Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Kuvendi bullgar miratoi marrëveshjen me Maqedoninë e Veriut për ndërtimin e tunelit hekurudhor

13 Shkurt, 2026

“Marshojmë për drejtësi, jo politikë”, Ahmeti: Më 17 shkurt të marshojmë për njerëzit që kontribuan për liri e pavarësi

13 Shkurt, 2026

Limani: Rrugëtimi i VLEN-it kërkon arkitekt, koha e monarkëve dhe e sundimtarëve ka ikur

13 Shkurt, 2026

Mexhiti me një porosi për partitë e tjera të VLEN-it, pas vendimit të Lëvizjes BESA

13 Shkurt, 2026

Ardian Besimi : Reformë apo centralizim? Çfarë fshihet pas draft-ligjit për universitetet

13 Shkurt, 2026

SHBA dhe Maqedonia e Veriut arrijnë marrëveshje! Zero doganë për mallrat amerikane, ndërsa ne do të blejmë gaz të lëngshëm nga Amerika

13 Shkurt, 2026

Nxirren në shitje automjetet e sekuestruara në Maqedoni – BMW, Porsche dhe Mercedes në ankand

13 Shkurt, 2026

Mexhiti: Çështja Limani është brenda Besës, mbështes vendimin e Kasamit për shkrirjen e strukturave në VLEN

13 Shkurt, 2026

Arrestohet shtetasi i Maqedonisë në Beograd: Dogji picerinë ku punonte dhe u dërgoi pronarëve video të zjarrit

13 Shkurt, 2026

LSDM: Këshilltari i Mickoskit propozohet për gjykatës kushtetues

13 Shkurt, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 13 Shkurt
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Influencerët në RMV nën rregullat e Agjencisë për Shërbime Mediatike, jo si në BE, si janë rregullat evropiane?

Suad AvdiuBy Suad Avdiu22 Janar, 2026 Maqedoni Pa Komente4 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Pasi Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale (ASHMAA) e Maqedonisë së Veriut miratoi Rregullore për influencerët, vlogerët dhe krijuesit e tjerë të përmbajtjeve online që plotësojnë kushte konkrete, lind pyetja nëse rregullat e tilla rregullohen nga standardet evropiane apo paraqesin një ngarkesë tepër të madhe për krijuesit e përmbajtjeve, transmeton Portalb.mk nga Slloboden Peçat.

Rregullorja i përcakton detajisht kriteret sipas të cilave një influencer trajtohet si ofrues i një shërbimi mediatik audiovizual, e kështu bie nën një mbikëqyrje të veçantë dhe detyrime regjistrimi pranë ASHMAA.

Si i definon ASHMAA influencerët?

Sipas Rregullores së ASHMAA një nga kushtet është që shërbimi duhet të ofrohet përmes një platforme për ndarjen e videove (për shembull, YouTube, Instagram dhe TikTok) në mënyrë që të konsiderohet si shërbim mediatik me përgjegjësi editoriale.

Edhe monetizimi që përfshin kompensim, qoftë në para ose në vlerën e produkteve ose shërbimeve të marra është kriter.

Përmbajtja duhet të ketë një bazë editoriale, informim, argëtim, edukim, e jo vetëm të shërbejë si reklamë.

Përgjegjësia editoriale do të thotë që influenceri kontrollon se çfarë dhe si do të jetë në “katalogun” e përmbajtjeve.

Rregullorja përdor edhe pragun e audiencës, të paktën 10.000 ndjekës, si dhe rregullshmërinë, të paktën 24 video në 12 muaj, për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për një shërbim mediatik.

Këto janë kriteret që duhet të përmbushen në mënyrë kumulative që influenceri të vendoset në kategorinë “shërbim mediatik me kërkesë” që e regjistron dhe e mbikëqyr ASHMAA.

Këto rregulla për kah natyra i lidhin influencerët me shërbimet mediatike, që do të thotë se ata do të kishin detyrime më të mëdha administrative dhe, potencialisht, kompensime dhe raporte vjetore, ngjashëm me ofruesit e tjerë të shërbimeve mediatike audiovizuale.

Në BE influencerët janë tregtarë

Bashkimi Evropian nuk i kategorizon “influencerët në media” me ligj konkret, por ka rregulla dhe korniza ligjore të qarta që e rregullojnë marrëdhënien e tyre me konsumatorët, transparencën dhe reklamimin, përmes ligjit për konsumatorët.

