Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Artan Hoxha: Çdo rast i dhunës policore po dokumentohet, dosja do t’u dorëzohet ndërkombëtarëve

23 Tetor, 2026

Daut Beqiri: Parandalimi i dhunës në shkolla, prioritet për sigurinë e nxënësve

22 Tetor, 2026

Pse shtypim disa herë butonin e ashensorit? Psikologjia shpjegon nevojën tonë për kontroll

22 Tetor, 2026

Dalin detaje të reja për identitetin e dy femrave në Kumanovë që morën 200 mijë euro në bankë me keqpërdorime

22 Tetor, 2026

Lehtësohen procedurat: Qytetarët e Maqedonisë do të mund të pajisen me viza pasi të arrijnë në Arabinë Saudite

22 Tetor, 2026

Agim Islami me shëndet të rënduar! Dauti kërkon trajtim më serioz, druhet nga përsëritja e rastit të Rexhail Qerimit

22 Tetor, 2026

Daut Memishi viziton stadiumin e Nerashtit, Komuna e Tearcës do të mbështesë projektin

22 Tetor, 2026

OVL e UÇK reagon pasi ligji për Specialen u kthye në Kuvend me kërkesë të PDK-së

22 Tetor, 2026

Del videoja, Capital T u kërcënua nga Policia e Tiranës pas mbështetjes për protestën?

22 Tetor, 2026

Mickoski nga Samiti në Mal të Zi: Pres mesazhe të fuqishme për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE

22 Tetor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 23 Tetor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Ahmeti: Ja çfarë dëshmoi kongresi i V-të i BDI-së

Suad AvdiuBy Suad Avdiu21 Dhjetor, 2025 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Screenshot
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka deklaruar se Kongresi i Pestë i partisë shënoi një moment të rëndësishëm reformues, duke dëshmuar pjekuri politike, përgjegjësi dhe guxim për ndryshim.

Sipas Ahmetit, BDI ka zgjedhur të reformohet thellë, jo për arsye formale, por për të ndërtuar të ardhmen e saj politike. Ai theksoi se përmes ndryshimeve thelbësore në strukturë, përbërje dhe aktet themelore, partia ka arritur të rinovohet pa e humbur boshtin ideologjik dhe politik.

Ahmeti shprehu mirënjohje për besimin dhe rikonfirmimin e tij si kryetar i BDI-së, duke vlerësuar angazhimin e delegatëve dhe strukturave partiake.

Ai nënvizoi se mbi 60 për qind e përbërjes së Këshillit të Përgjithshëm tashmë përbëhet nga anëtarë të rinj, përqindje që reflektohet edhe në Kryesinë e këtij këshilli. Po ashtu, sipas tij, është rritur ndjeshëm përfaqësimi i grave, nga 5 në përbërjen e kaluar në 10 në përbërjen e re, ndërsa për herë të parë janë përfshirë edhe tre të rinj nën moshën 29 vjeç në Kryesinë e Këshillit të Përgjithshëm.

Ahmeti theksoi se iniciatorët e reformës janë pikërisht ata që, me dinjitet, ia kanë lëshuar vendin brezit të ri, duke krijuar hapësirë për një gjeneratë të re të gatshme të marrë përgjegjësi.

Në përfundim, lideri i BDI-së deklaroi se partia mbetet një forcë politike stabile dhe reformuese, e përgatitur për sfidat e ardhshme, me ide dhe energji të reja, por gjithmonë besnike ndaj misionit për përfaqësim dinjitoz, barazi dhe zhvillim demokratik.

Ai falënderoi delegatët, strukturat dhe anëtarësinë për, siç u shpreh, hapjen e një kapitulli të ri të rëndësishëm për BDI-në, duke përfunduar me mesazhin: “Vazhdojmë bashkë”. (INA)

Lexuar: 31

Lajme te ngjashme

Daut Beqiri: Parandalimi i dhunës në shkolla, prioritet për sigurinë e nxënësve

Dalin detaje të reja për identitetin e dy femrave në Kumanovë që morën 200 mijë euro në bankë me keqpërdorime

Lehtësohen procedurat: Qytetarët e Maqedonisë do të mund të pajisen me viza pasi të arrijnë në Arabinë Saudite

Agim Islami me shëndet të rënduar! Dauti kërkon trajtim më serioz, druhet nga përsëritja e rastit të Rexhail Qerimit

Daut Memishi viziton stadiumin e Nerashtit, Komuna e Tearcës do të mbështesë projektin

Mickoski nga Samiti në Mal të Zi: Pres mesazhe të fuqishme për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE

Lajmet e fundit

Artan Hoxha: Çdo rast i dhunës policore po dokumentohet, dosja do t’u dorëzohet ndërkombëtarëve

23 Tetor, 2026

Daut Beqiri: Parandalimi i dhunës në shkolla, prioritet për sigurinë e nxënësve

22 Tetor, 2026

Pse shtypim disa herë butonin e ashensorit? Psikologjia shpjegon nevojën tonë për kontroll

22 Tetor, 2026

Dalin detaje të reja për identitetin e dy femrave në Kumanovë që morën 200 mijë euro në bankë me keqpërdorime

22 Tetor, 2026

Lehtësohen procedurat: Qytetarët e Maqedonisë do të mund të pajisen me viza pasi të arrijnë në Arabinë Saudite

22 Tetor, 2026

Agim Islami me shëndet të rënduar! Dauti kërkon trajtim më serioz, druhet nga përsëritja e rastit të Rexhail Qerimit

22 Tetor, 2026

Daut Memishi viziton stadiumin e Nerashtit, Komuna e Tearcës do të mbështesë projektin

22 Tetor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.