Autor: Suad Avdiu

Presidenti rus Vladimir Putin ka shprehur gatishmërinë për të rifilluar dialogun me presidentin francez Emmanuel Macron, në një moment delikat për negociatat mbi luftën në Ukrainë dhe rolin e Evropës në procesin e paqes. Deklarata erdhi nga zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, pasi Macron tha se, nëse ndërmjetësimi amerikan dështon, evropianët duhet të flasin drejtpërdrejt me Moskën. “Putin është gati për dialog”, tha Peskov, duke konfirmuar se presidenti rus është i hapur për një bisedë me homologun francez. Reagimi i Moskës ka ndryshuar shpejt klimën diplomatike, në një kohë kur po zbehet ideja e një takimi trepalësh mes SHBA-së, Rusisë…

Read More

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, më 18 dhjetor nënshkroi një urdhër ekzekutiv me të cilin marihuana është riklasifikuar nga Kategoria e Parë në të Tretën të substancave të kontrolluara në nivel federal. Me këtë, ajo nuk trajtohet më si një substancë pa përdorim të njohur mjekësor, por si një substancë e kontrolluar me vlerë të njohur mjekësore. KATEGORITË E SUBSTANCAVE TË KONTROLLUARA: Kategoria I: „Substanca më të rrepta të kontrolluara (pa përdorim të njohur mjekësor)“ Kategoria II: „Barnat e rrepta të kontrolluara me përdorim mjekësor“ Kategoria III: „Substanca të kontrolluara me përdorim të njohur mjekësor“ Kategoritë…

Read More

Dimri në vend dhe në hemisferën veriore të Tokës filloi sot pasdite në orën 16 e 3 minuta. Njëherësh në hemisferën jugore të Tokës ka filluar vera. Në fillim të dimrit, dita është më e shkurtër, ndërsa nata më e gjatë. Deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 10 ditë. Dimri do të zgjasë 88 ditë 23 orë e 42 minuta, ose deri më 20 mars 2026 kur fillon pranvera në hemisferën veriore dhe vjeshta në hemisferën jugore.

Read More

Gjoko Velkovski, zëvendësministër për Politikë Sociale, Demografi dhe të Rinj, në një intervistë për Radio Evropa e Lirë ka deklaruar se likuiditeti i Fondit të Sigurimit Pensional mund të përmirësohet përmes rritjes së numrit të të punësuarve në tregun e punës. Sipas tij, kjo mund të arrihet duke stimuluar më fuqishëm punësimin e përfituesve joaktivë të ndihmës sociale nga shteti. “Bazuar në të gjitha statistikat që i kemi, në Maqedoninë e Veriut ende ekziston një numër i mjaftueshëm i qytetarëve që mund të punësohen. Po jap një shembull konkret: në sistemin e mbrojtjes sociale sot kemi 32 mijë familje që…

Read More

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut në dy ditët e ardhshme, 22 dhe 23 dhjetor. Spiropali do të pritet në Shkup nga Presidentja e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, Kryeministri Hristijan Mickoski, Kryetari i Parlamentit Afrim Gashi dhe Ministri për Punë dhe Tregti të Jashtme, Timço Mucunski. Nesër në orën 11.30, Spiropali dhe Mucunski do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp. Spiropali do të ketë gjithashtu edhe një darkë pune me Zëvendës Kryeministrin për Mirëqeverisje dhe Antikorrupsionin, Arben Fetai dhe Ministrin…

Read More

Gripi ende nuk ka arritur pikun. Madje gjatë javës së kaluar janë raportuar 126 raste të reja, por që përbëjnë një rënie prej 31 për qind për qind krahasuar me javën paraprake. Gjatë kësaj periudhe mbizotëron influenza A. Simptomat zakonisht shfaqen papritur dhe përfshijnë temperaturë të lartë, dhimbje muskujsh dhe kollë. Në disa raste, gripi mund të shoqërohet me komplikime, si infeksione bakteriale sekondare dhe infeksione të traktit të poshtëm respirator, të cilat mund të kërkojnë edhe trajtim spitalor. “Sipas raportit të Institutit të Shëndetit Publik gripi është ende nën pragun e aktivitetit sezonal në bazë të rasteve të raportuara,…

Read More

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka deklaruar se Kongresi i Pestë i partisë shënoi një moment të rëndësishëm reformues, duke dëshmuar pjekuri politike, përgjegjësi dhe guxim për ndryshim. Sipas Ahmetit, BDI ka zgjedhur të reformohet thellë, jo për arsye formale, por për të ndërtuar të ardhmen e saj politike. Ai theksoi se përmes ndryshimeve thelbësore në strukturë, përbërje dhe aktet themelore, partia ka arritur të rinovohet pa e humbur boshtin ideologjik dhe politik. Ahmeti shprehu mirënjohje për besimin dhe rikonfirmimin e tij si kryetar i BDI-së, duke vlerësuar angazhimin e delegatëve dhe strukturave partiake. Ai nënvizoi se…

Read More

Sot, më 21 dhjetor, në orën 16:03, ndodh zyrtarisht solstici i dimrit, i njohur ndryshe edhe si dita e dimrit. Ky moment astronomik shënon ditën më të shkurtër dhe natën më të gjatë të vitit në hemisferën veriore. Solstici i dimrit ndodh për shkak të pjerrësisë së boshtit të Tokës, rreth 23.5 shkallë. Në këtë periudhë, hemisfera veriore është e anuar larg Diellit, duke bërë që rrezet diellore të bien më pjerrët dhe që kohëzgjatja e ndriçimit ditor të jetë minimale. Dielli gjatë mesditës shfaqet në lartësinë më të ulët mbi horizont gjatë gjithë vitit. Edhe pse sot është dita…

Read More

Në Kongresin e V-të të Bashkimit Demokratik për Integrim u miratua Statuti i ri i partisë si dhe një sërë rezolutash që, sipas drejtuesve të BDI-së, janë të rëndësishme për funksionimin e brendshëm të partisë, stabilitetin politik dhe integrimin e shtetit. Deputeti i BDI-së, Arbër Ademi, njoftoi se në këtë Kongres ka marrë besimin e kryetarit Ali Ahmeti dhe të anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm për t’u emëruar në funksionin e Sekretarit të Përgjithshëm të partisë. Ademi uroi kryetarin Ali Ahmeti për mandatin e ri në krye të BDI-së, duke i dëshiruar suksese në drejtimin e proceseve që, sipas tij,…

Read More

Sistemi nuk do të gjobisë vetëm shpejtësinë, por edhe tejkalimet në vijë të plotë, parkimet e parregullta dhe shkeljet tjera të rënda. Autoritetet presin që falë këtij sistemi trafiku, në Tetovë të bëhet dukshëm më i sigurt dhe më i rregullt Urim HASIPI Tetovë, 21 dhjetor – Pas Shkupit, edhe rajoni i Tetovës – përfshirë Kumanovën, do të implementojë sistemin e avancuar të monitorimit “Safe City”. Ndërkohë që në Shkup vijon faza testuese, gjatë së cilës shoferët që tejkalojnë shpejtësinë marrin gjoba paralajmëruese, në Tetovë ka nisur vendosja e kamerave të reja për matjen e shpejtësisë dhe identifikimin e kundërvajtjeve.…

Read More