Autor: Suad Avdiu
Fatmir Spahiu ka njoftuar se ka pranuar ftesën e Kryeministrit Albin Kurti për të marrë postin e Ministrit të Kulturës dhe Turizmit. Në një status të publikuar, Spahiu shprehu mirënjohje ndaj Kurtit për besimin e dhënë dhe theksoi se, pavarësisht që nuk u votua ende, ai është i gatshëm të kontribuojë në këtë detyrë me profesionalizëm. “Pavarësisht që nuk u votua, e falënderoj zotin Kurti që tek unë ka parë një profesionist që do ta kryente mirë këtë detyrë, sidomos për përzgjedhjen e një personi që nuk është anëtar i ndonjë partie politike,” shkroi Spahiu. Ai gjithashtu shtoi se do…
Kryetari i sapozgjedhur i Komunës së Çairit dhe njëri nga liderët e koalicionit qeverisës VLEN, Izet Mexhiti, ka zhvilluar një takim me qytetarët e Dibrës, ku mbizotëroi fryma e ndryshimit, bashkimit dhe përkushtimit për zhvillimin e vendit. “Në Dibër u takuam me qytetarë që besojnë në ndryshim, në punë të ndershme dhe në zhvillim. Atmosfera ishte plot energji, me besim të ndërsjellë dhe përkushtim për të ardhmen që po e ndërtojmë bashkë me kandidatin tonë për kryetar, Fisnik Mela,” ka shkruar Mexhiti. Sipas Mexhitit, Fisnik Mela po sjell në Dibrë një frymë të re lidershipi, që mbështetet në përgjegjësi, bashkim…
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Hekuran Murati, ka akuzuar partitë opozitare për bllokimin e procesit të formimit të qeverisë, pas dështimit të votimit në Kuvend. “Partitë opozitare vendosën të barrikadohen. Ato më shumë i panë inatin e tyre politik se interesin shtetëror,” deklaroi Murati pas seancës parlamentare.Sipas tij, opozita ka zvarritur qëllimisht procedurat për të penguar krijimin e institucioneve të reja. “Të gjitha vonesat po shihet se kanë qenë për të penguar formimin e qeverisë. Ne u kemi ofruar marrëveshje politike partive opozitare, por të njëjtat kanë refuzuar,” shtoi ai. Murati theksoi se pavarësisht pengesave, Vetëvendosje mbetet e përkushtuar ndaj…
Kujdesi dhe përkushtimi i VLEN-it për Dibrën po jep rezultate konkrete në terren. Pas tabelave dygjuhëshe në Bellanoc, Qafë Thanë dhe Bllacë, tashmë edhe pika kufitare e Bllatës ka marrë pamjen e saj të plotë me tabelën në gjuhën shqipe, të vendosur në vendin që i takon. Ky rezultat është fryt i angazhimit të Mustafa Dautit, zëvendësdrejtor i Doganave të Maqedonisë së Veriut dhe kuadër i VLEN-it, i cili thekson se ky është vetëm një hap nga shumë të tjerë që po ndërmerren për të siguruar barazi gjuhësore dhe dinjitet institucional në çdo cep të vendit. “Pas shumë vitesh neglizhence,…
Kuvendi i Kosovës nuk e ka zgjedhur Qeverinë e re. Propozimi për Kurti 3 mori vetëm 56 vota pro. Katër abstenuan. Kryeparlamentari Dimal Basha ka thënë se tash përgjegjësia kalon te presidentja Vjosa Osmani. Ka dështuar të votohet Qeveria” Kurti 3”. Për ishin 56 vota, kundër 48 dhe katër abstenime. Në votim kanë marrë pjesë 108 deputetë.
Mandatari për kryeministër, Albin Kurti, ka thënë se nuk ka arritur të sigurojë koalicion për të qeverisur. Ai ka thënë se kërkon votën që të qeverisë për të mundësuar vijimësi të institucioneve për të votuar buxhetin e vitit të ardhshëm. “Me të marrë besimin tuaj të nderuar deputetë, pesë vendimet e para që do t’i marrim si qeveri, që në javën e parë, do të jenë: Miratimi i Projektligjit të Buxhetit për vitin 2026. Vendimi për caktimin e pensionit minimal në vlerë prej 150 euro, që prek rreth 200 mijë pensionistë. Vendimi për rritjen e shtesave për fëmijë për 50%…
Rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale do të mbahet saktësisht pas një jave, më 2 nëntor. Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), rrethi i dytë do të zhvillohet në 32 komuna dhe në Qytetin e Shkupit. Kundërkandidatët për postet e kryetarëve të komunave pritet ta intensifikojnë këtë javë fushatën e tyre me tubime dhe takime me qytetarët. Këtë javë pritet të zhvillohet debat mes dy rivalëve për Qytetin e Shkupit – Orce Gjorgjievski nga koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE dhe Amar Mecinoviq nga E Majta (Levica). Në fokus të fushatës së tyre gjatë javës së kaluar ka qenë…
Jurgen Uldedaj, që mbrëmjen e së shtunës u shpall kampion bote në kategorinë IBO, në peshën “cruiserweight” (pesha deri 90kg), ka reaguar në rrjetet sociale pas këtij triumfi. Në një postim në “Facebook” ai ka shprehur emocionet e tij pas triumfit ndaj kamerunasit Rolly Lambert. “Jam kampion i botës, ëndrra ime u bë realitet. Kjo është dita që kam ëndërruar në gjithë jetën time. Pas shumë vitesh sakrifice, mundi e besimi në Zot, u shpalla kampion I botës në IBO, në peshën cruiser”, thotë Uldedaj. Më tej, boksieri lezhjan shtoi: “Ky titull nuk ështyë vetëm i imi, është për të…
Shkup, 26 tetor – Koalicioni VLEN ka reaguar pas zhvillimeve të fundit zgjedhore, duke theksuar se shqiptarët kanë zgjedhur dinjitetin dhe ndryshimin, ndërsa sipas tyre, partia në pushtet BDI po përballet me fundin politik pas më shumë se dy dekadash qeverisjeje. “Në çdo cep të vendit, në çdo lokal, në çdo mëhallë ndihet euforia e qytetarëve që BDI më në fund po merr fund. Pas më shumë se 20 vitesh keqqeverisje, mashtrime dhe arrogancë, shqiptarët janë zgjuar dhe po kërkojnë ndryshimin e vërtetë,” thuhet në reagimin e VLEN-it. Sipas tyre, VLEN po shërben si shembull i politikës moderne shqiptare –…
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj preferoi të mos fliste shumë para seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit, ku pritet të votohet për formimin e qeverisë së re. Ai tha se qëndrimet e kësaj partie “tanimë janë publike”. “Besoj do të flasim më shumë pas seancës. Qëndrimet tona tanimë janë publike dhe besoj jeni të informuar të gjithë”. I pyetur nëse kryetari i LVV-së, Albin Kurti e ka kontaktuar orët e fundit, Limaj tha: “Jo, s’jam kontaktuar”.
