Autor: Suad Avdiu
Një tjetër sukses i rëndësishëm vjen nga Tetova, kësaj here nga fusha e dijes dhe teknologjisë. Nxënësi i talentuar Ajan Ibraimi ka fituar vendin e dytë në Garën Shtetërore për Mendim Informatik, të organizuar nga Qendra për Edukim “New Corner” informon Tetovasot. Ky rezultat është dëshmi e punës, përkushtimit dhe talentit të jashtëzakonshëm që të rinjtë tanë po tregojnë gjithnjë e më shumë në fushat shkencore dhe teknologjike. Gara për mendim informatik vlerëson aftësitë logjike, analitike dhe zgjidhjen kreative të problemeve fusha këto kyçe për të ardhmen digjitale. Suksesi i Ajan Ibraimit nxënës i klasës së gjashtë, nuk është vetëm…
Në Dietikon të Zvicrës ka nisur një proces gjyqësor, ku i akuzuar kryesor është një imam dhe biznesmen kosovar 57-vjeçar nga Aargau, i dyshuar për një sërë veprash të rënda ekonomike. Sipas 20min.ch, aktakuza prej mbi 200 faqesh përfshin gjithsej 20 pika, mes tyre mashtrim, shpërdorim detyre, pastrim parash, evazion fiskal, falsifikim dokumentesh dhe jo vetëm. Dhe sipas prokurorisë, dëmi financiar arrin në disa milionë franga. Siç theksohet më tej, i pandehuri nuk u paraqit në seancë, duke deklaruar se ndodhet në një klinikë psikiatrike dhe është i paaftë për t’u marrë në pyetje, çka detyroi gjykatën të urdhërojë një kontroll…
Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, në përvjetorin e Masakrës së Reçakut, ka përkujtuar shqiptarët e vrarë në vitin 1999 nga forcat policore dhe ushtarake serbe. Kasami në një postim në Facebook shkruan se Reçaku ia dëshmoi botës të vërtetën e shqiptarëve. “Në përvjetorin e Masakrës së Reçakut, kujtojmë një nga plagët më të rënda në historinë tonë kombëtare. Reçaku ia dëshmoi botës të vërtetën tonë. Nderim për 45 shqiptarët e pafajshëm dhe përkushtim që e vërteta të mos harrohet kurrë”, ka shkruar Kasami.
Pas takimit të liderëve, grupet e punës në Kuvend sot pritet të takohen për të harmonizuar ligjet për të cilat dje liderët u morën vesh që të miratohen, përcjell TV21. Kreu i Kuvendit, Afrim Gashi tha se pret që sot ose nesër të gjendet zgjidhje për emërimin e Avokatit të Popullit. “Unë u njoftova për takimin e liderëve nga ju, gazetarët. Nga deklaratat e tyre përmes juve, mediave. Nga ajo që e kuptova nga kolegët që kanë qenë pjesë e takimit të liderëve, takimi ka qenë jashtëzakonisht konstruktiv. Pres që sot menjëherë të ketë takim të koordinatorëve në Kuvend dhe…
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka bërë të ditur se do të zhvillojë një takim tet-a-tet me kryeministrin dhe liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, me fokus sigurimin e shumicës së nevojshme prej dy të tretash për projektin “Qyteti i Sigurt”, Ligjin për Kundërvajtje dhe çështjet që lidhen me zbatimin e parimit të Badenterit në Gjykatën Kushtetuese. Pas përfundimit të takimit të liderëve parlamentarë, Ahmeti theksoi se për çështje të ndjeshme si shfuqizimi eventual i qeverisë teknike, duhet të përfshihet edhe bashkësia ndërkombëtare, përcjell INA. “Duhet të kërkohet qëndrim nga Bashkimi Evropian dhe Ambasada e Shteteve të…
Policia e Kosovës ka arrestuar dje në Zveçan një person të dyshuar për pjesëmarrje aktive në sulmin e 29 majit 2023 ndaj KFOR-it dhe zyrtarëve të Policisë së Kosovës, para objektit të komunës në Zveçan. Gazeta Sinjali mëson nga burime të besueshme se i dyshuari është Slobodan Radenkoviç, i lindur në vitin 1989, ndaj të cilit po zhvillohet procedurë penale për vepra të rënda që lidhen me cenimin e rendit kushtetues dhe sigurisë në Republikën e Kosovës. Sipas informacioneve, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DPP-Prishtinë, ka…
Kumanovarit 61-vjeçar i kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore, dy persona të cilët e kanë sulmuar fizikisht me shufra metali. Rastin e këtillë e ka konfirmuar edhe Policia e Kumanovës – Sektori për Punë të Brnedshme (SPB). “Me datën 14.janar.2026 në ora 01:33, në Policinë e Kumanovës (SPB) është paraqitur rasti që ka ndodhur në rrugën “Vasil Dragomanski” Kumanovë, kur personi me incialet A.S. i moshës 61-vjevare, është sulmuar fizikisht nga dy persona tjerë, të cilët me këtë rast kanë përdorur shufra të hekurta, me ç’rast personit A.S. (61), i kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore, të cilat i ka…
Sot shënohet 27-vjetori i Masakrës së Reçakut, një nga krimet më të rënda të kryera gjatë luftës në Kosovë, ku 45 civilë shqiptarë mbetën të vrarë nga forcat serbe. Në varrezat e dëshmorëve në Shtime, homazhe ka bërë edhe ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së,William Walker. Pos tjerash, ai u përshëndet me përzemërsi edhe nga ambasadorët e QUINT-it. Kjo masakër u bë e njohur për botën pas reagimit të menjëhershëm të Walker, i cili, pasi pa nga afër trupat e pajetë të civilëve, ngriti alarmin për krime të rënda kundër njerëzimit që po kryheshin ndaj shqiptarëve në Kosovë. william walker
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë paralajmëruar pezullimin e përpunimit të vizave imigruese për qytetarët e 75 shteteve, mes tyre edhe Maqedonia e Veriut, si pjesë e një ristrukturimi të gjerë të procedurave për imigrimin e ligjshëm. Vendimi i Departamentit Amerikan të Shtetit pritet të hyjë në fuqi më 21 janar dhe ka krijuar pasiguri të madhe te qytetarët maqedonas që synojnë ribashkimin familjar ose qëndrimin e përhershëm në SHBA, shkruan TetovaPress. Ky pezullim prek vizat imigruese që zakonisht përdoren nga persona që dëshirojnë të vendosen përgjithmonë në Shtetet e Bashkuara përmes sponsorizimit familjar, punësimit ose programit të lotarisë së…
Sot mbushen 25 vjet nga vrasja e paramilitarit famëkeq serb, Zeljko Raznatoviç, i njohur si Arkani. Ngjarja ndodhi të shtunën, më 15 janar 2000, rreth mesditës, në hollin e hotelit Intercontinental në Beograd. Arkani, i shoqëruar nga dy truproja, po ecte drejt hollit kur u qëllua nga Dobrosha Gavriç – një ish-oficer policie – së bashku me Milan Gjuriçiçin dhe Dragan Nikoliçin. Pasi nxorrën armët automatike, Arkanit dhe truprojave të tij nuk iu dha mundësia të reagojnë. Ai mori tre plumba në kokë dhe vdiq në vend. Truproja që prisnin jashtë e vendosën trupin e tij në makinë, por tashmë…
