Autor: Suad Avdiu
Këngëtari i njohur Shemsi Krasniqi- Shemi i grupit “Ilirët”, është gjetur i vdekur. Kështu ka raportuar mediumi “Reporteri.net” Ende nuk dihen arsyet e vdekjes.
Një dasmë luksoze e zhvilluar disa ditë më parë në Sanliurfa, në Anatolinë Juglindore të Turqisë, është bërë virale për shkak të madhështisë dhe pasurisë së shfaqur gjatë ceremonisë. Bëhet fjalë për martesën e 26-vjeçarit Kahraman Zulfikar Izol, avokat dhe nip i ish-deputetit të AKP-së (partisë së presidentit Taip Erdogan) në Sanliurfa, Zulfikar Izol, me 25-vjeçaren Nazdar Barzani, avokate dhe mbesë e përfaqësuesit të Irakut në Turqi, Mesut Barzani. Çifti kurorëzoi dashurinë e tyre në një ceremoni madhështore, ku morën pjesë personalitete të fuqishme të rajonit dhe mijëra të ftuar. Gjatë dasmës, të ftuarit u mblodhën rreth nuses dhe dhëndrit,…
Sasho Boshkovski është shpallur zjarrfikësi më i mirë, Milorad Trajkovski polici më i mirë, ndërsa Armend Afuzi inspektori më i mirë në Komunën e Kumanovës për vitin 2025. Çmimet për policin dhe zjarrfikësin më të mirë për vitin 2025, tradicionalisht i ndau kryetari i komunës Maksim Dimitrievski në emër të Komunës së Kumanovës, i cili i falënderoi për kryerjen profesionale të detyrave të punës, për përkushtimin dhe kujdesin ndaj qytetarëve, duke u dëshiruar suksese në të ardhmen. Boshkovski punon prej gjashtë vitesh si zjarrfikës-shpëtimtar dhe sot mori çmimin si më i miri nga Njësia Territoriale Kundër Zjarrit në Kumanovë. –…
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti sot në brifingun me gazetarët u pyet për reagimet nga të pakënaqurit me rezultatet nga Kongresi i pestë i partisë, përcjell TV21. Ahmeti tha se kanë bërë ndryshime të mëdha në Kryesi. “Sipas meje ka 2-3 persona qe kane reaguar publikisht. Abdyl Selam Selami më ka kërkuar falje, ai do jetë i rreshtuar në BDI. Ata që ikin pse s’kanë funksione, lirisht le të ikin. Asnjë parti në rajon s’ka bërë kaq ndryshim të madh në Kryesinë Qendrore”, tha mes tjerash Ahmeti.
Në seancën e sotme të Këshillit Ekonomiko-Social ku prezent ishte edhe kryeministri Hristijan Mickoski u tha se qëllimi i Qeverisë është të krijojë një ekonomi më të fortë, e cila hap vende të reja pune dhe siguron një standard jetese dinjitoz për çdo qytetar. “Qëllimi ynë është i qartë – një ekonomi më e fortë që krijon vlerë, hap vende të reja pune dhe siguron një standard jetese dinjitoz për çdo qytetar. Rritja ekonomike që po ndërtojmë duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe e drejtë, ndërsa rezultatet e kësaj rritjeje duhet të ndihen te punëtorët, por edhe të sigurojnë stabilitet dhe…
Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Aggeler është ndër diplomatët e karrierës që është tërhequr nga detyra si pjesë e vendimit të fundit të presidentit Donald Trump, i cili përfshiu ndryshimin e ambasadorëve në rreth 30 shtete, përcjell TV21. Këtë e kanë konfirmuar nga Ambasada e SHBA-së në Shkup, nga ku shtojnë se Ambasada do të vazhdojë të funksionojë normalisht gjatë procesit të tranzicionit. “Jemi thellësisht mirënjohës ndaj ambasadores Aggeler për shërbimin e saj në Maqedoninë e Veriut gjatë tre viteve të fundit dhe jemi të përkushtuar për të siguruar një tranzicion të qetë dhe efektiv që do t’i japë prioritet…
Dijana Toska KËRKESË PËR SQARIM ZYRTAR NGA SHTETI SHQIPTAR Deklarata e Ministres së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali, mbi “reciprocitetin në trajtimin e minoriteteve”, ku shqiptarët në Maqedoninë e Veriut përmenden në të njëjtën fjali me pakicën maqedonase në Shqipëri, kërkon sqarim të menjëhershëm dhe zyrtar nga institucionet e shtetit shqiptar. Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut nuk janë minoritet, por popull shtetformues, me mbi 30 përqind, faktor kushtetues, demografik dhe historik në këtë shtet. Çdo formulim që i relativizon apo i barazon me pakica kombëtare përbën devijim serioz nga e vërteta politike dhe historike. Shqiptarët jashtë kufijve administrativë…
Iniciativa qytetare “Për një Maqedoni më të pastër” ka nisur një nismë për vendosjen e detektimit dhe ndëshkimit automatik të hedhjes së bishtave të cigareve dhe mbeturinave nga automjetet, përmes sistemit “Qytet i Sigurt”, me qëllim uljen e ndotjes dhe rritjen e ndërgjegjësimit ekologjik publik. Nga iniciativa theksojnë se hedhja e bishtave të cigareve dhe mbeturinave nga automjetet prej vitesh paraqet një problem serioz në vend, si nga aspekti i ndotjes ashtu edhe nga ai i sigurisë publike. Sipas tyre, vendosja e sanksioneve automatike do të çojë në një ndryshim të shpejtë të zakoneve të qytetarëve, gjë që konfirmohet edhe…
Këshilli i Prokurorëve Publikë në seancën e sotme zgjodhi ushtruesen e detyrës së kryeprokurores së shtetit Anita Topolova Isajlovska do ta zëvendësojë Lubço Kovevskin, i cili dha dorëheqje të parvokueshme më 17 dhejtor. Këshilli i Prokurorëve njëzëri votoi për Topolova Isajlovskën, e cila deri tani, për një kohë të gjatë, ishte zëvendës kryeprokurore.
Këtyre ditëve doli nga shtypi libri i parë i autores, Mr. Gzime Ramadani, nga Kumanova, me titull “Gamifikimi, si qasje e re komunikimi në mësimdhënien dhe të nxënit e gjuhës së huaj”. Ky libër, i cili është punimi i magjistraturës së autores, me disa shtojca, është libri i vetëm deri më tani në fushën e mësimdhënies dhe nxënies, përfshirë edhe aspektet e komunikimit dhe ato didaktike, ku në qendër të fokusit ka integrimin e elementeve të lojës, në aktivitetet e të mësuarit “konvencional”, në mënyrë që të rritet angazhimi dhe motivimi i nxënësve. Kjo qasje, kontribuon në lehtësimin e të…
