Close Menu
TV NewsTV News
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Cilët i quan “tuxharë politikë”, ish-deputeti Orhan Ibrahimi?

14 Janar, 2026

“Vjosa Osmani do ta marrë mandatin e dytë”, Ja kush e konfirmon skenarin presidencial

14 Janar, 2026

Ndërhyrja ushtarake amerikane në Iran mund të ndodhë brenda 24 orëve?

14 Janar, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Lajmet e fundit:
  • Cilët i quan “tuxharë politikë”, ish-deputeti Orhan Ibrahimi?
  • “Vjosa Osmani do ta marrë mandatin e dytë”, Ja kush e konfirmon skenarin presidencial
  • Ndërhyrja ushtarake amerikane në Iran mund të ndodhë brenda 24 orëve?
  • Ahmeti: Po për një Njësi zgjedhore, por me prag prej 5% dhe me lista të hapura!
  • Irani nis sot varjen e protestuesve të arrestuar? Trump paralajmëron reagim të ashpër
  • Shfuqizim i qeverisë teknike, por me konsensus! Mickoski: Nëse LSDM s’pranon tani, atëherë pas zgjedhjeve të ardhshme
  • Suedia nis trupa për në Grenlandë
  • Takimi i liderëve/ Gashi: Më gëzon fakti që Kuvendi po kthehet në epiqendër të zgjidhjes së problemeve
  • Impressum
  • Kontakt
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E enjte, 15 Janar
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Çfarë ndodh nëse Kurti nuk arrin ta propozojë qeverinë deri të dielën?

24 Tetor, 2025 Maqedoni
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Mandatari për formimin e Qeverisë së re të Kosovës, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka edhe dy ditë kohë ligjore për t’ua prezantuar Qeverinë anëtarëve të Kuvendit të Kosovës

Nëse Qeveria nuk zgjidhet të dielën – pas zgjedhjeve të shkurtit dhe muajve të tërë përpjekjesh për të formuar institucionet e reja – Kosova mund të përballet me një krizë të re institucionale.

Në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje mori më shumë vota, por jo mjaftueshëm për të formuar e vetme Qeverinë.

Tani, nuk është e sigurt nëse kjo parti do të arrijë t’i sigurojë votat e deputetëve nga partitë e tjera deri të dielën.

Për njohësin e çështjeve politike, Agon Maliqi, Kurtit i janë mbyllur dyert dhe Kosova do të shkojë në zgjedhje të reja. Dëgjojeni intervistën e realizuar me të.

Më herët, Lëvizja Vetëvendosje e përjashtoi mundësinë e bisedimeve me Partinë Demokratike të Kosovës, ndërsa e la derën hapur për bashkëpunim me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Tani për tani – së paku publikisht – nuk ka informacione se një marrëveshje koalicioni është në horizont.

Çfarë ndodh tani?

Në fillim të kësaj jave, Kurti la të kuptohej se mund të mos jetë në gjendje ta formojë Qeverinë e re dhe vlerësoi se zgjidhje alternative është mbajtja e zgjedhjeve të reja.

Megjithatë, Kushtetuta e Kosovës përcakton që nëse përbërja e propozuar e Qeverisë së re nuk e merr shumicën e nevojshme të deputetëve, presidenti i Kosovës duhet të emërojë një mandatar të dytë për kryeministër brenda dhjetë ditësh, i cili i ka gjasat më të mira për të formuar Qeverinë.

I mandatuari i ri për kryeministër sërish do t’i kishte 15 ditë për t’i propozuar Kuvendit përbërjen e Qeverisë dhe programin e punës.

Bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës nga viti 2020, mandatari i dytë për kryeministër mund të jetë edhe nga partia e dytë më e madhe – në këtë rast Partia Demokratike e Kosovës.

Presidenti shpall zgjedhje të reja nëse Qeveria nuk zgjidhet për herë të dytë, dhe ato duhet të mbahen brenda 40 ditëve nga data e thirrjes.

Deri atëherë, Qeveria në detyrë do t’i kryente detyrat e saj.

Çfarë thonë shifrat?

Lëvizja Vetëvendosje fitoi 48 nga 120 vendet në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e shkurtit, e ndjekur nga Partia Demokratike e Kosovës me 24 vende, Lidhja Demokratike e Kosovës me 20 vende dhe koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – Nisma me 8 vende.

