Autor: Suad Avdiu
Bashkimi Evropian mirëpret faktin që zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut ishin konkurruese dhe se liritë themelore u respektuan kryesisht, megjithëse ato u zhvilluan në një mjedis politik shumë të polarizuar dhe me disa mangësi procedurale, tha për MIA zëdhënësi për Zgjerim i Komisionit Evropian, Guillaume Mercier. “BE-ja merr shënim gjetjet dhe përfundimet paraprake të misionit ndërkombëtar të vëzhgimit për zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut më 19 tetor 2025”, theksoi Mercier. Sipas tij, BE-ja inkurajon vendin të adresojë të gjitha rekomandimet e Zyrës për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), përfshirë edhe ndryshimin e Kodit Zgjedhor.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve dje refuzoi të gjitha 57 ankesat e paraqitura për raundin e parë të zgjedhjeve lokale. Tridhjetë e shtatë prej tyre kanë të bëjnë me procedurën e përcaktimit dhe përmbledhjes së rezultateve të votimit, ndërsa 20 ankesa kishin të bënin me vetë procedurën e votimit. “Kemi përfunduar shqyrtimin e ankesave të paraqitura. Me këtë, konkludoj se për pikën numër 7 mbi trajtimin e ankesave për përmbledhjen dhe përcaktimin e rezultateve, KSHZ-ja veproi brenda afatit ligjor dhe i sqaroi të gjitha ankesat në një seancë publike, kishte gjithsej 37 ankesa për rezultatet e votimit dhe më parë, pas…
Itinerari dimëror i fluturimeve për vitin 2025/26 hyn në fuqi këtë fundjavë. Nga Aeroporti ndërkombëtar Shkup do të letë lidhje drejt 49 destinacioneve të rergullta që do t’i shërbejnë 17 kompani ajrore, si dhe 13 destinacione çarter në të cilat qarkullon një kompani ajrore. Nga Aeroproti Shën Apostoli Pal në Ohër, ndërkaq janë paraparë pesë destinacione, në të cilat do të qarkullojnë tre kompani ajrore, informojnë për MIA-n nga TAV Maqedoni, koncesioner i aeroporteve të Maqedonisë së vendit. Dy aeroportet e vendit do të lidhen me 10 destinacione të reja në sezonin dimëror, që do të zgjasë deri në fund…
VMRO-DPMNE nuk mund të pajtohet me faktin se LSDM mbetet partia më e fortë opozitare dhe se është në rrugën e duhur për të fituar më shumë komuna sesa VMRO-DPMNE në vitin 2017, thonë nga LSDM. “Mickoski është i shokuar nga rezultati i zgjedhjeve, pavarësisht se sa përpiqet ta helmojë publikun në mënyrë triumfale me njoftime. Fakti është se ata humbën 140.000 vota, fakti është se nëse do të kishte zgjedhje parlamentare nesër do të fitonin 7 deputetë më pak dhe se të gjitha planet për PASOKizimin e LSDM-së, për të cilat punuan kaq shumë, kanë dështuar. Qytetarët e kanë…
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski dhe Kier Meter, ministri i Aviacionit, Çështjeve Detare dhe Dekarbonizimit, nënshkruan Marrëveshjen për qarkullim të rregullt ajror midis Maqedonisë së veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar në Londër. Marrëveshja, siç njoftoi sot Ministria e Transportit, hap mundësinë e vendosjes së fluturimeve të reja direkte midis dy vendeve, ndërsa me këtë të rritet edhe numri i turistëve nga Mbretëria e Bashkuar. “Kjo Marrëveshje u nënshkrua me iniciativën e Mbretërisë së Bashkuar dhe përfaqëson një kornizë të re ligjore që rregullon marrëdhëniet në fushën e qarkullimit të rregullt ajror midis dy vendeve”, thuhet në komunikatë. Përmes…
Për shkak të përmbysjes së një kamioni në kryqëzimin Hipodrom në rrugën Shkup – Kumanovë, trafiku është i ndërprerë, njoftoi AMSM. “Më 24 tetor 2025, nga ora 09:00 në rrugën Shkup – Kumanovë, te kryqëzimi Hipodrom (unaza e Shkupit) në drejtim të Kumanovës, për shkak të rrëshqitjes së një kamioni në rrugë, trafiku është i ndërprerë”, thuhet në njoftimin e AMSM-së.
Grumbujt e mbeturinave në Shkup, që janë mbledhur në rrugët e kryeqytetit për ditë të tëra janë “fole” ideale për shumimin e brejtësve. Minjtë janë bartës të njohur të sëmundjeve të rënda infektive: leptospirozës, hantavirusit dhe madje edhe murtajës bubonike. Këto sëmundje transmetohen përmes urinës, jashtëqitjes, pështymës dhe pleshtave të brejtësve, paralajmërojnë epidemiologët, shkruan Dojçe Vele (DW), transmeton Portalb.mk. “Minjtë riprodhohen sipas një progresioni eksponencial: në një periudhë prej vetëm 18 muajsh, një çift mund të prodhojë më shumë se një milion pasardhës. Ky është një fakt biologjik. Modeli eksponencial supozon burime të pakufizuara si ushqimi, uji dhe hapësira. Ky supozim përmbushet…
Dje rreth mesditës, një shofer me veturë ka dalë nga bulevardi në lagjen e Shkupit, Novo Lisiçe, dhe ka goditur katër këmbësorë – anëtarë të një familjeje – para se të përplasej në një semafor, njoftoi policia. Nga përplasja me automjetin “Opel Astra”, që drejtohej nga T.N. nga Shkupi, janë lënduar dy të rritur, G.K. (40) dhe M.K. (39), si dhe dy vajza të mitura. Të lënduarit janë dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”, ku u janë konstatuar plagë trupore. Policia ka kryer hetim në vendin e ngjarjes, njoftojnë nga MPB.
Eurodeputeti bullgar nga partia GERB, Andrej Kovaçev thotë se nuk është e lehtë për kolegët politikanë nga Maqedonia e Veriut. Ata as nuk duan të dëgjojnë për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë, ndërsa gjysma e familjeve të tyre tashmë kanë shtetësi bullgare. “Gjëja më e rëndësishme është se kjo shtetësi është marrë në bazë të origjinës së provuar bullgare dhe një deklarate identiteti bullgar – në të cilën shkruan se nëna, babai, vëllai dhe motra e tyre janë gjithashtu bullgarë. Dhe vëllai ose motra është sot deputet, ministër… ose është i martuar me një kryeministër aktual”, shkruan Kovaçev në profilin…
Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, relativisht i ngrohtë dhe me reshje lokale të shiut. Vende vende reshjet do të jenë të rrëmbyeshme dhe me bubullima. Do të fryjë dhe erë e përforcuar nga drejtimi juglindor (mbi 70km/h). Temperatura minimale do të jetë në interval prej 8 deri në 15, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 19 deri në 24 gradë, shkruan Alsat. Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme. Do të fryjë dhe erë mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të ulet në 13, ndërsa ajo maksimale do të arrij në…