Komisioni Evropian në Udhërrëfyesin e tij ligjor për influencerët (Influencer Legal Hub) shpjegon se ata krijues përmbajtjesh online që rregullisht reklamojnë ose shesin produkte ose shërbime nëpërmjet rrjeteve sociale kategorizohen si “tregtarë” sipas ligjit evropian për konsumatorët dhe për këtë arsye duhet t’i zbatojnë të gjitha rregullat për mbrojtjen e konsumatorit.

Ata kanë detyrimin t’i zbulojnë përmbajtjet komerciale dhe të paguara, t’i respektojnë të drejtat e konsumatorëve kur shesin mallra ose shërbime dhe të ofrojnë informacion të mjaftueshëm në lidhje me publikimet e tyre.

Një nga kornizat kryesore evropiane është Direktiva për Praktikat e Padrejta Tregtare (Unfair Commercial Practices Directive), e cila ndalon rreptësisht praktikat “e fshehura” të marketingut që mund ta mashtrojnë dikë, duke përfshirë këtu edhe rastet kur shënimi komercial nuk shfaqet qartë në mediat sociale. Kjo do të thotë që nëse një influencer promovon produkte ose shërbime kundrejt një pagese dhe nuk e shënon atë si reklamë, kjo mund të trajtohet si një praktikë e padrejtë.

Përveç kësaj, praktika evropiane tregon se të gjitha komunikimet komerciale duhet të shënohen qartë, përveç nëse kjo gjë është e qartë nga konteksti.

Krahas ligjit për konsumatorët Bashkimi Evropian punon edhe për nisma të reja legjislative, si Ligji për drejtësi digjitale (Digital Fairness Act), i cili pritet t’i përforcojë rregullat për praktikat e marketingut digjital, duke përfshirë këtu edhe marketingun e kryer nga influencerët.

Njoftimi i ASHMAA përmes të cilit ajo u bën thirrje influencerëve, vlogerëve, krijuesve të përmbajtjeve dhe YouTuberëve që të regjistrohen në Regjistrin e Ofruesve të Shërbimeve Mediatike Audiovizuale me Kërkesë ka shkaktuar reagime të fuqishme në mediat sociale, ndërsa disa nga krijuesit më të famshëm të përmbajtjeve në vend që e shprehin publikisht pakënaqësinë e tyre, duke vlerësuar se rregullorja nuk merr parasysh natyrën e hapësirës online dhe se ngre pyetje në lidhje me lirinë e shprehjes, detyrimet administrative dhe tarifat shtesë.

Lexuar: 65

Lajme te ngjashme

Kuvendi bullgar miratoi marrëveshjen me Maqedoninë e Veriut për ndërtimin e tunelit hekurudhor

“Marshojmë për drejtësi, jo politikë”, Ahmeti: Më 17 shkurt të marshojmë për njerëzit që kontribuan për liri e pavarësi

Limani: Rrugëtimi i VLEN-it kërkon arkitekt, koha e monarkëve dhe e sundimtarëve ka ikur

Mexhiti me një porosi për partitë e tjera të VLEN-it, pas vendimit të Lëvizjes BESA

Ardian Besimi : Reformë apo centralizim? Çfarë fshihet pas draft-ligjit për universitetet

SHBA dhe Maqedonia e Veriut arrijnë marrëveshje! Zero doganë për mallrat amerikane, ndërsa ne do të blejmë gaz të lëngshëm nga Amerika

Lajmet e fundit

Kuvendi bullgar miratoi marrëveshjen me Maqedoninë e Veriut për ndërtimin e tunelit hekurudhor

13 Shkurt, 2026

“Marshojmë për drejtësi, jo politikë”, Ahmeti: Më 17 shkurt të marshojmë për njerëzit që kontribuan për liri e pavarësi

13 Shkurt, 2026

Limani: Rrugëtimi i VLEN-it kërkon arkitekt, koha e monarkëve dhe e sundimtarëve ka ikur

13 Shkurt, 2026

Mexhiti me një porosi për partitë e tjera të VLEN-it, pas vendimit të Lëvizjes BESA

13 Shkurt, 2026

Ardian Besimi : Reformë apo centralizim? Çfarë fshihet pas draft-ligjit për universitetet

13 Shkurt, 2026

SHBA dhe Maqedonia e Veriut arrijnë marrëveshje! Zero doganë për mallrat amerikane, ndërsa ne do të blejmë gaz të lëngshëm nga Amerika

13 Shkurt, 2026

Nxirren në shitje automjetet e sekuestruara në Maqedoni – BMW, Porsche dhe Mercedes në ankand

13 Shkurt, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.