Autor: Suad Avdiu

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe të qeta me periudha me diell. Në mëngjes, në disa lugina do të shfaqet mjegull. Temperatura minimale do të jetë në intervalin -5 deri në 1, ndërsa maksimale do të arrijë nga 7 deri në 12 gradë. Në Shkup, vranësira të ndryshueshme dhe të qeta me mjegull në mëngjes. Temperatura minimale do të bjerë në -3, ndërsa maksimale do të arrijë deri në 7 gradë.

Read More

Në Kongresin e Pestë të Bashkimit Demokratik për Integrim, i cili po mbahet sot në Shkup, Nebi Rexhepi është zgjedhur Sekretar Organizativ i partisë, duke zëvendësuar Blerim Bexhetin. Ky ndryshim vjen në kuadër të rinovimit të strukturave drejtuese të partisë dhe synon përforcimin e organizimit dhe koordinimit të aktiviteteve të BDI-së në të gjithë vendin. Zgjedhja e Rexhepit pritet të ketë ndikim në rritjen e efikasitetit organizativ dhe mobilizimin e anëtarësisë, ndërsa BDI vazhdon përgatitjet për sfidat e ardhshme politike.

Read More

Festat e fundvitit po e kthejnë diasporën në vend – ka rritje të fluksit të automjeteve në pikën kufitare Tabanoc që hyjnë në vend, priten kolona më të mëdha automjetesh në ditët në vijim. Disa nga qytetarët që i takuam duke hyrë në vend thonë se vijnë për periudhën e festave që t’i kalojnë me të afërmit e tyre. Shumica prej tyre thonë se pritjet për hyrje në vend nuk janë të gjata, ndërsa të tjerë ndanë përvoja të ndryshme.“Pritët shumë, kishte trafik? Tani? Po. Jo, më shpejt se çdo herë tjetër që kemi kaluar, 15 minuta. Nga vini? Nga…

Read More

Kryetari i Komunës së Çairit dhe njëherësh kryetar i Lëvizja Demokratike, Izet Mexhiti, ka reaguar ashpër pas mbajtjes së Kongresit të BDI, duke e cilësuar atë si një “kongres-teatër”, të organizuar pas debaklit zgjedhor, pa asnjë thirrje për llogaridhënie dhe pa asnjë përgjegjësi politike. ]Sipas Mexhitit, në vend që Kongresi të shërbente si moment reflektimi për humbjen e zgjedhjeve, ai u shndërrua në një skenë teatrale, ku askush nuk u thirr dhe nga askush nuk u kërkua përgjegjësi. “Në vend të reflektimit, kongresi-teatër shpërndau pamflete me ‘tema madhore’ për të mbuluar dështimin, por akoma më keq, për të mos diskutuar…

Read More

Një çift bashkëshortësh dhe dy fëmijët e tyre kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur të shtunën, pak para orës 08:00 të mëngjesit, në autostradën A9 Pyhrn, në komunën Spital am Pyhrn, në rrethin e Kirchdorfit, në Austri. Sipas policisë, shoferja, një grua 39-vjeçare nga Kosova, ishte duke udhëtuar në drejtim të Grazit kur humbi kontrollin mbi automjetin. Vetura doli nga rruga në anën e djathtë, preku mbrojtësen metalike, u përplas me barrierën ndarëse prej betoni dhe më pas u rrokullis, duke mbetur në fund me rrota përpjetë, raporton Klankosova.tv. Përdorues të tjerë të rrugës njoftuan…

Read More

Taulant Seferi: “Ky është axha im, Sefer Seferi, djali i heroit të shqiptarëve Arif Seferi, nipi i Isuf Seferit. Në këtë fotografi jemi së bashku me axhën tim dhe familjen time, si pasardhës të denjë të Idriz Seferit dhe Can Seferit – emra që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë kombëtare. Kjo trashëgimi nuk është vetëm kujtim, por amanet. Amanet për ta ruajtur nderin, gjuhën, tokën dhe identitetin tonë shqiptar. Brezat ndërrohen, por gjaku, vlerat dhe krenaria mbeten. Ju përshëndesim me zemër dhe ju urojmë shëndet, forcë dhe mbarësi. Le të jemi gjithmonë të bashkuar, krenarë për rrënjët tona…

Read More

Të nderuar motra e vëllezër, Me propozim të Kryetarit Ali Ahmeti dhe me miratim të Këshillit të përgjithshëm të Bashkimit Demokratik për Integrim, nga sot jam zgjedhur Nënkryetar i BDI-së. Mirënjohës deri në pafundësi për mirënjohjen dhe besimin! Ju jap fjalën se do të jem në shërbim të çdo aktivisti dhe qytetari të vendit tonë, në drejtim të përmirësimit të politikbërjes dhe avancimit të përfaqësimit tonë politik. Ju faleminderit për mbështetjen e vazhdueshme!

Read More

Në kuadër të bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar, kordinatori nacional Mustaf Veseli përfaqësoi shtetit tonë në cilësinë e vëzhguesit në aktivitetin e Federatës Ndërkombëtare “World Camelids Sport”, i cili po mbahet në Bahrein. Gjatë organizimit katërditor, Veseli pati takime dhe komunikime me përfaqësues nga vende të ndryshme të botës, ku u diskutuan mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit dhe u shqyrtua edhe potenciali për hapjen e investimeve nga vendet e Gjirit. Me këtë rast, u ritheksua gatishmëria e shtetit tonë për të thelluar bashkëpunimin ndërkombëtar përmes dialogut konstruktiv, shkëmbimeve sportive dhe kulturore, si dhe nismave që synojnë forcimin e marrëdhënieve miqësore mes…

Read More

Policia Shqiptare ka apeluar për rritje të kujdesit nga drejtuesit e automjeteve që qarkullojnë në Rrugën e Kombit, konkretisht në segmentin Tuneli i Kalimashit–Morinë, për shkak të prezencës së mjegullës dhe shikueshmërisë së reduktuar. Policia Rrugore u bën thirrje drejtuesve të automjeteve që të ulin shpejtësinë, të ruajnë distancën e sigurisë dhe të respektojnë udhëzimet e punonjësve të Policisë në terren. “Shërbimet e Policisë së Njësisë për Sigurisë Rrugore, në bashkëpunim me Policinë Rrugore të DVP Kukës, ndodhen në terren për monitorimin e qarkullimit dhe për t’ju ardhur në ndihmë drejtuesve të automjeteve. “Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në…

Read More