Autor: Suad Avdiu
Departamenti i Shtetit po pezullon përpunimin e vizave për 75 shtete në një përpjkeje për të goditur aplikantët që mund të bëhen barrë publike, raporton FoxNews, përcjell Portalb.mk. Zyrtarët konsullorë duhet të refuzojnë vizat sipass ligjit ekzistues, ndërsa departamenti do të rivvlerëson procedurat e shqyrtimit dhe veirfikimit. Në listën e 75 shteteve, SHBA e ka përfshirë: Afganistanin, Shqipërinë, Algjerinë, Antigua dhe Barbudën, Armeninë, Azerbajxhanin, Bahamas, Bangladeshin, Barbadosin, Bjellorusinë, Belizen, Butanin, Bosnjën, Brazilin, Burmën, Kamboxhian, Kamerunin, Kepin e Gjelbër, Kolumbinë, Bregun e Fildishtë, Kubën, Republikën Demokratike të Kongos, Dominikën, Egjiptin, Eritrenë, Etiopinë, Fixhin, Gambinë, Gjeorgjinë, Ganën, Grenadën, Guatemalën, Guinenë, Haitin, Iranin,…
Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së, William Walker, po qëndron në Kosovë në prag të shënimit të 27-vjetorit të Masakrës së Reçakut. Ai të mërkurën ka takuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, shoqëruar nga bashkëshortja dhe bashkëpunëtorë, njoftoi Zyra e Kryeministrit. “Gjatë një bisede të përzemërt, kryeministri u shpreh se është gjithmonë i lumtur ta mirëpresë dhe ta takojë ambasadorin Walker, duke shprehur mirënjohjen e tij të thellë për rolin historik që ai ka pasur për popullin e Kosovës në ekspozimin e krimeve gjenocidale të Serbisë, për miqësinë e çmuar që vazhdon dhe për angazhimin e tij të pareshtur në…
Gripi mori viktimën e parë për këtë vit. Në Klinikën Infektive në Shkup ndërroi jetë një grua 75-vjeçare me shumë sëmundje kronike, e pa vaksinuar kundër gripit sezonal. Drejtor i Klinikës Fadil Cana ka konfirmuar se bëhet fjalë për një pacientë tek e cila laboratorikisht u konfirmua influenza A dhe që kishte shumë komorbiditete. Të paktën dy pacientë të tjerë janë në gjendje kritike dhe me respirator, ndërsa disa të tjerë marrin mbështetje me oksigjen. Aktualisht janë të hospitalizuar 25 pacientë, kryesisht të moshuar. Gjatë javës së parë të këtij viti, Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 1.725 raste gripi
Të gjithë ata që do të marrin pjesë në takimin e liderëve me Hristijan Mickoskin po legjitimojnë krimin dhe korrupsionin, deklaruan nga LSDM. “Së gjithë ata që sot do të shkojnë në takim me Mickoskin për shfuqizimin e qeverisë teknike, bëhen bashkëpërgjegjës për: legjitimimin e krimit dhe korrupsionit të koalicionit të tenderëve VMRO–ZNAM, fushatën anti-BE të pushtetit për izolimin e vendit, planin për zgjedhje të parakohshme që tashmë i kanë dakorduar pa kushte elementare që ato të jenë të ndershme dhe demokratike, si dhe realizimin e planit ‘migrantë për para’ pas kësaj”, thuhet në reagimin e LSDM-së. Nga partia opozitare…
Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endrit Thaçi, ka vizituar babanë e tij në Hagë, aty ku po mbahet në paraburgim për më shumë se pesë vjet. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Endriti u shpreh optimist se babai i tij, bashkë me shokë do të dalë së shpejti nga objekti ku mbahen në paraburgim, transmeton Klankosova.tv. “Optimist. Duke i numëruar ditët kur nga ky objekt do të dalë babi me shokët e tij. Dielli do të lindë përsëri”, ka shkruar ai, duke bashkëngjitur një emoji me gishtin lart, njësoj si bënte gjithmonë ish-presidenti Thaçi.
Amerika po kthen vëmendjen nga zgjidhja e konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës. Të dërguarit e presidentit Donald Trump për paqen, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, do të udhëtojnë së shpejti për në Moskë për të takuar liderin, Vladimir Putin. Diskutimi pritet të jetë mbi planin e paqes të reduktuar nga 28 në 20 pika. Kështu shkruan media Bloomberg. Teksa firma për uljen e armëve nuk është hedhur në letër, palët vazhdojnë ta qëllojnë njëra-tjetrën. Rusia ka sulmuar rajone të shumta në Ukrainë me raketa dhe dronë, duke goditur dhe kryeqytetin Kiev. Shpërthime u dëgjuan në një ndërtesë me 17 kate,…
Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti deklaroi se takimi i parë në këtë përbërje ka qenë i rëndësishëm, por se disa tema mbeten të hapura. “Do të doja të bëj një vlerësim të këtij takimi të parë në këtë përbërje, në këtë format. Mendoj se kanë mbetur tema akoma të pakonsumuara, por që kanë të bëjnë me zhvillimet politike në vend”, tha Ahmeti. Ai theksoi se fokusi kryesor i diskutimeve ka qenë integrimi evropian. “Si pikë e parë u trajtua një çështje që është preokupim i të gjithë qytetarëve, anëtarësimi i vendit në Bashkimin Evropian. Ne mbetemi të përkushtuar që kjo…
Hykmete Bajrami ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e nënkryetares së Lidhjes Demokratike (LDK), dhe në të njëjtën kohë ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku. Kështu kanë thënë burime të ndryshme brenda kryesisë së kësaj partie për Kohën Bajrami e ka prezantuar vendimin e saj në takimin joformal të strukturave drejtuese të LDK-së, që është mbajtur të martën pasdite.
Vendet e Ballkanit shënojnë pozicione të ndryshme në listën e pasaportave më të fuqishme për vitin 2026, ku Maqedonia e Veriut(RMV) regjistron përmirësim, Shqipëria dhe Kosova rënie, ndërsa Greqia mbetet më e forta në rajon. Sipas renditjes më të fundit të Henley Passport Index, pasaporta e RMV-së renditet në vendin e 38-të, duke u mundësuar qytetarëve udhëtim pa vizë në 128 shtete. Tre pasaportat kryesore, sipas raportit të fundit nga Henley Passport Index, janë vendet aziatike: Singapori në vendin e parë me 192 destinacione pa pasur nevojë për një vizë, ose që e merr atë në mbërritje, Japonia dhe Koreja…
Koalicionit VLEN edhe më tej nuk i dihet fati se kur mund të definohet si një subjekt i vetëm politik pasi liderët e katër partive assesi nuk po munden të merren vesh për modalitetin e funksionimit. Në tryezë ka dy opsione, liderë me rotacion secili nga një vit dhe me dy kryetarë. Kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami në intervistën për Alsat tha se qëllimi është që të gjitha strukturat e partive të ndjehen të rëndësishëm në këtë proces dhe të mos ketë pakënaqësi. Shkrirja siç paralajmëroi Kasami, do të ndodhë “shumë shpejtë”. PDE-ja e Arianit Hoxhës drejt shkrirjes në…
