Autor: Suad Avdiu
Kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Orce Gjorgjievski, mbrëmë ishte mysafir në emisionin Triling në televizionin 24. Gjorgjievski theksoi se Shkupi aktualisht po përballet me situatën më të keqe ndonjëherë. Sipas tij, me organizim të mirë, problemet mund të zgjidhen shpejt dhe se në 72 orët e para do të kryhet një aksion i madh për pastrimin e qytetit, në të cilën do të përfshihen të gjitha komunat, ndërmarrjet publike dhe kompanitë me përgjegjësi shoqërore, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së, të cilën MIA e transmeton në formë integrale. “Na duhet vetëm një organizim i mirë.…
Partia maqedonase në pushtet, VMRO-DPMNE, ka reaguar me ironi ndaj partisë opozitare LSDM, pas rezultateve të zgjedhjeve lokale, duke vënë në dyshim mënyrën se si kjo e fundit do të justifikojë humbjen e saj. Në një deklaratë të publikuar këtë mëngjes, VMRO-DPMNE pyeti se “me çfarë do ta krahasojë LSDM dështimin e saj zgjedhor”. “Sot është një ditë e re për Maqedoninë, një ditë kur publiku është duke pritur të shohë me se do ta krahasojë LSDM suksesin e saj zgjedhor. Ndoshta me vitin 1993 në Maqedoni, ose me ndonjë vend afrikan dhe përvojat e tyre,” thuhet në reagimin e…
Kandidati i VLEN për kryetar të Bërvenicës, Haqim Ramadani që kaloi në raundin e parë zgjedhor bashkë me kundërkandidatin e tijEnver Pajaziti nga AKI janë bashkuar në një qëllim të përbashkët – të sigurojnë fitoren në komunën e Bërvenicës në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, përcjell INA. Pajaziti nuk arriti të kaloj në balotazh, por kryetari aktual i komunës nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Jovica Ilievski, i cili garon për mandat të ri. Por mobilizimi i koalicioneve shqiptare ka bërë që më 2 nëntor të rikthehet kjo komunë. Ramadani së bashku me Pajazitin dhe aktivistë të të dyja koalicioneve kanë…
Në kuadër të aktiviteteve të punës së Ministrisë së Punëve të Brendshme, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, realizoi sot një vizitë pune në Stacionin Policor të Dibrës (OVR Dibër) dhe në pikën kufitare Bllatë. Gjatë vizitës, zëvendësministri Iseni u njoh nga afër me aktivitetet aktuale, me sfidat me të cilat përballen shërbimet policore, si dhe me mënyrat për tejkalimin e tyre. Në takim u diskutua gjithashtu gjendja e sigurisë në rajon, ku u prezantuan trendët më të fundit të kriminalitetit dhe masat që ndërmerren për parandalimin dhe zbulimin në kohë të veprave penale. “Siguria dhe sundimi i ligjit…
Më 25 tetor 2025, rreth orës 00:30, në Departamentin e Punëve të Brendshme në Gostivar është paraqitur një 50-vjeçar nga Gostivari, i cili ka denoncuar se rreth orës 00:15, në oborrin e shtëpisë ku jeton i ndarë me ish-bashkëshorten e tij S.K., është sulmuar fizikisht nga ajo dhe vëllai i saj I.S., po ashtu nga Gostivari. Policia ka filluar procedurat për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.TS
Duke u zhvendosur akrepat një orë prapa, nga ora 3 në 2, natën nga e shtuna në të diel, ora verore mbaron dhe fillon ora dimërore. Sipas rregullores qeveritare, e cila bazohet në Aktin e Ndryshimit të Orës, ora verore filloi më 30 mars dhe zgjat deri më 26 tetor. Rregullore të ndryshme mbi kohën e verës u standardizuan në Bashkimin Evropian në vitin 1996, dhe ndërkohë, kanë dalë kritikë të shumtë që kërkojnë që orët të ndryshohen. BE-ja ka dështuar të heqë ndryshimin e orës që nga viti 2018. Ata citojnë disa studime që kanë treguar se ndryshimi i…
Oda e Zejtarëve organizon ngjarje për të rritur ndërgjegjësimin për luftën kundër kancerit të gjirit
Në kuadër të muajit “Tetor Rozë”, një muaj i forcës, mbështetjes dhe shpresës së grave, Oda e Zejtarëve e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot organizon një ngjarje simbolike dhe humane kushtuar rritjes së ndërgjegjësimit për luftën kundër kancerit të gjirit dhe rëndësisë së parandalimit. Ngjarja do të mbahet në ambientet e “Qendrës së Trajnimit” të OZRMB, duke filluar nga ora 14:00. Ngjarja është pjesë e projektit “Arsimi dhe fuqizimi ekonomik i grupeve të grave të rrezikuara”, i cili zbatohet me mbështetjen e Ambasadës së Republikës së Sllovenisë në Shkup. Projekti synon të mundësojë fuqizimin arsimor, profesional dhe ekonomik të…
Cilët fëmijë duhet të vaksinohen kundër gripit dhe cilat janë kundërindikacionet për vaksinim Kjo sëmundje sezonale mund të jetë shumë rraskapitëse dhe ndonjëherë mund të çojë në komplikime serioze. Edhe pse shpesh mendojmë se gripi është vetëm një nga sëmundjet e zakonshme të stinës, më e mira është të parandalohet kur është e mundur, thekson Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Ndër simptomat më të zakonshme janë dhimbja e fytit, kolli, sekrecionet nga hundët, dobësia, lodhja, ndjesia e përgjithshme e keqe, dhimbja e kokës, si dhe dhimbjet në muskuj dhe nyje. Përveç këtyre, gripi shpesh shoqërohet edhe me çrregullime gastrointestinale si të përziera, diarre dhe të…
Fondacioni Albiz ka planifikuar 175 bursa për studentët e Maqedonisë së Veriut. Kjo mundësi mund të shfrytëzohet nga studentët e universiteteve shtetërore në RMV, Universitetit të Evropës Juglindore dhe Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik, transmeton Portalb.mk. “Vlera e bursës për vitin akademik 2025/2026 do të jetë 6.000,00 denarë. Pagesa e bursave do të realizohet në këste, përgjatë vitit akademik 2025/2026, përkatësisht 9 muaj, aq sa zgjatë viti akademik”, sqaroi Fondacioni Albin në Konkurs. Studentët duhet të jenë të rregullt në vitin II, III, IV, V dhe VI, të mos kenë përsëritur vitin dhe mos të shfrytëzojnë bursa e kredi tjera. Aplikimi duhet të bëhet në…
SPB Tetovë ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar tre raste të dhunës familjare. “Më 24.10.2025 në orën 16:30, nëpunës policorë nga Departamenti i Policisë Zherovjan e kanë privuar nga liria personin N.J. (65) nga një fshat i Tetovës, duke vepruar sipas një raporti paraprak se në shtëpinë familjare e ka sulmuar fizikisht dhe i ka shkaktuar lëndime bashkëshortes së tij 63-vjeçare, të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’i përgatitet parashtresë përkatëse”, thanë nga SPB Tetovë. “Më 24.10.2025 në orën 22:40 në rrugën “Iliria” në Tetovë,…
