Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me reshje lokale, kryesisht në pjesët perëndimore ku do të jetë më i bollshëm dhe i rrëmbyeshëm me kushte për bubullima.
Do të fryjë erë e moderuar juglindore, ndërsa në pjesët perëndimore herë pas here erë e fortë jugperëndimore.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 16 deri në 22 gradë.

