij, Serbia po ushtron ndaj serbëve të Kosovës që nuk i përkasin Listës Serbe. Rashiq tha se autoritetet serbe po përdorin metoda të frikësimit dhe ndalesave në kufi ndaj familjarëve të politikanëve dhe aktivistëve që mendojnë ndryshe nga pushteti në Beograd. “Djali im, që studion në Serbi, çdo herë mbahet katër orë në kufi. Edhe gruaja ime është ndalur. Kjo është një luftë psikologjike që po vazhdon prej…

Read More

“Pas një periudhe të gjatë kur nuk ishim në gjendje të përfshijmë vende të reja në familjen tonë evropiane, është koha të shfrytëzojmë mundësinë dhe të zgjerojmë Bashkimin Evropian gjatë këtij mandati të Parlamentit Evropian”, tha eurodeputeti austriak Reinhold Lopatka në një deklaratë për Agjencinë Evropiane të Lajmeve (ENR). Ai theksoi se është pozitive ajo që po ndodh në Mal të Zi, në Shqipëri dhe gjithashtu në BE është pozitive, tha Lopatka, i cili vjen nga radhët e Partisë Popullore Evropiane (PPE). Sipas tij, kur flitet për zgjerimin, progresi duhet të mirëpritet, por në të njëjtën kohë nuk duhet të…

Read More

Koalicioni VLEN ka reaguar pas raundit të parë të zgjedhjeve lokale, duke deklaruar se më 19 tetor “ranë gënjeshtrat dhe mashtrimet politike”, ndërsa qytetarët dhanë përgjigjen e tyre të qartë për “referendumin e paralajmëruar” nga kundërshtarët politikë. “Politika mbi 20 vjet e ndërtuar mbi vetëpëlqim, mashtrime dhe arrogancë u shemb më 19 tetor si kulla prej letrave. Fitoret e VLEN-it në Çair, Saraj, Haraçinë, Zhëlinë, Tearcë, dhe epërsia bindëse në Tetovë, Bogovinë, Dibër, Strugë, Bërvenicë e Dollnen janë përgjigjja e shqiptarëve ndaj PR-trukut ‘referendumi’ që për muaj të tërë e trumbetonin treshja në agoni Ahmeti–Taravari–Sela,” thuhet në reagimin e koalicionit.…

Read More

Bashkimi Evropian mirëpret faktin që zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut ishin konkurruese dhe se liritë themelore u respektuan kryesisht, megjithëse ato u zhvilluan në një mjedis politik shumë të polarizuar dhe me disa mangësi procedurale, tha për MIA zëdhënësi për Zgjerim i Komisionit Evropian, Guillaume Mercier. “BE-ja merr shënim gjetjet dhe përfundimet paraprake të misionit ndërkombëtar të vëzhgimit për zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut më 19 tetor 2025”, theksoi Mercier. Sipas tij, BE-ja inkurajon vendin të adresojë të gjitha rekomandimet e Zyrës për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), përfshirë edhe ndryshimin e Kodit Zgjedhor.

Read More

Gjatë ditës së djeshme dhe mbrëmjes së kaluar, NP Higjiena Komunale – Shkup zbatoi aktivitete për mbledhjen dhe transportimin e mbetjes komunale nga kontejnerët e vendosur në bulevardin Goce Dellçev deri në hotelin VIP, bulevardin Aradhat Partizane, bulevardin Mitropolit Teodosij Gologanov, rrugët Dame Gruev dhe Xhon Kenedi, si dhe në disa lokacione në komunën Aerodrom të Shkupit. Në kuadër të aktiviteteve të djeshme u ngritën gjithsej 350 ton mbetje komunale, njoftojnë nga NP Higjiena Komunale. “Dëshirojmë të informojmë publikun se deri më tani nuk kemi marrë përgjigje nga kryetarët e komunave të Shkupit se ku e hedhin mbetjen nga aktivitetet…

Read More

Një person nga Tetova thotë se u mashtrua prej një person nga Turqia, iu morën 18 mijë euro 57-vjaçari nga Tetova denoncoi rastin në polici, që siç thotë, është mashtruar nga një person nga Turqia ku iu morën 18 mijë euro. Ai thotë se kishin rënë dakord që të importonin pelet për ngrohje nga Turqia, por më pas kuptoi që është mashtruar. Policia po merret me zbardhjen e rastit. “Më datë 23.10.2025 në ora 19:50 në SPB Tetovë, një mashkull 57-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka denoncuar se është mashtruar nga Xh.D. nga Turqia për shumën prej 18.000 euro.…

Read More

MPB Maqedoni njofton se sot (24.10.2025) në orën 00:30 në rrugën “Hristijan Todorovski Karposh” në Tetovë, zyrtarët e policisë nga Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës ndaluan M.L. (33) dhe H.Sh. (24), të dy nga Tetova, për sulm fizik ndaj oficerëve të policisë që po kryenin detyra zyrtare dhe për shkak se gjatë një bastisjeje në shtëpinë e tyre, tek M.L. u gjet marihuanë. Më pas, me lejen e tij, u krye një bastisje në shtëpinë dhe lokalet ndihmëse të M.L., gjatë së cilës u gjetën 18 copë marihuanë. “Ata u ndaluan në stacionin policor dhe pas dokumentimit të…

Read More