Autor: Suad Avdiu
Mbështetja në rritje për partitë e djathta në Europë po i shtyn vendet të ashpërsojnë rregullat për hyrjen e të huajve. Zvicra po shkon edhe më larg, së shpejti mund të votojë për një ligj që vendos kufi për numrin e banorëve të saj. Siç shkruan Bloomberg, sot Zvicra ka rreth 9 milionë banorë dhe propozohet që nëse vendi kalon 10 milionë, hyrjet e reja do të ndalohen thuajse plotësisht. Kjo do të vlejë për këdo, për të ikurit nga lufta, për punëtorët e kualifikuar dhe për ata që paguhen shumë. Vendim që pritet të hidhet në votim vitin e…
Drejtori i Shërbimit për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta (SHPPP) i Qeverisë, Ivica Tomovski, njofton se targat e reja të kuqe për automjetet zyrtare u testuan përmes sistemit “Safe City” para futjes së tyre, pas së cilës filloi përpunimi i tyre. Tomovski për “Sitel” thotë se kanë vënë re një problem, mesazhet për shkeljet e regjistruara nga sistemi i kamerave “Safe City” po arrijnë te kompanitë e lizingut nga të cilat Qeveria bleu automjetet, prandaj disa nga gjobat kalojnë përmes tyre te SHPPP. “Vlerësoj se personi që ka kryer shkeljen duhet të paguajë, jo kompania”, tha ai, duke njoftuar…
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë do të punësojë deri në 33 persona. Në Agjencinë për Administratë janë publikuar shpalljet ku kërkohen kandidatë të interesuar për të punuar në organin më të lartë shtetëror. Kushtet për punësim në Kuvend janë më pak a më shumë të njëjta: kërkohet që kandidatët të jenë shtetas të Maqedonisë, të përdorin në mënyrë aktive gjuhën maqedonase, të jenë madhorë, të aftë shëndetësisht dhe pa ndalim gjyqësor për ushtrim të profesionit. Shtesë, kërkohet: njohuri aktive të programeve kompjuterike për punë zyre, provim të kaluar për administratë, njohje aktive të gjuhës angleze, frënge ose gjermane, provim të…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka komentuar çështjen e vulave të partisë. Ai në emisionin Click Plus në Tv21 tha se ai mbetet kryetar i ASH-së sepse ai e ka ndërtuar atë parti. “Ne nuk e kemi problem që edhe të krijojmë edhe subjek të ri politik. Por unë kam një parim në jetë, siç nuk pranoj të marrë diçka që nuk më përket, ashtu nuk lejoj që dikush tjetër të marrë atë që e kam ndërtuar. Unë jam kryetar i Aleancës për Shqiptarët, ka një parti, që është Lidhja Shqiptare, që quhet, që ka kryetarin e saj”,…
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, i cili paralajmëroi formimin e një “shtabi krize” për protestën e 13 dhjetorit në Shkup. Në një deklaratë për media, OVL-UÇK theksoi se protesta është plotësisht paqësore, qytetare dhe demokratike. “Kjo është protestë në mbrojtje të dinjitetit tonë dhe kundër padrejtësive në Hagë, pa asnjë prapavijë partiake,” thuhet në reagim. Veteranët kritikuan Mickoskin për, siç thanë, tendencën e paraqitjes së tubimit si rrezik për sigurinë publike. “Deklaratat e Kryeministrit Mickoski për formimin e një ‘shtabi krize’ vetëm sa krijojnë tensione të…
Mbrëmjen e kaluar, pak para mesnatës, një person tentoi të hynte me forcë në studion e Infomax gjatë transmetimit live të podkastit “Muhabete të rënda”, ku të pranishëm ishin drejtuesit Milosh Miloshevski dhe Aleksandar Mitovski, si dhe i ftuari i rregullt, ish-kryetari i Komunës së Karposhit, Stevçe Jakimovski, përcjell Zyrtare. Ngjarja ndodhi rreth minutës së 77-të të transmetimit, kur një person trokiti dhe më pas, sipas gazetarit Mitovskit, theu derën e hyrjes së studios. Pas një pauze të shkurtër, Mitovski deklaroi se personi kishte hyrë brenda, kishte dëmtuar disa dyer të tjera dhe ishte konfliktuar fizikisht me gezetarin Miloshevski, derisa…
Antidepresantët nuk duhet të merren përgjithmonë, sugjeron një analizë e re. Çdo vit, një numër gjithnjë e në rritje njerëzish në të gjithë Evropën marrin ilaçe kundër depresionit për të ndihmuar në trajtimin e simptomave që lidhen me depresionin dhe ankthin. Ndërsa udhëzimet aktuale rekomandojnë që ata të vazhdojnë t’i marrin këto ilaçe për gjashtë deri në nëntë muaj pasi simptomat e tyre fillestare zhduken, trajtimi shpesh zgjatet shumë më tepër se kaq. Për më tepër, frika nga rikthimi i sëmundjes i mban shumë pacientë nën kontroll këto barna – edhe nëse përjetojnë efekte anësore afatgjata problematike, të tilla si mosfunksionim seksual…
Projekti SENE3 – “Mbështetja e Zbatimit të Sistemeve Rajonale të Menaxhimit të Mbeturinave në Rajonin Lindor dhe atë Verilindor” të Maqedonisë së Veriut synon të ndihmojë vendin në krijimin e një sistemi të integruar dhe të qëndrueshëm rajonal të menaxhimit të mbeturinave. I financuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të Programit IPA II, ai mbështet komunat, ndërmarrjet publike komunale dhe qendrat rajonale të menaxhimit të mbeturinave përmes ndërtimit të kapaciteteve, asistencës teknike dhe fushatave të ndërgjegjësimit publik. Projekti promovon grumbullimin efikas të mbeturinave, riciklimin dhe reduktimin e sasisë së mbeturinave, duke kontribuar në rajone më të pastra, shërbime publike të…
Moti sot do të jetë me diell dhe relativisht i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare. Në orët e mëngjesit do të ketë vranësira të shtuara, të cilat gjatë ditës do të zvogëlohen. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej -2 deri në 3, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 12 deri në 17 gradë Celsius. Në Shkup, paradite në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës së lehtë. Gjatë ditës, moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në…
Vetëm një sistem i ri dhe i reformuar i drejtësisë, i kombinuar me punë efektive të Komisionit për Antikorrupsion në bashkëpunim me ekzekutivin, përbën metodën reale për luftimin e korrupsionit në vend. Kështu deklaroi zëvendëskryeministri Arben Fetai në forumin rajonal “Nga politika në impakt”, ku u diskutua avancimi i reformave në Ballkanin Perëndimor. Fetai njoftoi se qeveria së shpejti do të miratojë strategjinë e re kundër korrupsionit, e cila pritet të jetë një shtyllë shtesë në këtë betejë. Ai theksoi se problemi kryesor mbetet sistemi i drejtësisë, i cili sipas tij është jofunksional dhe nuk gëzon besimin e qytetarëve. “Asnjë…
