Punimet në Hotël po ecin sipas planit
Kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi, njofton se punimet për rekonstruksionin e rrjetit të ujësjellësit, sanimin e rezervoarit ekzistues dhe ndërtimin e rezervoarit të ri në fshatin Hotël po realizohen sipas planit të paraparë. Ky projekt ka për qëllim përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm dhe krijimin e kushteve më të mira për banorët e kësaj zone.


