Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Vuçiq ironizon kandidatin studentor për president të Serbisë: „Edhe ne e kemi Bajdenin“

27 Nëntor, 2026

Maqedonia paralajmëron BE-në: Pa Ballkanin Perëndimor, BE-ja rrezikon të krijojë vakum gjeopolitik!

27 Nëntor, 2026

Tmerr në një familje në Kumanovë: Babai spërkat shtëpinë me lëndë djegëse dhe kërcënon se do t’i vërë flakën vajzës!

27 Nëntor, 2026

BDI i përgjigjet Mickoskit: Kushtetuta nuk e ndalon arsimin e lartë në gjuhën shqipe

27 Nëntor, 2026

Përplasje në samitin e BE-së: Shtatë shtete bojkotojnë negociatat, kërkohet zëvendësimi i Costas si ndërmjetësues

27 Nëntor, 2026

Justina e Kosovës përballë Aleksandrit të ‘ri’ të Serbisë në darkën e Ohrit – çfarë ndodhi mes tyre?

27 Nëntor, 2026

Ja si u grabit artaria në Kumanovë, dalin pamjet (VIDEO)

27 Nëntor, 2026

Detaje nga grabitja e argjendarisë në Kumanovë, hajdutët erdhën nga Shkupi përmes rrugës së vjetër

27 Nëntor, 2026

Nju-Jorku bën histori: Njeh 28 Nëntorin si festë zyrtare

27 Nëntor, 2026

A mund të zvogëlohet varësia nga Starlink? Një nxënës ukrainas zhvillon teknologji për navigimin e dronëve pa GPS

27 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 27 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

BIZNESI I VOGËL ME VONESA TË MËDHA! Pagesa e faturave midis kompanive

Suad AvdiuBy Suad Avdiu24 Tetor, 2025 Maqedoni Pa Komente5 Mins Read
epa06170179 A worker counts Euro banknotes at a money exchange company in Peshawar, Pakistan, 29 August 2017. The Euro jumped against the US dollar on 29 August recording $ 1.2 for the first time in 18 months. EPA-EFE/ARSHAD ARBAB
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Kompanitë e mëdha i kanë paguar borxhet me afër 73-74 ditë në vitet 2023 -2024, ato të mesme me afër 100 ditë në mesatare, dhe ato të vogla me 104 dhe 110 ditë. Kompanitë mikro shënojnë përkeqësim me rritje të ditëve për pagesën e borxhit nga 416 në 440 ditë nga viti 2023 në vitin 2024.

Fisnik PASHOLLI

Shkup, 24 tetor – Sipas të dhënave nga Enti Shtetëror i Statistikave, ndër 71.228 kompani që punojnë në vend, dominojnë me mbi 84 për qind ato mikro që punësojnë prej 1 deri 9 punonjës. Ato kanë edhe më shumë probleme me pagesën e borxheve. Vitin e kaluar, biznesit vendor iu deshën mesatarisht rreth tre muaj (93.6 ditë) për të mbledhur borxhet dhe mbi pesë muaj (155.9 ditë) për të paguar detyrimet afatshkurtra, tregojnë të dhënave nga Banka Popullore. Mirë po shumica e kompanive në Maqedoni, pra të ashtuquajturat subjekte mikro-juridike, vitin e kaluar kishin nevojë mesatarisht për më shumë se 440 ditë për të mbledhur të arkëtueshmet dhe pothuajse 900 ditë për të paguar detyrimet afatshkurtra, shkruan gazeta KOHA.

Nga Banka Kombëtare shpjegojnë se numri i ditëve të nevojshme për të paguar detyrimet dhe për të mbledhur të arkëtueshmet përcaktohet bazuar në pasqyrat financiare të agreguara për të gjithë sektorin e korporatave, me vlerën e të dy treguesve që varet nga shuma e të ardhurave dhe shpenzimeve operative dhe shuma e të arkëtueshmeve dhe detyrimeve afatshkurtra. Banka Qendrore shton se menaxhimi i aseteve rrjedhëse, dhe kryesisht i të arkëtueshmeve tregtare si një nga komponentët më të rëndësishëm të të arkëtueshmeve, është një vendim individual i një kompanie individuale dhe varet nga një numër faktorësh specifikë për kompaninë, siç është tregu në të cilin bëhen shitjet, lloji i klientëve të cilëve u shiten, aktiviteti mbizotërues dhe madje edhe politikat e kreditit dhe të kontabilitetit të kompanive individuale.

“Në këtë kontekst, numri i ditëve të mbledhjes së të arkëtueshmeve dhe ndryshimi i tij vjetor jep vetëm një pamje të përgjithshme të efektivitetit të procesit të mbledhjes së të arkëtueshmeve, por vlerësimet e bazuara në të dhënat nga pasqyrat financiare në nivelin e kompanive individuale janë shumë më të rëndësishme”, thotë Banka Kombëtare.

