Autor: Suad Avdiu
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se ka ngritur aktakuzën e parë që lidhet me zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, për veprën penale “Asgjësimi i dokumenteve të votimit”. Sipas njoftimit zyrtar, aktakuza është ngritur ndaj të pandehurit me inicialet M.A., i cili dyshohet se më 28 dhjetor 2025, në një qendër votimi në qytetin e Shtimes, ka dëmtuar dokumentet e votimit që lidhen me zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës. Prokuroria bën të ditur se me këto veprime janë përmbushur elementet e veprës penale të paraparë me nenin 217 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ndërsa…
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka konfiskuar fishekë, çanta e maskë ushtarake, uniformë me simbole të Serbisë, 140 kapsula për fishekë dhe gëzhoja të fishekëve në Leposaviq. Policia bën të ditur se gjatë patrullimit në rrugë ka hasur në disa gëzhoja të fishekëve të armës së gjuetisë. Më pas shatë kontrollit ë tri shtëpi të pabanuara ka gjetur provat materiale. “Fsh. Llozno, Leposaviq / 21.01.2026-18:00. Policia gjatë patrullimit në rrugë ka hasur në disa gëzhoja të fishekëve të armës së gjuetisë. Gjatë kontrollit në tri shtëpi-pa banorë, si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar: 80 copë fishekë…
Pasi Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale (ASHMAA) e Maqedonisë së Veriut miratoi Rregullore për influencerët, vlogerët dhe krijuesit e tjerë të përmbajtjeve online që plotësojnë kushte konkrete, lind pyetja nëse rregullat e tilla rregullohen nga standardet evropiane apo paraqesin një ngarkesë tepër të madhe për krijuesit e përmbajtjeve, transmeton Portalb.mk nga Slloboden Peçat. Rregullorja i përcakton detajisht kriteret sipas të cilave një influencer trajtohet si ofrues i një shërbimi mediatik audiovizual, e kështu bie nën një mbikëqyrje të veçantë dhe detyrime regjistrimi pranë ASHMAA. Si i definon ASHMAA influencerët? Sipas Rregullores së ASHMAA një nga kushtet është që shërbimi duhet të ofrohet përmes…
Më 19.01.2026 në orën 20:00 në SPB Shkup, O.J. (33) nga fshati Çerkez i Kumanovës, ka raportuar se rreth orës 17:20 në fshatin Haraçinë, nga një automjet në lëvizje “Volkswagen Passat”, janë dëgjuar disa të shtëna, duke dëmtuar xhamin e përparmë të automjetit të tij “Volkswagen Golf” me targa të Kumanovës, me të cilin udhëtonte. “Po merren masa për ndriçimin e rastit”, njoftoi MPB.
Të gjitha rrugët shtetërore janë të kalueshme dhe të sigurta për trafik. Trafiku po zhvillohet pa pengesa, por për shkak të reshjeve të borës, rekomandohet drejtim i kujdesshëm, njoftojnë këtë mëngjes nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë. Nga atje thonë se ekipet e NP “Rrugët e Maqedonisë” janë në terren dhe me mekanizmat dhe mjetet e tyre po vazhdojnë pastrimin e borës. “Në bashkëpunim me NP “Rrugët Shtetërore” dhe Ministrinë e Transportit, po kryhen aktivitete të koordinuara me qëllim sigurimin e rrjedhës së qetë dhe të sigurt të trafikut.Përveç menaxhimit të kujdesshëm dhe të ndërgjegjshëm të automjeteve, rekomandohet përdorimi i detyrueshëm…
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, në Click Plus në TV21, deklaroi se rreth një vit më parë kishte pasur një takim me kryeministrin Hristijan Mickoski, në të cilin ishte rënë dakord që paralelisht me zgjedhjet lokale, të mbaheshin edhe zgjedhje parlamentare. Megjithatë, sipas Ahmetit, Mickoski më pas ka ndryshuar qëndrimin. Ai theksoi se kjo marrëveshje ishte arritur në takimin e parë, ndërsa në takimin e dytë, siç u shpreh, nga ana e VMRO-DPMNE-së ishin prezantuar dy opsione të tjera, të cilat ai nuk i kishte pranuar. Sipas Ahmetit, këto takime janë zhvilluar para se qeveria aktuale të mbushte 100 ditë…
Shaip Kamberi, deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, ka reaguar pas miratimit të rezolutës H.R. 6411 nga Komiteti për Punë të Jashtme i Kongresit të SHBA, e cila ka të bëjë me të drejtat etnike dhe kombëtare të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Kamberi ka theksuar se miratimi i kësaj rezolute përfaqëson një qëndrim zyrtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj diskriminimit sistematik të shqiptarëve në Luginë dhe një hap të rëndësishëm drejt kërkimit të përgjegjësisë ligjore dhe politike nga Serbia. Ai ka shprehur mirënjohje të veçantë për kongresistin Keith Self, kryetar i Nënkomitetit për Evropë, për iniciativën dhe…
Kreytari i BDI-së, Ali Ahmeti sonte në emisionin Click Plus në TV21 foli edhe për takimin e liderëve të mbajtur një javë më parë të thirrur nga kryeministri Hristijan Mickoski. Ahmeti tha se kanë bë mirë që kanë shkuar në takim te Mickoski sepse siç thotë Ahmeti Europa formohet me disa parime siç janë dialogu, kompromisi. “Është mirë sepse Europa formohet në disa parime. Parim i Europës dialogu, kompromisi, sepse pa dialog dhe kompromis nuk gjen dot zgjidhje mbi problemet. Nuk është zëvendësuar kjo filozofi me një filozofi të re, por janë parime që duhet të respektohen. Pjesëmarrja e BDI…
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe periudha diellore. Pasdite pritet të ketë reshje të shiut dhe borës. Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi jugor. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -4 deri 0, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 2 deri 7 gradë celsius. Deri të shtunën moti do të jetë i ndryshueshëm dhe me rritje të temperaturave ditore./Telegrafi/
Me projektligjin e ri për mbrojtje nga pirja e duhanit parashikohet rregullimi i pirjes së duhanit në hapësira publike të hapura ku ka prani ose qarkullim të më shumë njerëzve. Më konkretisht, bëhet fjalë për hapësirat përreth institucioneve shëndetësore, arsimore dhe sociale, ngjarjeve publike, aktiviteteve sportive dhe kulturore, si dhe vendeve të dedikuara për fëmijë, të rinj dhe familje. “Ky është një aspekt veçanërisht i rëndësishëm i kornizës ligjore, duke pasur parasysh se kur njerëzit ndodhen afër njëri-tjetrit, tymi dhe aerosoli thithen drejtpërdrejt, ndërsa ekspozimi është i menjëhershëm. Në hapësirat publike të hapura qytetarët nuk kanë gjithmonë mundësi reale të…
