Autor: Suad Avdiu
Në dhjetor, pati një rënie të çmimeve të ushqimit dhe pijeve, dhe e njëjta gjë u vu re në fillim të janarit, prandaj nuk ka arsye për ndonjë masë. Këtë e deklaroi Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmisi, duke iu përgjigjur pyetjes në lidhje me masat për të ulur ose stabilizuar inflacionin. Siç thotë ai, nëse do të ketë një rritje enorme të çmimeve, siç ka pasur në të kaluarën, do të merren masa, por në këtë pikë, ai thekson se një gjë e tillë nuk është e nevojshme. “Për momentin, nuk shohim asnjë arsye për të marrë ndonjë…
Një ndejë tradicionale e organizuar nga serbët për Vitin e Ri në Zagreb të Kroacisë, ku performoi këngëtarja serbe Snezhana Gjurishiq ka nxitur shumë reagime në Kroaci për shkak të një kënge për Kosovën. Pjesë nga kjo këngë u shpërndanë menjëherë në ballinat e tabloideve serbe. “Kudo që shkoj, kthehem te ti sërish. Kush mund të ma vjedhë Kosovën nga shpirti”, janë pjesë nga kënga e Vidovdanit, që tash i ka kushtuar këngëtares Gjurishiq. Pos marrjes së vëmendjes mediatike, Këshilli Kombëtar Serb tani po përballet me padi nga këshilltari i qarkut Vukovar-Srijem, Nikola Kajkiq. “Gjatë asaj mbrëmjeje, performues nga Serbia…
–Mendoj se të gjithë pjesëmarrësit sot u dakorduam, tha kryeministri Hristijan Mickoski pas takimit të liderëve, në lidhje me temën e ligjeve që duhet të miratohen, që të hyjë në funksion sistemi “Safe City”, përcjell TV21. “Ajo që për mua paraqet momentalisht…akute, dhe që duhet të gjendet zgjidhje dhe mendoj që sot në këtë mbledhje arritëm të gjejmë kompromis, është Ligji për Kundërvajtje, që të mundet “Safe City” ose “Qytet i Sigurt” të fillojë të funksionojë nga 1 shkurti, ashtu siç është paralajmëruar. Për miratimin e këtij ligji, që e ritheksoj që është 2/3, për të njëjtin nuk kemi nevojë…
Kreu i BDI-së Ali Ahmeti pas takimit të liderëve deklaroi se integrimi i vendit mbetet prioritet kyç për vendin, ndërkohë që për shfuqizimin e Qeverisë Teknike tha se do të duhet konsultime me faktorin ndërkombëtarë, gjegjësisht BE-në dhe SHBA-në. “Do doja të bëj një vlerësim të këtij takimi të parë në këtë përbërje, në këtë format. Mendoj që ka mbetur tema akoma të pa-konsumuara që kanë të bëjnë me zhvillimet politike në vend. Si pikë e parë u trajtua një çështje që është preokupim i gjithë qytetarëve, anëtarësimi i vendit në BE, ne mbetemi të përkushtuar që kjo çështje është…
Bilall Kasami nga VLEN, pas takimit të liderëve në Klubin e deputetëve tha se si koalicion kanë shprehur mbështetje për largimin e qeverisë teknike, që del nga marrëveshja e Përzhinës, përcjell TV21. Kasami tha se në rast se liderët e partive të tjera pajtohen që në zgjedhjet e ardhshme të shfuqizohet qeveria teknike, të njëjtën do ta pranojë VLEN, por që propozimi i tyre është që qeveria teknike të shfuqizohet pas mbajtjes së zgjedhjeve të ardhshme të rregullta parlamentare. “Dmth propozimi ynë ishte që nëse merremi vesh të gjithë partitë, mund të shfuqizohet menjëherë. Nëse nuk ka marrëveshje nga të…
Më 14.01.2026, në ora 00:32, në SPB Manastir u raportua se në kryqëzimin e rrugëve “Filip i Dytë Maqedonas” dhe “Batalioni Stiv Naumov” në Manastir ka ndodhur një aksident trafiku mes një automjeti “Ford Escort” me targa të Manastirit, i drejtuar nga N.B. (36) nga Manastiri, dhe një automjeti “Dacia Sandero” me targa të Manastirit, i drejtuar nga N.M. (61) nga Manastiri. Në aksident, pasagjerja e automjetit “Dacia Sandero” ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar të dy drejtuesit e mjeteve si dhe pasagjeret J.T. (24) dhe F.T. (24) nga automjeti “Dacia”, të dyja nga Manastiri.…
Partia Demokratike Evropiane e drejtuar nga Arianit Hoxha ka gjasa t’i bashkohet Bashkimit Demokratik për Integrim, pasi këta të fundit u bënë thirrje të gjitha partive politike t’i bashkëngjiten BDI-së dhe të bëhen pjesë e formacionit tonë politik. Të pyetur nga TV21, nga partia e Hoxhës thanë se NË parim është për t’u përshëndetur një iniciativë e tillë dhe se do ta shqyrtojnë në organet e tyre partiake. “Në kuadër të partisë kemi mbledhje të Kuvendit Qendror nesër dhe do hapet si debat. Absolutisht që do shqyrtohet dhe nëse Kuvendi i PDE-se jep dritë të gjelbër atëherë do ulemi me…
Kryetari i Levicës, Dimitar Apasiev po merr pjesë për herë të parë në takim liderësh të thirrur nga kryeministri Hristijan Mickoski, përcjell TV21. Apasiev tha se mbështet idenë për shfuqizimin e qeverisë teknike, që doli nga marrëveshja e Përzhinës. “Kjo i plotëson kërkesat tona të më mëparshme. Se ne do të marrim pjesë në takim të liderëve, vetëm nëse është në suaza të institucioneve, nëse nuk është në hotele në Mavrovë, ose në ambasada të Evropës apo Amerikës. Kërkesat tona tashmë i kemi adresuar. Ndryshimi i Kodit Zgjedhor, që është i pakalueshëm për zgjedhjet e ardhshme, sepse Levica është partia…
Policia e rajonit të Tetovës njofton se një 76-vjeçar ka ndërruar jetë nga zjarri që kaploi mbrëmë një banesë në rrugën “180” në Tetovë, përcjell TV21. Nga SPB-Tetovë thonë se viktima ishte pronar i banesës, ndërsa djali i tij, 51 vjeç, është shtrirë në spital pasi ka marrë lëndime nga zjarri. “Më datë 13.01.2026 në ora 19:20, në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën “180” në Tetovë është përfshirë nga zjarri një banesë, pronë e personit O.S. (76) nga Tetova, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje. Mjeku ka konstatuar vdekjen e tij. Kurse gjatë përpjekjes për të shuar…
Shkruan: Menshir Misini “JU-BAJ 2 paska reflektuar” Reagimi qytetar është mjet i pazëvendësueshëm për parandalimin, devijimin dhe përmirësimin e të gjitha gabimeve, qofshin ato të qëllimshme apo të paqëllimshme. Paramendoni: me pak vullnet nga qytetarët e Vaksincës, nga udhëheqja e bashkësisë vendore, si dhe nga unë si këshilltar në Këshillin Komunal, me insistim të pakompromis ia ndaluam punimet kompanisë që kinse po ndërtonte në fshatin tonë. Kjo kompani (e siç duket shkelës janë edhe institucione të larta të komunës), brenda një periudhe kohore shkeli të gjitha detyrimet për realizim dhe ndërtim që i kishte për projektin konkret. Kompania ndërtimore shkoi…