Vlen të theksohet se edhe në vitet e mëparshme, afatet e pagesave të borxheve nuk kanë qenë të mira. Biznesi vendor në vitin 2023 mesatarisht i janë dashur rreth tre muaj për të mbledhur të arkëtueshmet dhe pesë muaj për të paguar detyrimet afatshkurtra, krahasuar me vitin 2022, kur periudha mesatare për mbledhjen e të arkëtueshmeve ishte rreth dy muaj e gjysmë, ndërsa për të paguar detyrimet afatshkurtra janë dashur katër muaj, sipas raportit të stabilitetit financiar të Bankës Popullore. Sipas të dhënave të Bankë s Popullore , numrit më të madh të kompanive në Maqedoni, përkatësisht të ashtuquajturve subjekte mikro-juridike, në vitin 2023 u janë dashur mesatarisht mbi 416 ditë për të mbledhur të arkëtueshmet dhe mbi 915 ditë për të paguar detyrimet afatshkurtëra.

Në fakt, statistikat tregojnë se sa më e madhe të jetë kompania, aq më pak ditë duhen për të mbledhur të arkëtueshmet ose për të shlyer detyrimet. Kompanitë e mëdha i kanë paguar borxhet me afër 73-74 ditë në vitet 2023 -2024, ato të mesme me afër 100 ditë në mesatare, dhe ato të vogla me 104 dhe 110 ditë .Kompanitë mikro shënojnë përkeqësim me rritje të ditëve për pagesën e borxhit nga 416 në 440 ditë nga viti 2023 në vitin 2024.

Statistika zbardhe se ndërmarrjet pa të punësuar dhe ndërmarrjet me numër të papërcaktuar të të punësuarve (pa të dhëna mbi të punësuarit) janë prezent në treg me 5.9%, pastaj ndërmarrjet me 10-19 të punësuar me 4.6%, ndërmarrjet me 20-49 të punësuar, me 3.0%, ndërmarrjet me 50-249 të punësuar me 2.0% dhe vetëm 0.3% e ndërmarrjeve aktive kanë mbi 250 të punësuar. Kur bëhet fjalë për mbledhjen e të arkëtueshmeve sipas industrive të ndryshme në vitin 2024 , kompanitë e ndërtimit kishin nevojë për mbi 6 muaj apo 186 ditë vitin e kaluar, përderisa kompanitë në tregti, transport, magazinim dhe shërbim ushqimor kishin nevojë për pak më shumë se dy muaj apo 71 ditë Kompanitë e ndërtimit në vitin e kaluar janë gjithashtu në krye të listës për sa i përket periudhës për pagesën e detyrimeve afatshkurtra, për të cilën u nevojitën 446.7 ditë për vitin e kaluar, ndërsa 116 ditë ju nevojitën kompanive në tregti, transport, magazinim dhe shërbim ushqimor.

Ndryshe, si një nga problemet urgjente me të cilat përballen kompanitë është se si të mbledhin pagesat për shërbimet dhe produktet e shitura dhe si të mbeten likuide. Për të zvogëluar pasojat negative financiare dhe për të përmirësuar situatën aktuale financiare, duke kërkuar një rrugëdalje nga situata aktuale, kompanitë kanë rritur nevojën e tyre për financim dhe kredi afatshkurtër në kushte që nuk u përshtaten domosdoshmërisht plotësisht, por janë të detyruara ta bëjnë këtë në mënyrë që të mos prishin procesin e prodhimit dhe operacionet aktuale.(koha.mk)

Lexuar: 65

Lajme te ngjashme

Maqedonia paralajmëron BE-në: Pa Ballkanin Perëndimor, BE-ja rrezikon të krijojë vakum gjeopolitik!

Tmerr në një familje në Kumanovë: Babai spërkat shtëpinë me lëndë djegëse dhe kërcënon se do t’i vërë flakën vajzës!

BDI i përgjigjet Mickoskit: Kushtetuta nuk e ndalon arsimin e lartë në gjuhën shqipe

Ja si u grabit artaria në Kumanovë, dalin pamjet (VIDEO)

Detaje nga grabitja e argjendarisë në Kumanovë, hajdutët erdhën nga Shkupi përmes rrugës së vjetër

VLEN: Edhe Tirana e konfirmoi se gjuha shqipe po avancon, propaganda e BDI-së mbetet pa treg

Lajmet e fundit

Vuçiq ironizon kandidatin studentor për president të Serbisë: „Edhe ne e kemi Bajdenin“

27 Nëntor, 2026

Maqedonia paralajmëron BE-në: Pa Ballkanin Perëndimor, BE-ja rrezikon të krijojë vakum gjeopolitik!

27 Nëntor, 2026

Tmerr në një familje në Kumanovë: Babai spërkat shtëpinë me lëndë djegëse dhe kërcënon se do t’i vërë flakën vajzës!

27 Nëntor, 2026

BDI i përgjigjet Mickoskit: Kushtetuta nuk e ndalon arsimin e lartë në gjuhën shqipe

27 Nëntor, 2026

Përplasje në samitin e BE-së: Shtatë shtete bojkotojnë negociatat, kërkohet zëvendësimi i Costas si ndërmjetësues

27 Nëntor, 2026

Justina e Kosovës përballë Aleksandrit të ‘ri’ të Serbisë në darkën e Ohrit – çfarë ndodhi mes tyre?

27 Nëntor, 2026

Ja si u grabit artaria në Kumanovë, dalin pamjet (VIDEO)

27 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.