Autor: Suad Avdiu

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj tha se shpreson se kryetari i LVV-së, Albin Kurti i ka votat për krijimin e qeverisë së re sot. “Tash ta shohim. Meqenëse zoti Kurti ka thënë që ta kryejmë Kuvendin pastaj i ka numrat, shpresoj që i ka”, tha ai para gazetarëve. Haradinaj tha se ka informacione se “do të tentohet në një votim i fshehtë për shkak të ndonjë kontrabande individuale të deputetëve”. “Ne gjithmonë kemi qenë dhe do të jemi pro institucioneve, sa më shpejt që të krijohen, por nuk shoh që do të ketë ndonjë zgjidhje të qëndrueshme sot për sot”,…

Read More

Këtë fundjavë hyn në fuqi orari dimëror i fluturimeve për vitin 2025/26. Nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit do të ketë lidhje me 49 destinacione të rregullta të shërbyera nga 17 kompani ajrore, si dhe 13 destinacione çarter të shërbyera nga një kompani ajrore. Nga Aeroporti “Shën Apostull Pali” në Ohër janë planifikuar pesë destinacione, të shërbyera nga tre kompani ajrore, informuan për MIA-n nga TAV Maqedoni, koncesioner i aeroporteve të Maqedonisë së Veriut. Dy aeroportet e Maqedonisë së Veriut do të lidhen me 10 destinacione të reja në sezonin dimëror, që do të zgjasë deri në fund të marsit të…

Read More

Punimet në Hotël po ecin sipas planit Kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi, njofton se punimet për rekonstruksionin e rrjetit të ujësjellësit, sanimin e rezervoarit ekzistues dhe ndërtimin e rezervoarit të ri në fshatin Hotël po realizohen sipas planit të paraparë. Ky projekt ka për qëllim përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm dhe krijimin e kushteve më të mira për banorët e kësaj zone.

Read More

Në vitin 2024, Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Penale dhe Standardet Profesionale në Ministrinë e Brendshme të RMV-së hetoi 1.366 raste të sjelljes së paligjshme dhe keqpërdorimit të pozitës zyrtare, që paraqet rritje prej mbi 10% krahasuar me vitin paraprak. Po ashtu, u ngritën 37 kallëzime penale kundër 90 punonjësve të MPB-së për 42 vepra penale, kryesisht për “keqpërdorim të pozitës zyrtare” dhe “pakujdesi në detyrë”. Kështu tregon raporti vjetor për vitin 2024 i MPB-së. Në pamje të parë, kjo tregon veprimtari të shtuar hetimore dhe përgjegjësi institucionale, por nëse i japim një vështrim kritik, kjo ngre dilema të rëndësishme…

Read More

“Është frymë fitoreje gjithandej. Është 11 me 1. Në çdo anë po ndjehet fitorja. Tani po paraqiten edhe aktivistët e Aleancës që u rreshtuan gabim”, ka njoftuar zv/kryeministri Arben Fetai, i cili së bashku me kandidatin e komunës së Shkupit, Bashkim Bakiun dhe zv/ministrin e brendshëm, Astrit Isenin, të shoqëruar nga drejtorë dhe funksionerë qeveritarë, vizituan në një takim, strukturat e koalicionit në Bogovinë, për të mbështetur kandidatin e VLEN, Feti Abazin. “Të gjitha përpjekjet, propagandat dhe shpifjet nuk pijnë më ujë, të gjitha janë mashtrime. Kemi parë që të gjithë ia kanë kthyer shpinën BDI-së. Edhe ne raundin e…

Read More

Sot në orën 10:00 është thirrur seanca e jashtëzakonshme për formimin e qeverisë. Mandatar është Albin Kurti, pasi VV doli e para në zgjedhjet e 9 shkurtit. Për të formuar qeverinë, Kurtit i duhen minimalisht 61 vota, mirëpo ai ka 48 deputetë të tij dhe disa nga votat e komuniteteve joshumicë. Deri tani nuk ka pasur njoftim për ndonjë koalicion, derisa është e paqartë nëse ai do të arrijë ta marr mandatin e tretë si kryeministër. Atjj i është ‘mbyllur dera’ nga pothuajse të gjitha partitë. PDK, LDK e AAK janë shprehur kundër një bashkëpunimi me VV-në. E vetmja parti…

Read More

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me reshje lokale, kryesisht në pjesët perëndimore ku do të jetë më i bollshëm dhe i rrëmbyeshëm me kushte për bubullima. Do të fryjë erë e moderuar juglindore, ndërsa në pjesët perëndimore herë pas here erë e fortë jugperëndimore. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 16 deri në 22 gradë.

Read More

Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi grupin Hamas që të kthejë menjëherë trupat e të kapurve, brenda 48 orëve të ardhshme, përndryshe vendet e tjera që marrin pjesë në marrëveshjen e paqes në Lindjen e Mesme do të ndërmarrin veprime Në një postim, Trump theksoi rëndësinë e ruajtjes së paqes në rajon dhe shprehu besimin se kjo paqe mund të jetë e qëndrueshme. Megjithatë, ai nënvizoi se për të siguruar paqen, Hamas duhet të kthejë trupat e të kapurve, përfshirë dy qytetarë amerikanë. “Hamas duhet të fillojë menjëherë të kthejë trupat,” tha Trump, duke shtuar se disa janë më të vështirë…

Read More

Policia Kufitare ka njoftuar se të hënën, më 27 tetor 2025, në pikën e kalimit kufitar Kakavijë dhe Qafë Botë nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve në të dy drejtimet, për shkak të grevës së doganierëve grekë, raporton ABC. Sipas informacionit të marrë nga Policia Kufitare Greke, ndalimi do të jetë në fuqi nga ora 06:00 deri në orën 10:00. Gjatë kësaj periudhe, do të lejohen të kalojnë vetëm këmbësorët pa bagazhe dhe automjetet që kanë emergjenca shëndetësore. Policia Kufitare Kakavijë u kërkon mirëkuptim qytetarëve dhe i këshillon të planifikojnë udhëtimet e tyre me automjete në orare të tjera të…

Read More

Ramiz Lladrovci ka pranuar ndërresën e Granit Xhakës, me numrin 34. Pas vrapimit drejt tribunave, Xhaka hyn te tribunat dhe e përqafon Lladrovcin, ia jep dhuratën dhe përshëndetet me shqiptarët tjerë. Postimi i Lladrovcit: Granit, faleminderit, je legjendë. Ky vrap yti, përqafimi dhe dhurata, më bëjnë krenar me edukatën tënde. Faleminderit familje Xhaka, faleminderit Ragip, Taulant, respekt Granit. Je i paarritshëm kampion!

Read More