Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
  • ADS
Lajmet e fundit

BFI-ja kërkoi që mos të përdoret figura e Reisit për reklama komerciale

3 Korrik, 2026

Krenari: Ansambli nga Shkupi niset drejt Spanjës, do të përfaqësojë kulturën shqiptare!

3 Korrik, 2026

Seanca për zgjedhjen e 8 ministrave të rinj caktohet më 13 korrik

3 Korrik, 2026

Hoxha: Dialogu i hapur për lejen e USJE-s sjell ndryshime konkrete dhe kthen besimin e qytetarëve

3 Korrik, 2026

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, në vizitë pune në pikat kufitare Tabanoc dhe Bellanoc

3 Korrik, 2026

Zëvendësministri Admir Shabani: Pajisjet e reja për Armatën forcojnë kapacitetet dhe gatishmërinë operative

3 Korrik, 2026

REAGON Albin Kurti: Siguria ushqimore është jetike për shëndetin e qytetarëve.

3 Korrik, 2026

Taravari: 200 mijë maqedonas me pasaporta bullgare

3 Korrik, 2026

Të hënën nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e autostradës Shkup-Bllacë

3 Korrik, 2026

Shkarkimet përfshijnë edhe zëvendësministrat e drejtorët

3 Korrik, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E shtunë, 4 Korrik
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
  • ADS
TV NewsTV News

Kanabisi mjekësor, vendimi i Trump hap mundësi të reja por edhe debat në Maqedoni

Suad AvdiuBy Suad Avdiu21 Dhjetor, 2025 Botë Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, më 18 dhjetor nënshkroi një urdhër ekzekutiv me të cilin marihuana është riklasifikuar nga Kategoria e Parë në të Tretën të substancave të kontrolluara në nivel federal. Me këtë, ajo nuk trajtohet më si një substancë pa përdorim të njohur mjekësor, por si një substancë e kontrolluar me vlerë të njohur mjekësore.

KATEGORITË E SUBSTANCAVE TË KONTROLLUARA:

Kategoria I: „Substanca më të rrepta të kontrolluara (pa përdorim të njohur mjekësor)“

Kategoria II: „Barnat e rrepta të kontrolluara me përdorim mjekësor“

Kategoria III: „Substanca të kontrolluara me përdorim të njohur mjekësor“

Kategoritë IV–V: „Barnat me rrezik më të ulët“

Ky vendim nuk nënkupton dekriminalizimin e marihuanës në nivel federal, as lehtësimin e përdorimit rekreativ. Ajo hap rrugën për kërkime mjekësore dhe studime klinike më të lehta, si dhe mundësi lehtësimi për industrinë e kanabisit mjekësor, të cilat do të përcaktohen përmes rregulloreve të mëtejshme federale – si ngarkesa më e ulët tatimore dhe qasje më e lehtë në shërbime bankare.

EFIKETE KYÇE NGA URDHËRI EKZEKUTIV:

• Kërkime mjekësore më të lehta

– Kërkuesit do të kenë më pak barriera rregullatore

• Mundësi lehtësimi për industrinë

– Efekte tatimore dhe financiare përmes rregulloreve të mëvonshme

• Fillimi i një procesi më të gjerë

– Nuk bëhet fjalë për legalizim përfundimtar

Vendimi në ekonominë më të madhe botërore ka hapur disa pyetje edhe në Maqedoni. Vendi tashmë është prodhues i kanabisit mjekësor, dhe pjesa më e madhe e prodhimit është për eksport në tregjet e Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar. Megjithatë, edhe pse pacientët e Maqedonisë ligjërisht kanë të drejtë të përdorin kanabis mjekësor me diagnozë të duhur, në praktikë terapia është e vështirë për t’u arritur. Arsyeja është korniza ligjore restriktive.

“Në parim, sipas kërkesës së pacientit dhe me miratimin e pacientit. Kështu parashikon Ligji, nëse nuk gaboj.”, shtoi Dr. Igor Stojkovski, Drejtor i Klinikës së Onkologjisë.

Kjo do të thotë se mjekët nuk mund të rekomandojnë aktivisht kanabis mjekësor, por mund ta përshkruajnë vetëm nëse pacienti e kërkon, dhe vetëm brenda kornizës së diagnozave dhe stadive të saktë të sëmundjes.

Stojkovski shpjegon se tek pacientët onkologjikë kanabisi mjekësor nuk përdoret si terapi për të kuruar sëmundjen vetë, por mund të ketë rol në kontrollin e disa simptomave, si dhimbja, të përziera ose efektet anësore nga kimioterapia.

“Kanabisin mund ta përshkruajnë specialistët e radioterapisë, onkologjisë, hematologjisë, mendoj neurologjisë, psikiatrisë, mendoj edhe disa subspecialitete pediatrike. Po, situata mund të liberalizohet nëse shteti mendon, për ta bërë më të arritshëm për pacientët që me të vërtetë kanë nevojë, në kuptimin që të mund ta përshkruajnë edhe specialitete të tjera”, theksoi Dr. Igor Stojkovski, Drejtor i Klinikës së Onkologjisë.

Sipas vlerësimeve të paraqitura në debate profesionale, në Maqedoni ka të paktën 50.000 pacientë që potencialisht mund të përdorin kanabis mjekësor. Në Gjermani, ky numër tejkalon 900.000 pacientë, dhe vlerësohet se mund të arrijë deri në tre milionë, ku atje lejohet edhe përdorimi i luleve të kanabisit, por vetëm nën kontroll të rreptë mjekësor.

Lexuar: 244

Lajme te ngjashme

BFI-ja kërkoi që mos të përdoret figura e Reisit për reklama komerciale

Krenari: Ansambli nga Shkupi niset drejt Spanjës, do të përfaqësojë kulturën shqiptare!

Seanca për zgjedhjen e 8 ministrave të rinj caktohet më 13 korrik

Hoxha: Dialogu i hapur për lejen e USJE-s sjell ndryshime konkrete dhe kthen besimin e qytetarëve

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, në vizitë pune në pikat kufitare Tabanoc dhe Bellanoc

Zëvendësministri Admir Shabani: Pajisjet e reja për Armatën forcojnë kapacitetet dhe gatishmërinë operative

Lajmet e fundit

BFI-ja kërkoi që mos të përdoret figura e Reisit për reklama komerciale

3 Korrik, 2026

Krenari: Ansambli nga Shkupi niset drejt Spanjës, do të përfaqësojë kulturën shqiptare!

3 Korrik, 2026

Seanca për zgjedhjen e 8 ministrave të rinj caktohet më 13 korrik

3 Korrik, 2026

Hoxha: Dialogu i hapur për lejen e USJE-s sjell ndryshime konkrete dhe kthen besimin e qytetarëve

3 Korrik, 2026

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, në vizitë pune në pikat kufitare Tabanoc dhe Bellanoc

3 Korrik, 2026

Zëvendësministri Admir Shabani: Pajisjet e reja për Armatën forcojnë kapacitetet dhe gatishmërinë operative

3 Korrik, 2026

REAGON Albin Kurti: Siguria ushqimore është jetike për shëndetin e qytetarëve.

3 Korrik, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.