Autor: Suad Avdiu

Njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Zeqirija Ibrahimi, ka zhvilluar sot një vizitë në Strugë, ku bashkë me kryetarin e Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashin, janë takuar me kandidatin për kryetar të kësaj komune, Mendi Qyrën. Ibrahimi ka theksuar se vendimi i VLEN-it për të qëndruar pas kandidaturës së Qyrës ka qenë i drejtë, ndërsa struganët e kanë dëshmuar këtë me mbështetjen e tyre që në raundin e parë të zgjedhjeve. “Sot, bashkë me kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi, vizituam kryetarin e ardhshëm të Strugës, Mendi Qyra. Ishte vendim i duhur i VLEN-it që qëndruam prapa kandidaturës së tij, ndërsa…

Read More

Reuters ka publikuar video nga Parku i Arinjve në Mramor të Prishtinës, ku janë 19 arinj. Ata kanë bërë “storie” se si punonjësit e kopshtit zoologjik i kanë dekoruar kungujt për Halloween, të cilët më pas i janë hedhur arinjve si ushqim. “Halloweeni erdhi herët për 19 arinj të murrmë të shpëtuar në një strehë në Prishtinë, ndërsa punëtorët gdhendën kunguj dhe shpërndanë gështenja nëpër pyll për një festë sezonale”, shkruan Reuters. Video më poshtë nga Reuters Arinjtë në Mramor të Prishtinës

Read More

Koalicioni VLEN ka njoftuar sot se në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale do të mbështesë kandidatin e pavarur për kryetar të Komunës së Studeniçanit, Azem Sadiku. Ky vendim sipas VLEN-it është marrë duke u bazuar në vullnetin e qytetarëve shqiptarë, të shprehur qartë më 19 tetor. “Qytetarët kur me NJË ZË thanë “Jo më BDI-së” në shumicën e komunave shqiptare. Bashkë me qytetarët dhe kandidatë që përfaqësojnë sinqerisht interesin publik, do ta çojmë përpara ndryshimin që filloi më 19 tetor në komunat shqiptare”, thuhet në reagimin e VLEN-it. Kujtojmë se në raundin e parë VLEN në Studeniçan garoi me…

Read More

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se ruan marrëdhënie shumë të mira personale me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, ndonëse mes tyre ekzistojnë dallime në qëndrime sa i përket disa çështjeve shtetërore. Në një intervistë për DW Shqip, Rama tha se raportet personale me Kurtin janë miqësore, por theksoi se dallimet institucionale janë të pashmangshme dhe shprehen hapur. “Unë me Albinin kam një marrëdhënie shumë miqësore në aspektin personal, por kemi dallime të pashmangshme në këndvështrime. Këto dallime i ndajmë në mënyrë të hapur dhe të drejtpërdrejtë. Megjithatë, në bashkëpunimin ndërshtetëror me Kosovën kemi bërë përparim të…

Read More

Rezultatet nga rrethi i parë të zgjedhjeve lokale qartë tregojnë se qytetarët e kanë zgjedhur VMRO-DPMNE-në dhe koalicionin si opsion të vetin, porositi sot kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në komunën e Lozovës në kuadër të fushatës zgjedhore, duke u bërë thirrje qytetarëve për përkrahje në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale. Mickoski ka shprehur përkrahje për kandidatin dhe kryetarin aktual të komunës së Lozovës, Boshko Cvetkovski, për të cilin tha se është “njeri i ri punëtor, person i shkëlqyeshëm dhe maqedonas i madh”. Ai shtoi se Cvetkovski e ka përkrahjen e tij të madhe, si dhe përkrahjen e Qeverisë,…

Read More

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë analisti dhe publicisti i njohur nga Shkupi, Agim Jonuz, lajmin e kanë bërë të ditur miq dhe bashkëpunëtorë të tij ndër vite. Ai ishte i njohur për analizat e tij politike, debatet publike dhe qëndrimet e drejtpërdrejta për zhvillimet në vend dhe rajon. Agim Jonuz ishte figurë e njohur për publikun e gjerë si analist politik, publicist dhe ish-zëdhënës qeverie, i cili shpesh është angazhuar në çështje që lidhen me identitetin, marrëdhëniet ndëretnike dhe proceset integruese të vendit. Agim Jonuz lindi dhe u rrit në Shkup, ku e zhvilloi edhe pjesën më…

Read More

Linjat ajrore që fluturojnë nga dhe drejt aeroportit të Ohrit mund të numërohen me gishta. Kjo bën që Ohri, bashkë me gjithë rajonin, të humbasë konkurrencën dhe të mbetet pas krahasuar me aeroportet e vendeve fqinje, theksojnë përfaqësuesit e sektorit të turizmit. Gjatë sezonit dimëror të fluturimeve, nga aeroporti i Ohrit do të ketë fluturime vetëm drejt Cyrihut, Dortmundit, Memingenit dhe Vjenës, si dhe drejt dy destinacioneve të reja, Milhaus-Bazel dhe Bratislavë. Ndërkohë, linja shumë e përfolur drejt Stambollit, që pritej të ishte një vlerë e shtuar për turizmin e rajonit, nuk do të funksionojë gjatë kësaj periudhe. Ajo do…

Read More

Më 24 tetor 2025, në disa lokacione të ndryshme në Shkup, zyrtarë policorë të SPB Shkup kanë privuar nga liria tre persona: S.G. (41) nga Shkupi, ZH.K. (38) nga Prilepi dhe D.D. (28) nga fshati Gallatë i rajonit të Gostivarit. Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe sekuestruar substancë të bardhë kokrrizore, substancë pluhuri të bardhë, marihuanë dhe tableta të dyshuara narkotike. Sipas njoftimit zyrtar, pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj të arrestuarve do të ngrihen paraqitjet përkatëse në përputhje me ligjin.TS

Read More

“Brenda hapësirës së Qendrës Klinike Universitare “Nënë Tereza”, nuk po ndërtohen ndërtesa banimi, as nuk është planifikuar të ndërtohen”, përgjigjet Ministria e Shëndetësisë ndaj njoftimeve për ndërtimin e supozuar të një ndërtese në parkingun në ISHP Klinikën Universitare për Radioterapi dhe Onkologji. “Të gjitha punët ndërtimore të kryera në këtë zonë lidhen ekskluzivisht me aktivitetin shëndetësor dhe infrastrukturën funksionale të institucioneve publike shëndetësore. Sa i përket kompetencave tona, ne sigurojmë publikun se puna e Klinikës kryhet pa probleme dhe qasja për pacientët është e siguruar”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë. Ministria e Shëndetësisë gjithashtu thekson se nuk ka autoritet për…

Read More

Maqedonia e Veriut në vitet e fundit ka shënuar rritje të prodhimit të energjisë elektrike nga burimet rinovuese, sidomos nga panelet solare dhe turbinat e erës, transmeton Portalb.mk. Në gusht të këtij viti, krahasuar me gushtin e kaluar, prodhimi i energjisë elektrike te panelet solare u rritën për 26 përqind, ndërsa te turbinat e erës për 66 përqind. Nga gjithsej 458 478 MWh energji elektrike që u prodhua në Maqedoninë e Veriut, 37 373 MWh vjen nga panelet solare, ndërsa 19 905 MWh nga turbinat e erës. Në krahasim me muajin korrik të të njëjtit vit, në muajin gusht u prodhua…

Read More