Autor: Suad Avdiu
Nevzat Bejta do të jetë kandidati i koalicionit VLEN për kryetar të Komunës së Gostivarit në zgjedhjet lokale të 11 janarit 2025. Bejta konfirmoi se kandidatura e tij do të dorëzohet nesër, ndërsa kërkon mandatin e tretë pas dy periudhave të mëparshme në krye të komunës. Zgjedhjet në Gostivar do të përsëriten pasi raundi i parë nuk arriti censusin e nevojshëm për vlefshmëri.
Aktorja e talentuar nga Vushtrria, Blerina Veseli, po përflitet çdo ditë e më shumë falë rolit të saj tejet të pëlqyer Valbona në serialin hit “Nusja me Shkollë”. Me humorin e saj karakteristik, lojën natyrale dhe prezencën e fortë në ekran, Blerina ka arritur të bëhet një ndër personazhet më të dashura të publikut, shkruan InfoKosova. Por ndonëse shumë prej jush e njihni sot nga ky rol, pak kush e din se Blerina ka qenë pjesë e ekranit edhe vite më parë. Për të gjithë ata që s’e kanë ditur, aktorja ka marrë pjesë kohë më parë në një episod…
Real Madridi do të presë superduelin ndaj Manchester Cityt në “Santiago Bernabeu”. “Los Blancos”, kanë një mundësi të artë që t i afrohen më shumë kualifikimit direkt në top 8-she, në rast të fitores. Mungesa të mëdha do të jenë ato të Alexander-Arnoldit, Eder Militaos, Huijsenit dhe Carvajalit të cilët vuajnë nga lëndimet e tyre. Në dyshim ishte edhe Kylian Mbappe, por francezi do të jetë në dispozicion për superndeshjen e sotme. Kjo është lista e plotë: Ndeshja do të luhet sonte në orën 21:00.
Ndihmat sociale në Maqedoninë e Veriut kanë hyrë në javën e dytë të muajit pa u lëshuar ende, duke shkaktuar shqetësim të madh tek mijëra familje që mbështeten në këto mjete minimale për mbijetesë. Familjet përfituese raportojnë se janë në ankth të vazhdueshëm, ndërkohë që institucionet nuk kanë dhënë asnjë njoftim zyrtar për arsyet e vonesës. Aktualisht, mbi 30 mijë familje në vend mbijetojnë përmes ndihmave sociale – një shumë e cila jo vetëm që është tejet e ulët, por konsiderohet ndër më të voglat në mbarë rajonin. Për shumë prej tyre, këto mjete janë e vetmja mënyrë për të…
Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) ka publikuar rezultatet e 266 kontrolleve në terren të kryera në nëntor 2025, të cilat zbulojnë dallime drastike në disiplinën fiskale midis qyteteve në Maqedoninë e Veriut. Nga numri i përgjithshëm i inspektimeve, u gjetën parregullsi në 104 subjekte – që është një sinjal serioz i shpërfilljes së përhapur të detyrimeve ligjore. Në disa komuna, çdo kontroll ka rezultuar me shkelje. “Lista e zezë” përfshin: Kratovën, Koçanin, Sveti Nikollën, Dojranin, Dellçevën dhe Berovën Këto rezultate tregojnë se në rajone të caktuara mungesa e disiplinës fiskale është rregull, jo përjashtim. Qytetet me mbi 70% shkelje…
ifo-grupi i KF Shkupit “Shvercerat” kanë njoftuar se do ta mbështesin protestën e 13 dhjetorit (e shtunë) në përkrahje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në një njoftim nga ky tifo-grup thonë se “kjo nuk është betejë individuale e as politike, por betejë kombëtare”. “Shvercerat Shkup do ta mbështesin protestën e së shtunës ndaj Gjykatës Speciale me 13 dhjetor në sheshin Skenderbeu në Shkup. Jo vetëm se shumë anëtarë të shvercerave kanë qenë pjesë e lavdishme e UÇK-së, por se lufta e kësaj të fundit ka qenë sublime dhe një nga më të mëdhatë në qindvjeçarin e fundit. Kjo…
Shkup, 10 dhjetor – Në periudhën nga 1 deri më 9 dhjetor të këtij viti, si rezultat i kontrolleve të rregullta të trafikut që i realizon policia, nga gjithsej 6.151 urdhërpagesa të shqiptuara, 1.573 shkelje kanë të bëjnë me drejtues automjetesh që nuk e kanë respektuar shpejtësinë e lejuar të lëvizjes, njoftuan nga MPB. “Janë privuar nga liria 44 persona për drejtim të pakujdesshëm të automjetit, në pajtim me nenin 297-a të Kodit Penal, prej të cilëve 33 për ngasje nën ndikimin e alkoolit, dy drejtues për ngasje në drejtim të ndaluar, 5 persona për tejkalim të shpejtësisë së lejuar…
Inflacioni vazhdon të mbetet i lartë. Të dhënat e fundit të Entit Shtetëror të Statistikave tregojnë se çmimet në nëntor janë 4 për qind më të larta se i njëjti muaj i vitit të kaluar. Sindikalistët thonë se rritja e çmimeve dëmton drejtpërdrejt standardin e jetesës dhe thellon varfërinë Shkup, 10 dhjetor – Inflacioni vazhdon të mbetet i lartë. Të dhënat e fundit të Entit Shtetëror të Statistikave tregojnë se çmimet në nëntor janë 4 për qind më të larta se i njëjti muaj i vitit të kaluar. Për shkak të rritjes së vazhdueshme të inflacionit, Lidhja e Sindikatave të…
Fushata 16-Ditore kundër dhunës po përfundon. Dhuna, fatkeqësisht, jo. Fushatat ndërkombëtare zgjasin 16 ditë por dhuna zgjat 365 ditë në vit për dhjetëra mijëra gra, vajza dhe fëmijë. Paradoksi brutal i shoqërive tona. Sepse as 16 ditët as marshimet, as posterat e as deklaratat nuk garantojnë siguri. Grancioni i vetëm reale është SHTETI ligji, drejtësia, institucionet që funksionojnë dhe vullneti i tyre për të mbrojtur çdo qytetar. Asnjë slogan nuk e ndal dhunuesin. Ligji e ndal. Ndëshkimi e ndal. ZERO toleranca e ndal. Dhunues nuk është vetëm ai që godet. Dhunues është ai që kontrollon, poshtëron, shantazhon, frikëson, izolon, vjedh…
Sot në mëngjes policia ka kryer një aksion të koordinuar dhe kontrolle në disa lokacione në Haraçinë, Mojancë, Singeliq, Çair, Brez dhe Luboten, me qëllim parandalimin e trafikimit të paligjshëm të armëve. Sipas informacioneve jozyrtare, gjatë kontrolleve janë gjetur tre pushkë automatike, dy pistoleta, një sasi e madhe municioni të kalibrave të ndryshëm, si dhe pesë automjete motorike dhe disa telefona celularë, të cilët janë konfiskuar për hetime të mëtejshme.
