Autor: Suad Avdiu
Maqedonia nuk do të dërgojë ushtarët e saj në një mision në Ukrainë, si pjesë e një rezultati të mundshëm të bisedimeve të paqes midis SHBA-së, Ukrainës dhe Rusisë, thonë nga Ministria e Mbrojtjes të Maqedonisë së Veriut. Kjo përgjigje vjen pasi disa vende evropiane kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të dërguar ushtarët e tyre në Ukrainë për të ndihmuar në ruajtjen e paqes dhe për t’u përgjigjur në rast se Rusia shkel një marrëveshje të mundshme paqeje. Një njoftim i ngjashëm erdhi nga Sllovenia, megjithëse kryeministri i saj Robert Golob kërkoi që kjo të jetë vetëm si një…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nuk i ka ndalur kritikat ndaj Gjykatës Speciale. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë podkastit “Flasim”, foli për vizitën e tij në Hagë dhe takimin me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Tha se procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së buron nga një “farsë” e nisur në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës dhe e vazhduar në Gjykatën Speciale në Hagë. Kreu i qeverisë u shpreh se e ka gjetur Hashim Thaçin në gjendje të mirë shpirtërore, të qetë dhe të buzëqeshur, duke e cilësuar këtë si qëndrim të një njeriu të pafajshëm me karakter të fortë.…
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut më 22 dhe 23 dhjetor. Spiropali do të pritet në Shkup nga Presidentja e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, Kryeministri Hristijan Mickoski, Kryetari i Parlamentit Afrim Gashi dhe Ministri për Punë dhe Tregti të Jashtme, Timço Mucunski. Sot në orën 11.30, Spiropali dhe Mucunski do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp. Gjatë kësaj vizite ajo do të rikonfirmojë mbështetjen e fortë për integrimin europian të Maqedonisë së Veriut, duke theksuar se zgjerimi i BE-së mbetet…
Kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se nesër do të hapet zyrtarisht fushata zgjedhore. Sipas njoftimit, hapja e fushatës do të mbahet nesër në Pallatin e Kulturës në Gostivar, duke filluar nga ora 20:00. Limani ka theksuar se ky moment shënon nisjen e “rrugëtimit drejt Fitores së Madhe”, duke ftuar qytetarët dhe mërgimtarët që të jenë pjesë e këtij aktiviteti. Në hapjen e fushatës pritet të jenë të pranishëm edhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, si dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti. “Tani që jemi të gjithë, edhe…
Vazhdon të zvarritet punësimi i 72 punonjësve të rinj në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës. Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, tha se kërkesat për punësime janë bërë në bazë të sistematizimit që e kanë institucionet shëndetësore, por nuk kishte informacione se pse kërkesa ishte refuzuar. Ai theksoi se spitali mund të riaplikojë dhe procedura mund të rifillojë për buxhetin e vitit 2026. Ndërkohë, mungesa e stafit vështirëson punën në spital dhe shërbimet për pacientët. Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu u arsyetua për mosrealizimin e këtyre punësimeve dhe për masat do të ndërmarrë ministria për zgjidhjen e mungesës së stafit. “Pra…
Dukshmëri e ulët për shkak të mjegullës deri në 200 metra ka në rrugët Tetovë – Gostivar dhe Kumanovë – Stracin, dhe në Saramzalinë – Shtip deri në 100 metra, njoftoi Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM). Ndërkohë trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare në anën maqedonase, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM rekomandon shpejtësi të rregulluar, respektim të sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina dhe gryka, ku…
Nga Sektori për Punë të Brendshme njoftojnë se një 54-vjeçar nga Rogla e Tetovës është lënduar sot si pasojë e aksidentit mes dy kamionëve në autostradën Shkup-Kumanovë, respektivisht në afërsi të Zhelinës Kamioni, shoferi i të cilit u lëndua, është në pronësi të Ndërmarrjes Publike “Rrugët e Maqedonisë” – “Rrugët Shtetërore” “Sot (21.12.2025) në ora 10:05 në SPB Tetovë është raportuar se në autostradën Shkup-Tetovë, rreth 500 metra pas shkyçjes për në Zhelinë, ka ndodhur një aksident komunikacioni midis një automjeti transportues “Iveco” me targa të Shkupit, pronë e “Rrugët e Maqedonisë”, i drejtuar nga J.S. (54) nga fshati…
Ali Ahmeti kujton ish-sekretarin e përgjithshëm të BDI-së, Abdilaqim Ademi, duke theksuar se kontributi i tij i madh dhe besnikëria ndaj partisë kanë ndihmuar që BDI të mbetet një forcë e fortë dhe e pathyeshme. Ai lidh ditëlindjen e Ademit me mbajtjen e Kongresit të Pestë të partisë dhe nënvizon se puna dhe përkushtimi i figurave si Ademi janë pjesë e suksesit historik të BDI-së dhe rrugëtimit të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut drejt dinjitetit, barazisë dhe perspektivës evropiane. Ahmeti shpreh respekt dhe kujtim personal për Ademin, duke theksuar se kontributi i tij nuk do të harrohet. Reagimi i plotë:…
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe periudha diellore. Në disa lugina të vendit do të ketë dendësi të madhe të mjegullave. Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi juglindor. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -4 deri 1, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 4 deri 12 gradë celsius. Gjatë kësaj jave moti pritet të jetë i paqëndrueshëm dhe me reshje lokale të shiut./Telegrafi/
Reagimi i perfaqesuesit te larte te Levizjes Arbëria Orhan Ibrahimi, pas mbajtjes se Kongredit te BDI-së në Shkup: “Reforma, Kongresi, Aliu dhe BDI-ja 24 vite të vjedhura nga shqiptarët. 24 vite humbje, përçmimi dhe mashtrimi. U deformua qytetari shqiptar, u rrënua dinjiteti kombëtar, u shkatërrua integriteti i të rinjve. 24 vite Reforma, Kongresi, Aliu, BDI-ia, arriti t’i integrojë tog, në një vend e parti të gjithë me mashtrime e manipulime, një pjesë ia dërguan dhe deleguan, shumica dërmuese iu vetafrua: oportunistë, komunistë, atdhetarë e pseudo-atdhetarë, titistë, hajna, kriminelë, tradhtarë e zuzarë!”
