Autor: Suad Avdiu

Orhan Kurtishi: Sot, në hapsirat e Postës së Maqedonisë së Veriut, patëm kënaqësinë të mirëpresim nxënësit e SHMQSH “Cvetan Dimov”, të shoqëruar nga prof. Driton Sulejmani. Ky aktivitet është pjesë e bashkëpunimit tonë të vazhdueshëm me institucionet arsimore, me qëllim që nxënësve t’u ofrojmë njohuri praktike dhe një pasqyrë reale të mënyrës së funksionimit të shërbimeve postare. Gjatë mësimit praktik, nxënësit do të kenë mundësinë të ndjekin proceset nga afër, të njihen me operacionet tona të përditshme dhe të kuptojnë rëndësinë që shërbimi postar ka në komunikimin dhe logjistikën bashkëkohore. Kjo përvojë u ndihmon atyre të lidhin teorinë me praktikën…

Read More

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka dhënë përgjigje zyrtare për Dukagjinin lidhur me protestën e paralajmëruar të kategorive të dala nga lufta e UÇK-së, e cila pritet të mbahet më 13 dhjetor në Shkup. Në përgjigjen e dërguar nga MPB, institucioni sqaron se formimi i Shtabit Operativ nuk është një masë e jashtëzakonshme, por një procedurë standarde që zbatohet për çdo tubim publik të shkallës së gjerë. Sipas tyre, të gjitha masat e nevojshme do të zbatohen sipas ligjeve dhe akteve nënligjore për të garantuar një protestë të sigurt dhe pa incidente. “Lidhur me kërkesën Tuaj,…

Read More

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve të Medias (SPGPM) dënuan hyrjen e dhunshme të mbrëmshme në redaksinë e Infomax dhe kërkuannjë reagim të menjëhershëm nga institucionet. “Sulmet ndaj gazetarëve dhe punonjësve të medias, dhe veçanërisht sulmet direkt ndaj redaksive, përbëjnë kërcënim serioz për lirinë e shprehjes dhe të drejtën e qytetarëve për t’u informuar”, thonë shoqatat, transmeton Portalb.mk. “Sulmet ndaj gazetarëve dhe punonjësve të medias, si dhe pengimi i punës së tyre për të informuar publikun, bien nën nenin 382 të Kodit Penal – Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e një veprimi…

Read More

Dihet se për çfarë do të japin përgjegjësi (llogari) 2 çobaneshat e lopëve dhe babai i tyre nga Kriva Paklanka. Babai akuzohet gjithashtu për rrezikim të sigurisë së të pranishmëve… Prokuroria Themelore Publike e Kriva Pallankës ka ngritur padi penale kundër babait dhe dy vajzave, pronarë të më shumë se 500 lopëve, për veprën penale “Pengim të personit zyrtar, gjatë kryerjes së detyrës zyrtare “, lidhur me incidentin që ndodhi më 2 dhjetor, në qytetin Samokov, pranë fshatit Luke. Të pandehurit gjatë këtij rasti (incidenti) nuk kishin lejuar të punësuarit e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, t’ua konfiskonin bagëtitë, pas…

Read More

Drejtori i Qendrës për Menaxhimin e Krizave (QMK), Muhamed Ali, informoi se për shkak të reshjeve të dendura të shiut që kanë përfshirë rajonin perëndimor, përmes numrit të vetëm të emergjencës 112 është marrë një njoftim për një rrëshqitje të madhe dhe të rrezikshme të dheut në fshatin Shipkovicë të Tetovës. Rrëshqitja e dheut është në një zonë të populluar dhe përbën rrezik për banorët. Katër shtëpi janë të kërcënuara drejtpërdrejt. Shtabi i Krizave i Komunës së Tetovës është aktivizuar, dhe njerëz nga Komisioni Qendror Ushtarak, Drejtoria Rajonale e Tetovës dhe Inspektorati Ndërtimor Komunës së Tetovës janë në terren.

Read More

Përplasje mes pushtetit dhe opozitës për ish-kryeministrin në arrati Nikolla Gruevski. Nga foltorja e Kuvendit, gjatë pyetjeve të deputetëve, deputeti Mile Taleski nga LSDM pyeti nëse Ministria e Drejtësisë ka dorëzuar kërkesë për ekstradimin e Gruevskit dhe nëse janë të sakta informacionet se pushteti po përgatit terrenin për ta kthyer ish-kryeministrin, i cili ndodhet në Budapest. Ministri i Drejtësisë u përgjigj se Gruevski ka azil politik dhe se kërkesa për kthimin e tij në vend do të dorëzohet pasi të krijohen kushtet për këtë. “Këto informacione që kanë arritur tek ne nuk mund t’i injorojmë, përkundrazi, këtu në këtë institucion…

Read More

Një shkupjan ka denoncuar se automjeti i tij ishte djegur në një hapësirë parkingu në rajonin e Bit Pazarit, njoftuan sot nga Ministria e Punëve të Brendshme. “Sot në orën 01:20, në SPB Shkup, S.F. (62) nga Shkupi denoncoi se në një hapësirë parkingu në zonën e Bit Pazarit ishte djegur automjeti i tij ‘tojota rav 4’ me targa të Shkupit”, sqaruan nga MPB. Persona të lënduar nuk ka, ndërsa nga ekipi i Brigadës Zjarrfikëse të Shkupit zjarri ishte shuar. Është kryer inspektim dhe siç potencuan nga MPB, po merren masa për zbardhjen e rastit

Read More

Duke folur për protestën që do të mbahet në Shkup më 13 dhjetori kundër Gjykatës Speciale të Hagës, zv/ministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, tha se përgatitjet për këtë protestë janë duke u zhvilluar në përputhje me procedurat dhe komptentenca. “MPB po merr masat e duhura për të siguruar mbarëvajtjen e ngjarjes dhe për të ruajtur besoj sigurinë publike. Besoj se gjitha kushtet janë pjekura që kjo protestë të kaloj në mënyrë sa më të mirë”, tha zv/ministri Iseni, në emisionin “Debat në Shenja”. Sa i përket veteranëve të UCK-së, të cilët do të vijnë atë ditë në protestë…

Read More

Një tifoz sllovak mbrëmjen e djeshme u arrestua në Aeroportin e Shkupit për sjellje agresive gjatë fluturimit nga Sllovakia, ndërsa 10 të tjerëve nuk u lejua hyrja në vend për arsye sigurie, përcjell TV21. Nga Policia njoftojnë se ndaj personit L.T. do të dorëzohet kallëzim përkatës. “Më 10.12.2025 rreth orës 20:30, në SPB-Shkup, shërbimet e Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit dhe Qendra Rajonale për Punë Kufitare Veri raportuan se në një aeroplan që vinte nga Sllovakia, disa persona nën ndikimin e alkoolit, pjesë të një grupi tifozësh, nuk respektonin rregullat gjatë fluturimit dhe pas uljes, silleshin në mënyrë agresive dhe shqetësonin…

Read More