Autor: Suad Avdiu
Ministria e Brendshme po merr raportime nga qytetarët për një mesazh me email që kanë marrë, gjoja në emër të Drejtorit të Byrosë së Sigurisë Publike, Aleksandar Janev, ku jepen udhëzime brenda 24 orëve për të shkuar në një stacion policie ose për të dërguar një email kthimi, sepse gjoja, marrësi i mesazhit është subjekt i hetimeve penale për një sërë krimesh të sajuara që ai nuk i ka kryer, siç janë pornografia e fëmijëve, pedofilia dhe trafikimi i drogës. Qëllimi është që marrësi i mesazhit të regjistrohet përmes emailit dhe të japë të dhënat e tij personale, njoftojnë sot…
Paga mesatare mujore neto për të punësuar, gjatë muajit nëntor të vitit 2025, është 45.961 denarë dhe në krahasim me muajin nëntor të vitit të kaluar është më e lartë për 9,4 për qind. Sipas ESHS-së, paga mesatare neto arriti në 45.961 denarë, që përfaqëson një rritje vjetore prej 9.4%. Në nëntor 2025, krahasuar me nëntorin 2024, paga mesatare neto mujore e paguar për punonjës ishte më e lartë për 9.4%. Siç njoftojnë nga ESH, kjo rritje i detyrohet, kryesisht, rritjes së pagës mesatare neto mujore të paguar për punonjës në sektorët: Aktivitete administrative dhe mbështetëse të shërbimeve me 16.5%,…
Lideri i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, ka deklaruar se po shqyrtohen disa opsione që VLEN të bëhet një subjekt i vetëm politik, duke përfshirë rotacionin, bashkëkryetarët dhe sistemin “një anëtar – një votë”. “Mendoj që nuk jemi larg për të kaluar në këtë nivel, që VLEN-i të jetë një subjekt i vetëm. Ka disa opsione, konstruktive dhe kreative. Jemi duke i shqyrtuar në mënyrë intensive dhe jam optimist që së shpejti do ta rrumbullakojmë këtë, pa prejudikuar se cili do të jetë lideri apo liderët. Më e rëndësishme është ideja, subjekti sesa individi. Nuk kemi vendosur afat, mirëpo për shkak…
Pavarësisht që shkollat nuk japin numër të saktë të nxënësve që mungojnë për shkak të gripit stinor, vet nxënësit tregojnë situatën epidemiologjike nëpër shkolla. Në një anketë për Alsat, ata thonë se për shkak të viruseve dhe gripit stinor, thuajse në çdo klasë mungojnë nga pesë e më shumë nxënës. “Ne të gjithë në klasë jemi 22, ndonjëherë mungojnë, vijnë 15 nxënës, mungojnë nga gripi”, tha një nxënëse. “Sa nxënës jeni në klasë? 32. A po vëreni mungesë të nxënësve dje edhe sot? Pak..4 vetë. Kanë tregu se pse? Po, kanë qenë të sëmurë”, u shpreh një nxënës. “A po…
Donald Trump ka shprehur kritikat e tij nga Davos për BE. Ai theksoi se Europa nuk po shkon në drejtimin e duhur, ndërsa renditi edhe disa nga arritjet e qeverisë së tij. “Vendet nga vini mund të bëjnë shumë më mirë duke ndjekur atë që po bëjmë ne, sepse vende të caktuara në Evropë as nuk njihen më. E dua Evropën dhe dua ta shoh atë të bëjë mirë, por nuk po shkon në drejtimin e duhur”, tha ai. Presidenti amerikan po ashtu në Forumin Ekonomik Botëror tha se “shumë pjesë të botës sonë po shkatërrohen para syve tanë”. “Udhëheqësit…
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se Serbia sot më mirë se kurrë më parë e kupton se Kosova është shtet, ndonëse vazhdon të refuzojë njohjen e saj. Këtë deklaratë ai e ka bërë gjatë pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës. Kurti ka theksuar se Rusia paraqet kërcënim për rajonin përmes Serbisë. “Nga katër fqinj, tre na njohin. Vetëm Serbia nuk na njeh dhe nuk duhet se do ta bëjë së shpejti. Edhe pse mendoj se e kuptojnë më mirë se kurdo herë më parë që jemi shtet. Realiteti ka ndryshuar shumë. Por ajo që duhet…
Gostivarasi “fitoi” 74 mijë denarë, të cilat asnjëherë nuk i mori. Mashtrimet me “fitime” nga Lojërat e fatit, Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) ia kishte regjistruar, gjë për të cilën gostivarasit i ishte zvogluar pensioni nga Italia Gostivarasi 72-vjeçar është përballur me problem serioze , që kur e kuptoi se të dhënat e tij personale, janë keqpërdorur për fitime të rrejshme në Lojëra fati, gjë e cila drejpërdrejtë kishte ndikuar në shkurtimin e pensionit nga Italia. Gjithcka kishte filluar në momentin kur gostivarasi e kishte nxjerrë në DAP vërtetim për qarkullim në xhiro-llogarinë e tij. Në dosjen e tij…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur në Davos të Zvicrës. Sipas CNN-it, Kaitlan Collins, ai pritet të shkojë drejtpërdrejt në fjalimin e tij të planifikuar në Forumin Ekonomik Botëror. Çfarë duhet të dini? Përplasja për Grenlandën: Zyrtarë evropianë po planifikojnë të përdorin forumin për të organizuar një ndërhyrje diplomatike me qëllim uljen e tensioneve lidhur me Grenlandën, të cilat kanë vënë Evropën në ankth dhe tani mund të kërcënojnë mbijetesën e NATO-s, thanë për CNN-in tre burime. Thirrja e Bessent për liderët evropianë: Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, deklaroi se vendet evropiane që po kundërshtojnë përpjekjet e SHBA-së…
Shoqata e Gjykatësve të Republikës së Maqedonisë së Veriut njoftoi se po i ndjek me vëmendje zhvillimet lidhur me rastin e gjykatësit të Apelit Gjoko Ristovit, duke shprehur njëkohësisht mbështetje për institucionet kompetente në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, transmeton Portalb.mk. Nga Shoqata presin që hetimi të zhvillohet në mënyrë të thellë, të saktë dhe pa selektivitet, me respekt të plotë të procedurave ligjore dhe me përcaktimin e të gjitha fakteve dhe rrethanave relevante. “Në rast të dëshmimit të korrupsionit, Shoqata e Gjyqtarëve distancohet qartë dhe pa mëdyshje nga çdo gjykatës apo bartës i funksionit gjyqësor i korruptuar, i cili…
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka njoftuar se gazetari Lirim Mehmetaj është kërcënuar me vrasje. Mehmetaj është kërcënuar në rrjetin social Facebook. “Një koment kërcënues në Facebook ndaj tij, mes tjerash, thotë: 3 okfira me ti shpraz nlul tballit frik e kie”, thuhet në njoftim. AGK-ja e ka dënuar ashpër këtë gjuhë dhe i ka bërë thirrje Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë që të ndërmarrin masa urgjente për identifikimin dhe lokalizimin e personit në fjalë dhe ta mbajë përgjegjës për veprën penale të kanosjes. “Ky kërcënim kaq serioz vë në rrezik sigurinë fizike të Mehmetajt dhe redaksisë që ai udhëheq,…
