Autor: Suad Avdiu
Rreth orës 17:35 në afërsi të SHF Tefejuz në Shkup një person akoma i pa identifikuar pas një zënke verbale në komunikacion i ka shkaktuar plagë të rënda me thikë në fytyrë dhe qafë personit B.B 21 vjeç. I dyshuari është kthyer në veturën e tij të llojit Audi dhe ka shtënë me armë disa herë por nuk ka qëlluar askënd. I lënduari është dërguar për kurim spitalor. Policia po punon për identifikimin e të dyshuarit.
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar një rast të kontrabandimit me mallra në zonën kufitare të Hanit të Elezit. Operacioni është zhvilluar nga njësitë patrulluese të Drejtorisë Rajonale Kufitare Lindje, konkretisht nga Stacioni Policor për Mbikëqyrje Kufitare të Hanti të Elezit. Policia ka njoftuar se, rreth orës 19:00 të ditës së djeshme, njësia policore ka vërejtur një automjet të tipit kombi-furgon pa targa regjistrimi, i cili kishte hyrë në territorin e Republikës së Kosovës nga Maqedonia e Veriut, duke përdorur rrugë ilegale. Në njoftim thuhet se pavarësisht tentativës së policisë për ta ndaluar, automjeti nuk është ndalur dhe…
Kandidati i VLEN-it për komunë e Bërvenicës, Haqim Ramadani, i ka reaguar kryeministrit Hristijan Mickoski, pasi ky i fundit tha se me veprimet e tij, Ramadani po rrezikon kandidatët e VLEN-it në raundin e dytë të zgjedhjeve, duke shtuar se i njëjti do të shkarkohet nga pozita e drejtorit pas përfundimit të zgjedhjeve lokale. Ramadani ka thënë se ai nuk e jep komunën për asnjë cmim dhe se do ta mbroj cdo banorë të komunës, qofshin shqiptarë, maqedonas dhe popujt tjerë që jetojnë aty. Ja dhe reagimi i plotë: Nderi, morali dhe dinjiteti vlejnë më shumë se çdo post publik.…
Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë ka filluar pastrimin brenda institucionit. Pesë inspektorë të anti-drogës janë larguar, ndërsa në procedurë janë edhe disa të tjerë. Kryeshefi i policisë, Rijad Aliu tha për Alsat se për çdo polic që Kontrolli i Brendshëm konstaton shpërdorim detyre, do të sanksionohet. “ Shkarkimet nga puna bazohen në nenin 210 ë Kodit Penal, pra, nuk kryen, kryen me neglizhencë dhe jo në kohë detyrimet e punës”, thonë nga MPB. Ditëve në vazhdim, ky numër pritet të dyfishohet. Së shpejti në bankën e të akuzuarve pritet që të ulen të paktën edhe katër inspektorë dhe…
VMRO-DPMNE ende nuk po mund të pajtohet me faktin se e ka humbur Komunën e Çashkës. Edhe pse Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka hedhur poshtë pesë ankesat e para të kësaj partie, VMRO po përgatit ankesa të reja për në Gjykatën Administrative, megjithëse të njëjtat ende nuk janë dorëzuar, shkruan gazeta KOHA. Burime zyrtare nga KSHZ kanë konfirmuar për gazetën KOHA se brenda strukturave të VMRO-së po shqyrtohet mundësia që ankesat të dorëzohen në minutat e fundit të afatit ligjor – sonte para orës 22:00, me qëllim që të bllokohet opozita shqiptare që të mos mund të paraqesë ankesat e veta për…
OBRM-Popullore: Me paratë e shtetit financohen manifestimet e festave të pushtimit serb në Maqedoni, kjo është shqetësuese OBRM popullore shprehu shqetësim për atë që e quan përkujtim pompoz të Betejës së Zabërnjakut, një ftesë që sipas partisë tejkaloi edhe fushëveprimin dhe rëndësinë e ceremonisë shtetërore për Ditën e Luftës Revolucionare Maqedonase. Nga OBRM-Popullore thonë se u manifestua pushtimi 23 vjeçar serb në Maqedoni, ndaj kjo nuk duhet të lejohet. Reagimi i partisë: OBRM–popopullire shpreh shqetësim të madh që këtë vit festimi i ‘’Betejës së Zabërnjakut’’ pas së cilës u pushtua Maqedonia dhe nga e cila filloi pushtimi 23 vjeçar serb…
Kryeministri Hristijan Mickoski tha se Haqim Ramadani bëri një gabim të madh, që gjë do të ndikojë edhe në komunat e tjera si Struga, Dibra e Tetova. Veprimin e tij, Mickoski e quan egoist dhe thotë se veprime të tilla nuk janë parë në historinë e afërt të Maqedonisë. Por a do të ndikojë kjo në përbërjen e koalicionit qeverisës në nivelin qendror? Mickoski tha se Haqim Ramadani do t’i humbë zgjedhjet në Bërvenicë dhe pas kësaj do të shkarkohet nga pozita e tij në Qeveri. “Mendoj se bëri një gabim të madh. Bëri një gabim veçanërisht për kandidatët për…
Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ashpër ndaj pjesëmarrjes së përfaqësuesve të koalicionit VLEN në një ngjarje të organizuar nga Ambasada e Rusisë dhe shoqatat serbe në Maqedoninë e Veriut, duke e cilësuar këtë veprim si “manifestim të sindromit të Gazimestanit”. Sipas reagimit të BDI-së, ambasadori rus Bazdnikin, bashkë me zëvendëskryeministrin për Marrëveshjen e Ohrit, Ivan Stoiljkoviq – i njohur për qëndrimet e tij rusofile – dhe me përfaqësues të shoqatave serbe në vend, kanë shënuar përvjetorin e “Betejës së Kumanovës” të vitit 1912. Kjo betejë, sipas BDI-së, simbolizon okupimin serb të Maqedonisë dhe vrasjen e mijëra shqiptarëve dhe maqedonasve.…
Kuvendi i Kosovës ka dështuar të zgjedhë Qeverinë e re, pasi që në seancën e jashtëzakonshme të kësaj të diele, ku e vetmja pikë e rendit të ditës ishte krijimi i qeverisë, “Kurti 3” mori vetëm 56 vota për, 52 deputetë votuan kundër dhe katër të tjerë abstenuan. Kreu i Kuvendit, Dimal Basha, në mbyllje të seancës u shpreh se përgjegjësia tani kalon te Presidentja Vjosa Osmani. Sipas Kushtetutës së Kosovës, nëse përbërja e propozuar e Qeverisë së re nuk merr shumicën e nevojshme të deputetëve, presidentja duhet të emërojë një mandatar të dytë brenda dhjetë ditësh, i cili ka…
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe sot paralajmëroi ndryshime kadrovike në udhëheqësinë e partisë pas përfundimit të zgjedhjeve lokale. Kjo, siç tha, ka të bëjë me rezultatin në zgjedhje në rrethin e parë, posaçërisht në disa komuna të Shkupit. “Për mua gjatë një viti e gjysëm të kaluar, pas një humbje aq të rëndë vitin e kaluar, pas punës intensive, tani këto zgjedhje janë tregues për atë se si të sistemohemi dhe si të funksionojmë në periudhën e ardhshme, pasi qartë është se nevojitet, posaçërisht në ato komuna ku nuk e arritën rezultatin e dëshiruar, të vazhdojmë me punë intensive. Në…
