Autor: Suad Avdiu

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski sot përsëriti se nuk do të përkrah protestën në Shkup, kundër gjykimit të liderëve të UÇK-së në Hagë, shkruan Telegrafi Maqedoni. Ai tha se vendimi i Izet Mexhitit për përkrahjen e protestës nuk e shikoj si diçka të mirë. “Mirë është ta pyetni Mexhitin për këtë. Qeveria nuk do ta përkrah këtë protestë, por të të angazhohemi që kjo të kalojë qetë, të ketë incidente. Mendoj se përkrahja e Mexhitit është për shkak të presionit të organizatorëve se frikësohet mos të humb pikë politikë, që mendoj se është diçka e gabueshme”, tha Mickoski.…

Read More

Kryeministri Hristijan Mickoski tha se pas festave të fundvivtit planifikon të dalë para Komitetit Qendror të VMRO-DPMNE-së me propozim për përbërjen e Komitetit Ekzekutiv, pas çka KE pritet të nënshkruajë zgjedhje të përgjithshme në organet e partisë dhe komitetet komunale, përcjell TV21. Mickoski tha se pas këtij procesi në parti, që pritet të zgjasë rreth 2-3 muaj, do të vijojë rikonstruktimi i qeverisë, ndërsa tha se ende nuk ka menduar nëse në qeveri do të ketë katër zëvendëskryeministra, respektivisht nëse do të ketë reduktim. “Ja ta rrumbullakojmë këtë proces diku nga, kushtimisht thënë, fundi i marsit, fillimi i muajit prill.…

Read More

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se kanë parashtruar kallëzim penal ndaj ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, përcjell TV21. I njëjti, sipas MPB-së, dyshohet për keqpërdorim të detyrës dhe autorizimeve duke dëmtuar buxhetin e shtetit për 5.565.927 denarë (rreth 90.500 euro) “Gjatë ushtrimit të funksionit të tij si ministër i Brendshëm, gjatë vitit 2021, O.S. ka shfrytëzuar pozitën dhe autorizimet zyrtare për t’i mundësuar një subjekti juridik – për kontroll teknik në komunën Saraj – të përfitojë pasuri në mënyrë të kundërligjshme në shumën prej 5.565.927 denarë. O.S. veprën e ka kryer duke mos marrë vendim për…

Read More

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, në Shkup u zhvillua Forumi Rajonal “Nga politika në ndikim: avancimi i integritetit dhe reformave institucionale në Ballkanin Perëndimor”, nën organizimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, në partneritet me Suedinë, Zvicrën, Bashkimin Evropian dhe UNOPS. Forumin e hapi Zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai, i cili theksoi se lufta kundër korrupsionit duhet të jetë politikë e qëndrueshme shtetërore dhe standard evropian, e mbështetur në rezultate konkrete dhe jo në premtime. Në fjalën e tij, Fetai kujtoi zotimin e Qeverisë për ta trajtuar integritetin institucional si prioritet afatgjatë, duke theksuar…

Read More

Ata që këtu paraqiten si organizatorë janë bartës të një subjekti politik që ka qenë në qeveri për 22 vite, periudhë gjatë së cilës kanë ndodhur burgosje të montuara dhe vrasje të komandantëve. Në asnjë rast ata nuk kanë marrë pjesë në protestat që ne i kemi organizuar atëherë si shoqëri civile, e aq më pak tani, kur janë opozitë e falimentuar dhe nuk dinë si të krijojnë një kauzë. Tani po përpiqen që një kauzë dhe një vlerë të madhe kombëtare ta keqpërdorin për përfitime politike, duke dalë në ballë të protestës. Ne absolutisht mbështesim çdo lloj proteste. Kemi…

Read More

Tre persona nga Kumanova u ndaluan mbrëmë nën dyshimin se kanë vjedhur pjesë nga një autobus dy muaj më parë. – Më 09.12.2025 në orën 21:20 në Kumanovë, oficerët e policisë nga Departamenti i Punëve të Brendshme të Kumanovës arrestuan A.L. (31), M.L. (26) dhe D.Z. (25), të gjithë nga Kumanova, njofton Ministria e Punëve të Brendshme. Siç shton policia, ata dyshohet se kanë marrë pjesë nga një autobus më 12.10.2025 në fshatin Gorno Kojnare, Kumanovë, me përdorim force. – Ata u ndaluan në një stacion policor dhe pranuan krimin në një intervistë zyrtare, shton policia. Pas dokumentimit të plotë…

Read More

Liderët e koalicionit VLEN janë duke shqyrtuar propozimin e Zeqirija Ibrahimit për unifikimin e VLEN-it dhe mënyrën e bashkëpunimit. Kështu deklarojnë zyrtarisht nga koalicioni, një ditë pasi Ibrahimi njoftoi dorëheqjen nga drejtimi i Alternativës, duke lënë një propozim pas vetes që liderët e tjerë ta shqyrtojnë. Nga VLEN nuk zbardhin më shumë detaje për përmbajtjen e propozimit të Ibrahimit. Ata thonë se koalicioni funksionin në mënyrë të shkëlqyer kurse largimin e Ibrahimit e shohin si proces demokratik. “Koalicioni VLEN funksionon në formë të shkëlqyeshme, ashtu sikur ka funksionuar deri më sot, me kryesi qendrore, media qendër dhe kuadro të përbashkët.…

Read More

Dje, në rrugën rajonale midis fshatit Karaorman dhe Shtipit ndodhi një aksident i rëndë trafiku, në të cilin u lënduan tre persona. Sipas informacioneve nga SPB Shtip, oficerët e policisë kanë kryer inspektimin e vendit të aksidentit, dhe është thirrur një njësi zjarrfikëse për të nxjerrë të lënduarit nga automjeti. Të lënduarit janë transportuar në Spitalin Klinik në Shtip, ku u është ofruar ndihma e duhur mjekësore. SPB Shtip njoftoi se detaje shtesë rreth aksidentit do të shpallen gjatë ditës.

Read More

Një çereku apo 25 për qind e kontrolleve tregojnë parregullsinë në punën e kompanive të ndryshme. Kjo do të thotë se një numër i madh subjektesh ende nuk lëshojnë fatura fiskale, gjë që dëmton drejtpërdrejt shtetin dhe krijon konkurrencë të padrejtë. Nga Drejtoria për të Ardhura Publike thonë se ky është një problem sistemik që kërkon metoda të reja kontrolli, digjitalizim më të mirë dhe disiplinë më të fortë në këtë fushë. Pra, tatimorët po shtojnë kontrollet në industrinë e ushqimit përpara festave, pasi shifrat treguan se moslëshimi i kuponëve fiskalë vazhdon të jetë një fenomen i përhapur. Deri më…

Read More

Ministria e Transformimit Digjital njofton se kanë mbetur edhe 10 ditë për aplikimin për vauçerët studentorë në vlerë të 15,300 denarëve, për blerje të pajisjeve teknologjike, përcjell TV21. Deri tani janë ndarë gjithsej 42.606 vauçerë, nga të cilët 27.426 janë përdorur. “Sipas projektit aktual të Qeverisë, i cili realizohet në bashkëpunim mes Ministrisë së Transformimit Digjital, Sekretariatit të Përgjithshëm të Qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, janë paraparë gjithsej 55.000 vauçerë për pajisje elektronike për studentët e studimeve deridiplomike, të regjistruar në vitin akademik 2025/26,” thuhet në njoftimin e Ministrisë. Nga atje rikujtojnë se afati për aplikim nga studentët…

Read More