Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Provokime ndaj NATO-s, Germania paralajmëron Rusinë: Ejani në tryezën e negociatave

24 Nëntor, 2026

Kundërshtimi i ZNAM-it për Jurisprudencën, Kasami: Prandaj Fillkovi nuk është më ministër!

23 Nëntor, 2026

Mimoza Musa: Është e trishtë që një i ri të dënohet nga gjykata për një flamur, kjo situatë është e trashëguar

23 Nëntor, 2026

Çairi nisi festimet e Nëntorit me programin artistik të shkollave fillore

23 Nëntor, 2026

“Ku është Tirana?”, Mevlan Ademi në Kuvendin e Shqipërisë bënë thirrje për unifikim

23 Nëntor, 2026

Monologu emocionues i vëllait të Jakup Krasniqit: Jakup ti erdhe, unë nuk munda me të përqafu, nuk ma hapën derën!

23 Nëntor, 2026

Top profesionet më të paguara në Maqedoninë e Veriut

23 Nëntor, 2026

Mickoski sfidon opozitën: Nëse doni zgjedhje, shpërndajeni Kuvendin!

23 Nëntor, 2026

Arrijnë edhe 26 mijë vaksina kundër gripit, afro 80 mijë qytetarë janë paraqitur

23 Nëntor, 2026

Shqiptarja që mahniti Gjermaninë me inteligjencën e saj, kush është Mira Mezini që fitoi çmimin prestigjioz prej 3.2 milionë €

23 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E martë, 24 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Zgjerohet harta e vendeve ku qytetarët e Maqedonisë mund të udhëtojnë pa viza

Suad AvdiuBy Suad Avdiu14 Janar, 2026 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Vendet e Ballkanit shënojnë pozicione të ndryshme në listën e pasaportave më të fuqishme për vitin 2026, ku Maqedonia e Veriut(RMV) regjistron përmirësim, Shqipëria dhe Kosova rënie, ndërsa Greqia mbetet më e forta në rajon. Sipas renditjes më të fundit të Henley Passport Index, pasaporta e RMV-së renditet në vendin e 38-të, duke u mundësuar qytetarëve udhëtim pa vizë në 128 shtete.

Tre pasaportat kryesore, sipas raportit të fundit nga Henley Passport Index, janë vendet aziatike: Singapori në vendin e parë me 192 destinacione pa pasur nevojë për një vizë, ose që e merr atë në mbërritje, Japonia dhe Koreja e Jugut të barabarta në vendin e dytë, përcjell INA.

Dy vende nga Ballkani është në listën e 10 pasaportave më të forta në botë për vitin 2026.

Bëhet fjalë për Greqinë, që renditet në vend të katërt bashkë me Italinë, Francën, Gjermaninë etj… me 185 destinacione pa viza, si dhe Kroacinë në vend të 6.

Sa i përket Shqipërisë dhe Kosovës, renditen të fundit në Ballkan, edhe pas Bosnje e Hercegovinës që kanë një pasaportë me 124 destinacione pa viza.

Kroacia është e renditur në vendin e gjashtë gjithashtu, duke ndarë pozitën me disa vende të BE-së dhe duke u lejuar qytetarëve të saj udhëtim pa vizë në 183 shtete.

Në nivel global, vendet aziatike vazhdojnë të dominojnë renditjen e pasaportave më të fuqishme. Singapori kryeson listën për vitin 2026, me akses pa vizë në 192 nga gjithsej 227 destinacione të monitoruara. Japonia dhe Koreja e Jugut ndajnë vendin e dytë, me nga 188 destinacione secila.

Pas tyre vijnë disa shtete evropiane si Danimarka, Luksemburgu, Spanja, Suedia dhe Zvicra, të cilat ndajnë vendin e tretë me akses në 186 destinacione. Një grup prej dhjetë shtetesh, përfshirë Gjermaninë, Francën, Italinë dhe Greqinë, renditen në vendin e katërt me 185 destinacione pa vizë.

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë shënuar përparimin më të madh në historinë 20-vjeçare të indeksit, duke u ngjitur për 57 pozicione që nga viti 2006. Në të kundërt, Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar rënien më të madhe vjetore, ndërsa Shtetet e Bashkuara renditen në vendin e dhjetë, me akses pa vizë në 179 shtete.(INA)

Lexuar: 82

Lajme te ngjashme

Kundërshtimi i ZNAM-it për Jurisprudencën, Kasami: Prandaj Fillkovi nuk është më ministër!

Mimoza Musa: Është e trishtë që një i ri të dënohet nga gjykata për një flamur, kjo situatë është e trashëguar

Çairi nisi festimet e Nëntorit me programin artistik të shkollave fillore

“Ku është Tirana?”, Mevlan Ademi në Kuvendin e Shqipërisë bënë thirrje për unifikim

Top profesionet më të paguara në Maqedoninë e Veriut

Mickoski sfidon opozitën: Nëse doni zgjedhje, shpërndajeni Kuvendin!

Lajmet e fundit

Provokime ndaj NATO-s, Germania paralajmëron Rusinë: Ejani në tryezën e negociatave

24 Nëntor, 2026

Kundërshtimi i ZNAM-it për Jurisprudencën, Kasami: Prandaj Fillkovi nuk është më ministër!

23 Nëntor, 2026

Mimoza Musa: Është e trishtë që një i ri të dënohet nga gjykata për një flamur, kjo situatë është e trashëguar

23 Nëntor, 2026

Çairi nisi festimet e Nëntorit me programin artistik të shkollave fillore

23 Nëntor, 2026

“Ku është Tirana?”, Mevlan Ademi në Kuvendin e Shqipërisë bënë thirrje për unifikim

23 Nëntor, 2026

Monologu emocionues i vëllait të Jakup Krasniqit: Jakup ti erdhe, unë nuk munda me të përqafu, nuk ma hapën derën!

23 Nëntor, 2026

Top profesionet më të paguara në Maqedoninë e Veriut

23 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.