Autor: Suad Avdiu
Ne vazhdim po ju sjellim postim në fejsbuk të Burim Jasharit: “Te Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi. Me dhimbje të thellë morëm lajmin për aksidentin tragjik në Beograd, ku humbën jetën Avdiu Nazim dhe bashkëshortja e vëllait tonë Shkëlzen Avdiu,ndërsa Shkëlzen Avdiu ndodhet në gjendje kome, në gjendje të rëndë shëndetësore. Nazim Avdiu ishte një xhemat i afërt i imi, shembullor, namazli i përkushtuar, njeri i qetë dhe i urtë, dhe një personalitet i respektuar nga të gjithë. Ai ka dhënë një kontribut të çmuar në xhaminë tonë “Jakup Asipi” – Berlin. Kjo humbje është e rëndë…
Prokuroria Publike e Maqedonisë së Veriut vazhdon ta zvarisë hetimin e dytë për zjarrin në spitalin modular të Tetovës ku u dogjën 14 persona, shkruan Portalb.mk. Pavarësisht se kanë kaluar mbi dy vite që kur Prokuroria Publike e RMV-së njoftoi se po zhvillohet hetim i dytë nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ende nuk ka vendim dhe nuk është ngritur aktakuzë. Nga Prokuroria Publike tani nuk tregojnë se në çfarë faze është ky rast dhe kur pritet të ketë vendim, ndërsa vazhdimisht janë arsyetuar se rasti po hetohet. Pasi fajtorët e zjarrit në Spitalin Modular të Tetovës nuk u sollën para…
Nga TAV Maqedoni njoftojnë se për shkak të mjegullës, e cila edhe sot, më 21 dhjetor 2025, është e pranishme në luginën e Shkupit, në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit ka ulje të dukshmërisë, gjë që rezultoi që, në periudhën nga ora 00:00 deri në ora 12:00, kompanitë ajrore të anulojnë 20 fluturime dhe të riorientojnë 1 fluturim, përcjell TV21. Pas orës 11:00 kanë ateruar avionët nga Dortmundi dhe Vjena, ndërsa aktualisht pritet të fluturojë avioni për Hamburg. Sipas parashikimit të motit që na vjen nga Shërbimi Meteorologjik i M-NAV, ulja e dukshmërisë pritet edhe për pjesën tjetër të ditës, si…
Dy personat që humbën jetën në aksidentin e rëndë të mëngjesit të sotëm në autostradën Beograd-Nish janë banorë të fshatit Mateç të Komunës së Likovës, raportojnë mediat. Një burrë dhe një grua, dyshohet të jenë pjesëtarë të një familjeje të nderuar të fshatit, familja e një profesori të njohur nga Mateçi. Aksidenti ndodhi herët në mëngjes, pranë nyjës Umçari në autostradën Beograd-Nish, kur automjeti i tipit “Seat”, me targa gjermane, për arsye ende të paqarta, doli nga rruga. Sipas të dhënave fillestare, shoferi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi mjetin, duke goditur gardhin mbrojtës dhe një shenjë trafiku në afërsi…
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, këtyre ditëve ka takuar bashkëluftëtarët e tij nga Kumanova, Shkupi dhe të gjitha trevat e tjera shqiptare, duke rikujtuar rrugëtimin e përbashkët të luftës për liri dhe vizionin për të ardhmen e Kosovës, shkruan agjencia e lajmeve INA. Në listën e AAK-së për deputetë, Haradinaj ka përfshirë edhe gjeneralin e njohur dhe ish-kryeministrin e Kosovës, Agim Çeku, si dhe shumë personalitete të tjera të jetës politike e publike. I njohur për lidhjet e tij miqësore në Pentagon dhe Uashington, Haradinaj ka theksuar se misioni i tij strategjik mbetet anëtarësimi i…
Marrëveshjet kolektive të nënshkruara me universitetet shqiptare dëshmon një të vërtetë që për vite me radhë u mohua. Problemi nuk paska qenë as ligji, as procedurat, as institucionet. Problemi paska qenë politika e BDI-së. Universitetet shqiptare nuk mbetën jashtë rastësisht. Ato u lanë qëllimisht në pritje, u detyruan të dalin në protesta dhe u trajtuan si temë dytësore, sa herë që barazia nuk i përshtatej interesave politike të BDI-së. Në periudhën kur Talat Xhaferi mbante përgjegjësi institucionale, kjo padrejtësi jo vetëm që nuk u korrigjua, por u justifikua dhe u normalizua. Ky është fakt që askush nuk mund ta fshijë.…
Dy persona, shtetas të Maqedonisë së Veriut, humbën jetën në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi herët në mëngjes në autostradën Beograd – Nish në Serbi. Sipas informacioneve nga mediat serbe, automjeti në të cilin udhëtonin doli nga rruga. Aksidenti ndodhi pranë daljeve të Umçarit. Sipas mediave serbe, vetura e markës “Seat” me targa gjermane ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugës. Raportohet se nga makina e aksidentuar u nxorën trupat e një burri dhe një gruaje, të cilët u konfirmuan se janë shtetas të Maqedonisë. Sipas raportimeve, në automjet ndodhej edhe një person tjetër, pasagjer, i cili…
Pavarësisht zhvillimeve në të ardhmen, dëmi është bërë. Gjuha e përdorur nga LVV-ja në drejtim të mediave është dënuar disa herë nga Bashkimi Evropian dhe organizatat ndërkombëtare të mediave. Liria e shtypit në Kosovë e ka pësuar më 2025 rënien më të madhe në 15 vjet, sipas Indeksit të Reporterëve pa Kufij Nga bojkotimi i mediave të Kosovës e sulmet ndaj gazetarëve, në prani më të madhe në to. Nga përdorimi i termave “hajvanë” e “hajvanat”, me premtimin për një gjuhë më të matur dhe bashkëpunuese me partitë e tjera të mëdha shqiptare. Këto janë vetëm disa ndryshime në qëndrime…
Nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë njoftojnë se për shkak të ndryshimit të vetive organoleptike dhe pranisë së konstatuar të larvave dhe insekteve, Inspektori i Ushqimit këtë javë ndaloi importin e 22,3 tonë kivi të destinuara për përpunim industrial dhe nxori vendim për asgjësimin e padëmshëm të tyre, përcjell TV21. Siç njoftojnë nga AUV, bëhet fjalë për 22.340 kilogramë kivi, të importuara nga Republika e Serbisë, për të cilat, pas kontrollit organoleptik nga inspektori i ushqimit, është konstatuar se nuk janë të sigurta për import dhe për përpunim të mëtejshëm. “Importuesit i është lëshuar vendim me urdhër për asgjësimin e…
Për shkak të mjegullës së dendur janë anuluar të gjitha fluturimet e mëngjesit nga Aeroporti i Shkupit. Janë anuluar fluturimet e kompanisë ajrore “Wizz Air” nga Shkupi drejt Dortmundit, Brukselit, Parisit, Lubjanës, Bazelit, Memingenit dhe Venecias. Është anuluar gjithashtu edhe fluturimi drejt Zagrebit i “Croatia Airlines”, si dhe ai drejt Stambollit i “Turkish Airlines”. Swiss Residence Aktualisht, në aeroportin e Shkupit nuk ndodhet asnjë avion. Asnjë nga gjashtë avionët e “Wizz Air” që janë të stacionuar në bazën e Shkupit nuk ka arritur të ulet dje në aeroportin e Shkupit. Për shkak të mjegullës, avionët janë devijuar drejt aeroporteve në…
