Autor: Suad Avdiu
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla lokale. Në disa lugina do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi verior dhe veriperëndimorë. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -6 deri në -1, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 7 deri në 14 gradë. Në Shkup, në orët e mëngjesit në disa pjesë të luginës do të ketë paraqitje të mjegullës. Gjatë ditës moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla. Temperatura minimale do…
“Lëvizja Arbëria është pasqyra para së cilës të gjithë këta “tuxharët politikë” shndërrohen në hiç, ashtu siç janë në të vërtetë: HIÇA”! *Status fejsbuku i perfaqesuesit te larte te Lëvizjes “Arbëria” z.Orhan Ibrahimi
Anëtari i kryesisë së Guxo, Kujtim Hajdaj, ka shprehur bindjen se partitë parlamentare, veçanërisht koalicioni qeverisës, do ta votojnë Vjosa Osmanin edhe për një mandat të dytë presidencial. Ai vlerëson se Osmani ka forcuar pozitën ndërkombëtare të Kosovës, veçanërisht raportet me SHBA-në, duke theksuar se pa të në krye të shtetit, Kosova rrezikon proceset integruese në NATO dhe BE. Postimi i plotë: Nuk e besoj që partitë tona shqiptare parlamentare, koalicioni qeverisës LV-GUXO-ALT-PDSHK jo se jo, do të merrnin guximin të mos ia bëjnë kuorumin dhe të mos e votojnë Presidenten tonë aktuale edhe për një mandat të dytë presidencial.…
Një ndërhyrje amerikane në Iran e një lloji tani duket gjithnjë e më e mundshme. Kështu së paku raporton Sky News, duke cituar burime të ndryshme. Sipas një zyrtari evropian të cituar nga Reuters, shkruan Sky News, kjo mund të ndodhë brenda 24 orëve të ardhshme. Ndërsa një zyrtar tjetër evropian tha gjithashtu se një ndërhyrje ushtarake amerikane tani “duket e mundshme”, shkruan më tej Sky News, përcjell Telegrafi. Siç shkruan më tej ky medium, një zyrtar izraelit i tha agjencisë së lajmeve se dukej se Trump kishte marrë një vendim për të ndërhyrë, por se fushëveprimi dhe koha ende…
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti pas takimit të liderëve, në lidhje me idenë e kryeministrit Hristijan Mikcoski për shfuqizimin e qeverisë teknike, tha se për këtë, duhet të konsultohen me BE-në dhe SHBA-në. “Sa i takon qeverisë teknike, qëndrimi ynë është se duhet të konsultohemi edhe me bashkautorët e sjelljes së këtij ligji, BE-në dhe SHBA-në”, tha Ahmeti. Në lidhje me ndryshimet e Kodit Zgjedhor, Ahmeti tha se kanë paraqitur propozimet e tyre. “Ne pajtohemi me një zonë zgjedhore, me prag prej 5% dhe me lista të hapura, tani mbetet kjo çështje për diskutime të mëtejme”, tha për Kodin Zgjedhor.…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, e ka paralajmëruar Iranin që të mos vazhdojë me ekzekutimin e protestuesve, duke theksuar se SHBA-ja do të ndërmarrë masa të forta nëse autoritetet në Teheran i varin iranianët e ndaluar. “Nëse bëjnë diçka të tillë, ne do të ndërmarrim masa shumë të ashpra,” deklaroi Trump në një intervistë për CBS News, pa specifikuar se çfarë reagimi konkret do të ketë Uashingtoni. Më herët, në një postim në platformën X, Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi se autoritetet iraniane planifikojnë ekzekutimin e protestuesit të ndaluar Erfan Soltani të mërkurën. Në njoftim thuhet…
Pas plot tre orë bisedimesh në takimin e liderëve të iniciuar nga kryeministri Hristijan Mickoski, ku karrigia e LSDM-së mbeti bosh, nuk u arritën marrëveshje konkrete. Sipas informacioneve që morëm, në fillim u hapën çështjet e agjendës reformuese, si dhe nevoja për sigurimin e shumicës së Badenterit për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, si edhe shumica prej dy të tretash për ligjin për sistemin “Safe City”, për të cilin u theksua se në afatin më të shkurtër duhet të gjendet zgjidhje që të mund të fillojë funksionimi nga 1 shkurti. Fokusi kryesor ishte shfuqizimi i qeverisë teknike, për të cilën…
Oficerë të armatosur suedezë u nisën të mërkurën drejt Grenlandës me kërkesë të Danimarkës, njoftoi kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson. Nuk është e qartë se sa oficerë do të dërgojë Stokholmi, por kryeministri suedez tha se ata janë pjesë e një grupi që përbëhet nga pjesëtarë të forcave të vendeve aleate, raporton televizioni BBC. “Së bashku, ata do të përgatiten për elementet në ardhje brenda kornizës së ushtrimit danez, Operacioni Qëndresa Arktike” – tha Kristerssoni në një deklaratë të publikuar në internet. Ditëve të fundit, Suedia i ka dalë në mbrojtje vendit fqinj, Danimarkës, pasi presidenti amerikan, Donald Trump, i përtëriu…
Kryetari i Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi, ka komentuar ngjarjet e fundit politike në vend në një intervistë për Televizionin Alsat. Gashi ka komentuar takimin e sotëm të liderëve të partive politike në vend. Ai ka nënvizuar rëndësinë e kthimit të institucionit të Kuvendit në epiqendër. “Do kisha dashur të nënvizoj dy elemente. I pari është nga informacionet që kam për takimin që ka rrjedhur brenda liderëve, ka qenë një takim shumë konstruktiv, mendoj se u tha edhe nga vet pjesëmarrësit. Dhe më gëzon shumë fakti që si demokraci po piqemi. Dialogu është i hapur, kemi mundësi të ulemi, të…
Vendet e Ballkanit shënojnë pozicione të ndryshme në listën e pasaportave më të fuqishme për vitin 2026, ku Maqedonia e Veriut(RMV) regjistron përmirësim, Shqipëria dhe Kosova rënie, ndërsa Greqia mbetet më e forta në rajon. Sipas renditjes më të fundit të Henley Passport Index, pasaporta e RMV-së renditet në vendin e 38-të, duke u mundësuar qytetarëve udhëtim pa vizë në 128 shtete. Tre pasaportat kryesore, sipas raportit të fundit nga Henley Passport Index, janë vendet aziatike: Singapori në vendin e parë me 192 destinacione pa pasur nevojë për një vizë, ose që e merr atë në mbërritje, Japonia dhe Koreja…
