Autor: Suad Avdiu

Është ironi e pastër që BDI/AKI flet për korrupsion. Për një moment menduam mos ua ka thyer dikush faqen, sepse është e pabesueshme që pikërisht partia që e çoi Maqedoninë e Veriut në pozitat më të ulëta historike në Transparency International sot del të na japë leksione. Partia me disa persona non grata për korrupsion sot mban ligjërata për Transparency International. Nëse BDI ka harruar, opinioni nuk ka pse harron. Në kohën e tyre vendi zbriste deri në pozitat 104–111 dhe flitej hapur për kapje shteti, për një sistem ku korrupsioni u bë kulturë qeverisjeje. Produkt i qeverisjes së tyre…

Read More

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim të thellë lidhur me përkeqësimin serioz të gjendjes në luftën kundër korrupsionit dhe degradimin institucional në vend. Sipas raportit më të fundit të Transparency International, Maqedonia e Veriut ka shënuar rënie prej 12 vendeve në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2024, duke u renditur në vendin 88 nga 180 shtete, me vetëm 40 pikë. Kjo rënie drastike është tregues i qartë i humbjes së besimit publik dhe ndërkombëtar ndaj institucioneve shtetërore. Si opozitë, vlerësojmë se kjo qeveri jo vetëm që ka dështuar të luftojë korrupsionin, por me veprimet e saj e ka…

Read More

Përmes një fjalimi dhe mbledhje me disa prej anëtarëve themelues, presidenti amerikan Donald Trump ka themeluar Bordin e Paqes. Ceremonia e themelimit është nënshrkuar nga përfaqësuesit e shteteve vec e vec, mes tyre edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Ja lista e vendeve që kanë pranuar ftesën për t’u bashkuar me Bordin. Në këtë listë përfshihen: Argjentina, Armenia, Azerbajxhani, Bahreini, Bjellorusia, Egjipti, Hungaria, Indonezia, Jordania, Kazakistani, Kosova, Maroku, Pakistani, Katari, Arabia Saudite, Turqia, Emiratet e Bashkuara Arabe, Uzbekistani dhe Vietnami. Ndërkohë, këto janë vendet që nuk do t’i bashkohen, të paktën për momentin: Franca, Norvegjia, Sllovenia, Suedia dhe Mbretëria e…

Read More

Shkencëtarët po ripërcaktojnë se çfarë janë të zonja të bëjnë bagëtitë pasi një lopë me emrin Veronika në Austri është parë duke përdorur mjete të ndryshme me një zotësi mbresëlënëse, raporton BBC. Zbulimi, i raportuar nga studiuesit në Vjenë, sugjeron se lopët mund të kenë aftësi njohëse shumë më të mëdha sesa ishte menduar më parë. Veronika, lopë që jeton në një fshat malor në një fshat austriak, ka vite ka përsosur artin e kruajtjes së vetes duke përdorur shkopinj, grabujë dhe fshesa. Lajmi për sjelljen e saj përfundimisht rroku vëmendjen e specialistëve të inteligjencës së kafshëve në Vjenë, të cilët…

Read More

Temperatura më e ulët e matur mëngjesin e sotëm është regjistruar në Kodër të Diellit, ku gjithashtu është regjistruar shtresa më e lartë e borës, 33 centimetra, njoftojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), përcjell TV21. Janë matur –4 gradë Celsius në Kodër të Diellit, –3 në Krushevë, –2 në Mavrovë, Berovë, Tetovë dhe Kriva Pallankë, –1 në Shkup–Zajçev Rid, Prilep, Kumanovë, Manastir, Shtip dhe Kavadar, ndërsa 0 gradë janë matur në Shkup–Petrovec, Pretor, Strumicë, Veles, Ohër, Vinicë, Gjevgjeli dhe Demir Kapi. Lartësia e shtresës së borës deri në orën 07:00 ishte 33 centimetra në Kodër të Diellit, 15 në…