Komuniteti serb ka dhjetë vende të garantuara në Kuvendin e Kosovës – nëntë prej të cilave i fitoi Lista Serbe, ndërsa një vend e fitoi Nenad Rashiq nga Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë.

Dhjetë vende të tjera parlamentare janë të rezervuara për komunitetet e tjera minoritare, të njohura nga Kushtetuta e Kosovës: boshnjakët, turqit, goranët, romët, ashkalinjtë dhe egjiptianët.

Për të zgjedhur një qeveri të re, personi përgjegjës duhet të sigurojë së paku 61 vota.

Më 20 tetor, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi se ka ende kohë për të arritur një marrëveshje për zgjedhjen e Qeverisë, por kritikoi Listën Serbe për “krijimin e pengesave”.

Lista Serbe iu drejtua Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për të kundërshtuar zgjedhjen e Rashiqit për nënkryetar të Kuvendit dhe është në pritje të përgjigjes.

Çfarë ndodh nëse Gjykata Kushtetuese vendos në favor të Listës Serbe?

Nëse Gjykata Kushtetuese e Kosovës e pranon ankesën e Listës Serbe si të bazuar, në praktikë kjo do të thoshte se Kuvendi i Kosovës nuk është konstituuar.

Kjo do ta bënte të pamundur ndërmarrjen e ndonjë hapi drejt formimit të Qeverisë dhe institucioneve të reja.

Më herët, Gjykata Kushtetuese ka vendosur në favor të Listës Serbe se Kuvendi nuk është konstituuar pa zgjedhjen e një nënkryetari nga komuniteti serb.

Më pas u zgjodh Rashiç, sepse asnjë nga nëntë kandidatët nga Lista Serbe nuk arriti t’i siguronte votat e nevojshme.

Sipas Rregullores së Punës së Kuvendit, një kandidat për nënkryetar të Kuvendit nga komuniteti serb propozohet nga shumica e deputetëve nga ai komunitet – gjë në të cilët thirret edhe Lista Serbe në ankesën e saj.

Kuvendi i Kosovës u konstituua më 10 tetor, tetë muaj pas zgjedhjeve.

Kriza politike dhe institucionale lindi fillimisht për shkak të mosmarrëveshjeve midis partive më të mëdha shqiptare për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, e më pas për shkak të zgjedhjes së një nënkryetari nga komuniteti serb.(REL)

Lexuar: 205

Lajme të ngjashme

Cilët i quan “tuxharë politikë”, ish-deputeti Orhan Ibrahimi?

Ahmeti: Po për një Njësi zgjedhore, por me prag prej 5% dhe me lista të hapura!

Irani nis sot varjen e protestuesve të arrestuar? Trump paralajmëron reagim të ashpër

Shfuqizim i qeverisë teknike, por me konsensus! Mickoski: Nëse LSDM s’pranon tani, atëherë pas zgjedhjeve të ardhshme

Takimi i liderëve/ Gashi: Më gëzon fakti që Kuvendi po kthehet në epiqendër të zgjidhjes së problemeve

Zgjerohet harta e vendeve ku qytetarët e Maqedonisë mund të udhëtojnë pa viza

showbiz

Publiku u befasua: Kaq vjet diferencë në moshë ka Blero me Eronitën

Showbiz 13 Janar, 2026

Dasma e këngëtarit Blero ka bërë bujë të madhe në mediat rozë. Ai kurorëzoi dashurinë…

Labi ia puth këmbën gruas: Kurrë s’të kam tradhtuar, me ty do të vdes

Showbiz 12 Janar, 2026

Labinot Rexha është takuar me bashkëshorten e tij, Lauretën, për të cilën ai tha se…

Albës i rrjedhin lot në PRIME, derisa Limi flet për raportin mes tyre

Showbiz 12 Janar, 2026

Sonte në Prime është diskutuar raporti mes Limit dhe Albës. Alba ka vendosur që të…

Pse është kaq i rrezikshëm “Big Brother”?

Opinion 12 Janar, 2026

Shkruan: Labinot Kunushevci Spektaklet “reality show”, të shndërruara në fenomen global, ku të vetëquajturit artistë…

Nëna e Brikenës reagon për herë të parë për raportin e saj me Mateon: Nuk kanë pasur plane…

Rajoni 11 Janar, 2026

Në Fan Club është diskutuar sërish raporti apo njohja e Mateos me Brikena Selmanin. Ka…

© 2026 - 2026 Tv News.
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.