Autor: Suad Avdiu

Maqedonia e Veriut do të jetë vendi i radhës ku do të vendosen emigrantët, pas Shqipërisë dhe Kosovës. Nga LSDM thonë se “nuk është vetëm media britanike, por shumë media botërore kanë publikuar analiza dhe informacione mbi planin për “qendrat e kthimit për migrantët” nga Britania dhe vendet e tjera në Ballkan”. “Kosova u bë vendi i parë që pranoi migrantët e refuzuar nga Britania. Shqipëria gjithashtu pranoi të ndërtojë qendra pritjeje për migrantët nga Italia. 5 ditë më parë, “Deutsche Welle” raportoi se 40 migrantë ishin sjellë tashmë me anije luftarake në qendrat në Shqipëri. Ja sa shpejt po…

Read More

Nga 1 janari 2026 hyn në fuqi Ligji për Punësimin e Personave, një rregullore e re që synon të formalizojë punësimin sezonal dhe të krijojë kushte më fleksibile si për punonjësit, ashtu edhe për punëdhënësit. Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Punës, Marjan Risteski, e cilësoi ligjin si “revolucionar”, pasi për herë të parë vendos një kornizë të qartë dhe funksionale për angazhimet sezonale, duke synuar uljen e ekonomisë informale dhe rritjen e transparencës në tregun e punës. Kush përfiton nga ligji i ri? Ligji u mundëson disa kategorive të qytetarëve të punojnë sezonal pa humbur statusin apo të drejtat aktuale. Ndër…

Read More

Moti sot do të jetë me diell dhe relativisht i ngrohtë me vranësira lokale të pakta deri në mesatare. Në orët e mëngjesit do të ketë vranësira të shtuara të cilat do të ulen gjatë ditës. Do të fryjë erë e lehtë nga veriperëndimi. Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga -3 deri në 4, ndërsa maksimale do të arrijë nga 11 deri në 16 gradë. Në Shkup, me diell me vranësira të pakta deri në mesatare dhe kryesisht i qetë. Në mëngjes në pjesë të luginës do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Temperatura minimale…

Read More

Ish-kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, po përmendet gjithnjë e më shumë si kandidat i mundshëm i koalicionit VLEN në zgjedhjet e jashtëzakonshme komunale të 11 janarit. I pyetur nga INA për këto spekulime, Bejta nuk e mohoi, por as nuk e konfirmoi kandidimin. “Do të shohim ditëve në vijim,” tha shkurt Bejta, duke lënë të hapur mundësinë që të rikthehet në garën për kryetar të komunës. Ndërkohë, në koalicionin AK-i situata është e qartë, pasi që garës i prinë Valbon Limanin, i cili në zgjedhjet e fundit lokale doli fitues, por për një diferencë të vogël votash nuk…

Read More

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar në lidhje me tekstet që gjenden në librin e Gjeografisë për klasën e tetë, në të cilin kishte informacione të pasakta. Nga BDI thonë se ky libër është futur në përdorim gjatë vitit shkollor 2025 dhe përmban formulime që shtrembërojnë realitetin historik dhe politik të Kosovës. “BDI shpreh shqetësim të thellë për qasjen tendencioze dhe pasaktësitë e rënda që gjenden në librin e Gjeografisë për klasën e VII-të, botuar nga shtëpia botuese “Trimaks”, Shkup, dhe miratuar nga Komisioni Kombëtar për tekste shkollore më 5 gusht 2025. Ky libër është futur në përdorim gjatë vitit…

Read More

Një aeroplan ushtarak gjerman është nisur nga Berlini në Prishtinë qe pesë orë, por për shkak të mjegullës nuk po mund të aterojë në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Gjurmuesi i fluturimeve, “Flightradar24”, tregon se aeroplani i ushtrisë gjermane është nisur nga Berlini në orën 8:40 të mëngjesit. Aeroplani ushtarak gjerman s’ka mundur të aterojë në Prishtinë për shkak se ai nuk ka pasur personel të certifikuar për aterrim në dukshmëri të ulët, ka bërë të ditur Driton Ujkani nga Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA). “Fluturimet e tjera janë duke u zhvilluar normalisht”, ka thënë Ujkani. Gjurmuesi i fluturimeve,…

Read More

Aleanca për Shqiptarët ka njoftuar se i bashkohet protestës që do të mbahet më 13 dhjetor në Shkup, në mbështetje të vlerave të luftës çlirimtare të Kosovës dhe drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët vijojnë të qëndrojnë në paraburgim në Hagë. Në deklaratën e saj, ASH thekson se ky është një moment i rëndësishëm për dinjitetin kombëtar dhe u bën thirrje qytetarëve shqiptarë, pavarësisht bindjeve politike, që të marrin pjesë masivisht në tubimin që do të organizohet në Sheshin “Skënderbeu”. Sipas partisë, “zëri i përbashkët duhet të dëgjohet qartë në mbrojtje të drejtësisë dhe së vërtetës për luftën…

Read More

Në një kohë kur kërkimi shkencor kërkon vite punë dhe përvojë për të sjellë rezultate të publikuara, një studente shqiptare nga Kumanova ka arritur të sfidojë këtë normë. Sara Jashari, studente e shkencave kompjuterike dhe mastere e shkencave të të dhënave, ka realizuar një sukses të jashtëzakonshëm: shtatë punime të publikuara në konferenca të nivelit ndërkombëtar brenda vetëm një viti. Ky është një rezultat që rrallëherë e arrijnë edhe studiuesit me doktoratë, ndërsa për një studente master konsiderohet arritje e jashtëzakonshme në botën akademike. Gjatë vitit akademik 2024-2025, Sara ka qenë bashkautore dhe prezantuese në disa prej konferencave më të…

Read More

Çmimi i naftës pas mesnate do të lirohet për një denarë. Sipas vendimit të fundit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, çmimet e benzinave dhe vajit ekstra të lehtë do të mbeten të njëjta. Çmimet sipas vendimit të fundit të KRRE-së, këto do të jenë çmimet e derivateve të naftës: Eurodisel – 68,5 den/l Benzina BS-98 – 77,0 den/l Benzina BS-95 – 75,0 den/l Vaji ekstra i lehtë – 66,5 den/l

Read More

 Organizatat e dala nga lufta paralajmërojnë një protestë të gjerë në Shkup, duke akuzuar Gjykatën Speciale të Hagës se po zhvillon procese të padrejta ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Sipas tyre, përmes Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit po tentohet të goditet vetë lufta çlirimtare, ndërsa bëhet thirrje që qytetarët shqiptarë të bashkohen pa dallime politike Ersan PAJAZİTİ Shkup, 9 dhjetor – Pas protestave në mbështetje të UÇK-së në Prishtinë dhe Tiranë dhe në disa qendra evropiane, shoqatat e dalura nga lufta kësaj radhe do të shprehin revoltën e tyre kundër Gjykatës Speciale në Shkup. Qëllimi i kësaj proteste është të kërkohet…

Read More