Read More

Sindikata e Pavarur e Ushtarëve Profesionalë njoftoi se më 20 janar 2026, ka dorëzuar kallëzim penal në institucionet kompetente kundër 14 pjesëtarëve të Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Sipas njoftimit të sindikatës, kallëzimi ka të bëjë me dyshimet për kryerjen e veprave penale “keqpërdorimit të pozitës dhe autoritetit zyrtar” (neni 353 i Kodit Penal), “bashkimit kriminal” (neni 394) dhe “punës së pakujdesshme në shërbim” (neni 353-c). Siç thnë nga sindikata, personat e raportuar janë 11 oficerë dhe tre nënoficerë, të punësuar në njësi të ndryshme të Ushtrisë. Midis tyre janë komandanti i Brigadës së 1-rë të Këmbësorisë, komandanti…

Read More

Policia Federale Belge njoftoi se skeleti i gjetur verën e kaluar në bodrumin e një shtëpie në lagjen Forest të Brukselit i përkiste shtetasit nga RMV-ja, Rexhep Rahmanovski, i cili figuronte i zhdukur që nga viti 2003, transmeton Portalb.mk. Skeleti u gjet gjatë rinovimit të shtëpisë në korrik të vitit 2025, pas çka iu dorëzua analizës mjeko-ligjore. Pas analizave u përcaktua se i përkiste Rahmanovskit, i lindur në Maqedoni në vitin 1976. Sipas dosjes policore, Rahmanovski është parë për herë të fundit mbrëmjen e 16 korrikut të vitit 2003, kur u largua nga vendi i tij i punës. Që nga ajo kohë, nuk…

Read More

Zbatimi i sistemit Safe City vazhdon të mbetet kryetemë në opinion. Kjo çështje morri interes të veçantë edhe në seancën për pyetje deputetësh në Parlament, pasi deputeti i Aleancës për Shqiptarët të krahut të Taravarit, Halil Snopçe pyeti publikisht ministrin e Brendshëm, Pançe Toshkovski se përse ende qytetarët shqiptarë po vazhdojnë të marrin porosi vetëm në gjuhën maqedonase. “Ende nuk e kam marrë përgjigjen me shkrim, në lidhje me atë se a keni pranuar SMS porosi nga kryeministri Mickoski se përse nuk e zbatoni sistemin e Safe Cityt edhe në gjuhën shqipe. Vetëm ditën e parë, mbi 40 mijë qytetarë…

Read More

Temperatura më e ulët e matur këtë mëngjes ishte në Kodrën e Diellit, Shtresa e dëborës ishte 33 centimetra, informojnë nga DPHM. Janë matur -4 gradë në Kodrën e Diellit, -3 në Krushevë, -2 në Hanet e Mavrovës, Berovë, Tetovë, Kriva Pallankë, -1 Shkup – Zajçev Rid, Prilep, Kumanovë, Manastir, Shtip, Kavadar, 0 – Shkup-Petrovec, Pretor, Strumicë, Veles, Ohër, Vinicë, Gjevgjeli, Damir Kapi. Shtresa e dëborës deri në orën shtatë të mëngjesit ishte 33 centimetra në Kodrën e Diellit, 15 në Hanet e Mavrovës, 12 – Manastir, 8 – Gjurishte, 7 – Krushevë, 5 – Tetovë, Shtip, 2 – Berovë,…

Read More

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, në emisionin “Click Plus” ka komentuar deklaratat dhe, siç i quajti ai, krekosjet e partive maqedonase se BDI është dërguar në opozitë. “VMRO-DPMNE mund ta ketë çuar BDI-në në opozitë, por shqiptarët nuk e kanë dërguar BDI-në në opozitë. As Fronti Evropian e as Aleanca Kombëtare nuk e dërguan BDI-në në opozitë”, deklaroi Ahmeti. Ai nënvizoi se mbështetja e shqiptarëve për BDI-në mbetet e qartë dhe se interpretimet e kundërshtarëve politikë nuk pasqyrojnë realitetin e vullnetit politik të elektoratit shqiptar.

Read More