Autor: Suad Avdiu

Maksim Dimitrievski : DRURËT E RINJ NË BULEVARDIN “REVOLUCIONI I TETORIT” ✅ Janë mbjellë mbi 200 fidanë përgjatë bulevardit “Revolucioni i Tetorit”, në kuadër të projektit “Gjelbërimi urban për frymëmarrje më të shëndetshme”. 📌 Në vijim janë planifikuar drurë të rinj edhe në një pjesë të bulevardit “MUB-ja e Tretë”, si dhe në oborret e SHMK “Pero Nakov” dhe IPSHF “Profesor Mijallkoviq”. 👉 Të tregojmë të gjithë përgjegjësi dhe, me pak kujdes e vëmendje, t’i ruajmë fidanët e mbjellë – ata janë për të gjithë ne.

Read More

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore. Në rrugën Shkup – Tetovë vërehet dukshmëri e zvogëluar për shkak të mjegullës nga 50 deri në 100 metra, njoftojnë nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM) dhe njëherit apelojnë për vozitje të kujdesshme, respektim të sinjalistikës së vendosur të trafikut, si dhe përshtatje të shpejtësisë sipas kushteve të rrugës. /Alsat.mk

Read More

Partia opozitare LSDM thekson se Qeveria teknike duhet të mbetet. Sipas tyre, shfuqizimi mund të ndodhë në momentin kur shoqëria të jetë gati, dhe për këtë, reformat sipas standardeve evropiane janë të nevojshme, veçanërisht në fushën e gjyqësorit. “Kur të zbatohen të gjitha ligjet e reformës që janë pjesë e rekomandimeve të BE-së dhe misionit të vlerësimit, në sferën e gjyqësorit, prokurorisë, policisë, ligjit dhe sundimit të ligjit, në atë moment ne si shtet do të jemi gati të shfuqizojmë qeverinë teknike”. “Kjo është thelbësore. Deri atëherë, qeveria teknike duhet të mbetet. Sepse kushtet në shoqëri janë të njëjta si…

Read More

Gjermania sot pritet të dërgojë ushtarët e saj të parë në Grenlandë, njoftoi zëdhënësi i qeverisë gjermane. Ky vendim vjen pas lëvizjeve të ngjashme të Suedisë dhe Norvegjisë, në një kohë kur Presidenti amerikan Donald Trump ka intensifikuar kërkesat që Uashingtoni të marrë kontrollin e ishullit strategjik. Sipas zëdhënësit, më shumë se një duzinë njësish zbulimi do të dislokohen të enjten, duke shënuar fillimin e një misioni të ri ushtarak në rajon. Gazeta Bild ishte e para që raportoi për këtë operacion, duke e cilësuar si një hap të paprecedentë në politikën e sigurisë evropiane. Trump ka përsëritur vazhdimisht në…

Read More

Sot dhe nesër, disa lokacione në Kumanovë do të mbeten përkohësisht pa furnizim me energji elektrike. Siç informojnë nga Qendra Rajonale për Menaxhimin e Krizave, sot në periudhën nga ora 08:00 deri në 13:30 do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në rrugët “Risto Romanovski”, “Skopska”, “Karadaçki Odredi”, si dhe në lokalitetin Potok Serava. Ndërprerje në të njëjtën periudhë sot do të ketë edhe për konsumatorët e rrugëve “Doktor Ribar”, “Franz Rozman” dhe “Blagoj Paroviq”. Nesër, në periudhën nga 08:30 deri në 11:30, pa energji elektrike do të mbeten banorët e rrugëve “11-ti Noemvri” dhe “Trajko Dodevski Jovanovski”. Në periudhën…

Read More

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha duke u thirrur në “burime shumë të rëndësishme nga pala tjetër” se Irani e ka pezulluar ekzekutimin e protestuesve. Por, pavarësisht kësaj, tensionet në gjithë Lindjen e Mesme vazhdojnë të jenë të larta pasi mundësia që Shtetet e Bashkuara të veprojnë ushtarakisht kundër Teheranit është ende reale. “Ata kanë thënë se i kanë ndalur vrasjet dhe se ekzekutimet nuk do të kryhen. Pritej të kishte shumë ekzekutime sot dhe ato nuk do të ndodhin, ne do ta zbulojmë”, u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë më 14 janar. “Na është thënë…

Read More

Në Kosovë, nga sonte në mesnatë, fillon zbatimi strikt i Ligjit për komunikacionin, sipas të cilit automjetet me targa të huaja nuk mund të qarkullojnë në vend më shumë se tre muaj ose mbi bazën e autorizimit. Këtë e konfirmoi për Radion Evropa e Lirë zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani. Njëkohësisht, nis edhe zbatimi strikt i Ligjit për të huajt sa u përket dokumenteve personale, shkruan REL. Sipas tij, të gjithë ata që nuk posedojnë dokumente të Kosovës, do të duhet të aplikojnë për leje qëndrimi brenda 72 orëve. Këto masa do të prekin kryesisht…

Read More

Policia e Shtetit në Shqipëri ka realizuar operacione të koduara, si “Stolen Line” dhe “Relay”, për goditjen e trafikut të automjeteve dhe transportimit të paligjshëm të emigrantëve. Sipas raportimeve zyrtare, dy persona janë proceduar penalisht për trafikim automjetesh, me vlerë totale rreth 90,000 euro, të cilat dyshohet se janë vjedhur në Zvicër dhe Itali. M. S., 36 vjeç, akuzohet për trafikun e një automjeti tip “Benz” me vlerë rreth 80,000 euro, i cili rezultoi i vjedhur në Zvicër. E.M., 29 vjeç, dyshohet për trafikun e një automjeti tip “Opel” me vlerë rreth 10,000 euro, i vjedhur në Itali. Gjithashtu, gjatë…

Read More

“Nuk kemi asgjë të përbashkët me BDI-në”- Taravari i përgjigjet thirrjes së BDI-së për bashkim. “Nuk kemi asgjë të përbashkët me BDI-në”, kjo ishte përgjigja e Taravarit për thirrjen e BDI-së për t’u bashkangjitur në parti, përcjell TV21. Taravari tha se nuk kanëa sgjë të përbashkët me BDI-në pasi kjo e fundit është parti e majtë dhe ASH-ja është e djathtë, por pavarësisht kësaj, Taravari tha se duhet të vazhdojë bashkëpunimi me BDI-në, sipas tij, deri në hapjen e negociatave me BE-në. “Ajo që i ndodhi ASh-së, tash është duke i ndodhur Biall Kasamit, do ta shihini” – Taravari parashikon…

Read More

Kosova sot shënon 27-vjetorin e masakrës së Reçakut. Më 15 janar 1999 në këtë fshati të komunës së Shtimes forcat serbe kanë kryer nder krimet më të rënda ndaj civilëve shqiptarë gjatë luftës. Kjo masakër tronditi edhe opinionin ndërkombëtar pasi ish-shefi i misionit vëzhgues të OSBE-së, ambasadori William Walker krimin e forcave serbe e quajti krim kundër njerëzimit. Kjo ngjarje ndryshoi edhe rrjedhën e luftës në Kosovë. Pas kësaj masakre, bashkësia kishte intensifikuar përpjekjet diplomatike që çuan drejt Konferencës së Rambujesë dhe më pas ndërhyrjes së NATO-s, duke hapur rrugën drejt çlirimit të Kosovës.

Read More