Autor: Suad Avdiu

Ambasada e SHBA-ve në Maqedoninë e Veriut, ka publikuar një mesazh nga ambasadorja Angela Ageler. Në mesazhin e saj, ajo kujton se në Shkup ka mbërritur si ambasadorja e dhjetë e Shteteve të Bashkuara dhe që nga fillimi ka pasur një besim të fortë në “forcën dhe guximin e popullit të Maqedonisë së Veriut”, besim që me kalimin e kohës është konfirmuar shumë herë. ‘Viti 2025 shënoi 30-vjetorin e marrëdhënieve dypalëshe SHBA-Maqedoni, megjithëse partneriteti ynë daton më tej. Për më shumë se tre dekada, i kemi treguar botës – së bashku – se çfarë mund të arrijë forca, kompromisi dhe…

Read More

Me datën 21 janar të këtij viti në Kumanovë është arrestuar kumanovari, pas denoncimit se ai e ka sulmuar fizikisht gruan e tij. Informacionin në fjalë e ka konfirmuar edhe Sektori per Punë të Brendshme (SPB) Kumanovë. –Rreth 23:20 të dates 21 janar, pjestarët e policisë së Kumanovës e kanë arrestuar personin me iniciale V.L.(57) nga Kumanova, pas denoncimit paraprak se e ka sulmuar fizikisht gruan e tij 39-vjeçe”, kanë njoftuar përfaqësuesit competent të Sektorit për Punë të Brendshme (SPB) Kumanovë.

Read More

Për certifikatë të lindjes, certifikatë të vdekjes, certifikatë martese ose certifikatë të gjendjes civile të lirë, qytetarët nuk kanë nevojë të paraqiten fare në sportelin e Zyrës së Regjistrimit Civil. Ministri i Transformimit Dixhital Stefan Andonovski, sot në konferencë për shtyp tha se procedura për këto dokumente është dixhitalizuar plotësisht. “Sa i përket shërbimeve të Zyrës së Regjistrimit Civil, që nga sot, ato janë migruar plotësisht në portalin kombëtar uslugi.gov.mk, gjë që do të përshpejtojë përdorimin e tyre dhe janë plotësisht dixhitale, ndryshe nga më parë. Kjo do të thotë që certifikatat e lindjes, certifikatat e martesës, certifikatat e vdekjes…

Read More

Presidenti amerikan Donald Trump ka nisur një takim me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në Davos të Zvicrës. Sipas BBC, Zelensky do të mbajë një fjalim në Forumin Ekonomik Botëror në orën 14:30 sipas orës lokale (13:30 GMT). Ndryshe, Trump sugjeroi se zgjidhja e çështjes së Ukrainës do të vijë ‘së shpejti’.

Read More

Ligji për Energji është në fuqi dhe operatorët e transmetimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike janë të detyruar të përgatisin një analizë për futjen e sistemeve të matjes inteligjente, të ashtuquajturit “matës inteligjentë”, njoftojnë nga Komisioni Rregullator i Energjetikës (KRRE). Qëllimi i futjes së matësve inteligjentë, siç thuhet nga KRRE, është rritja e transparencës dhe besimit në sistemin e matjes së energjisë elektrike, si dhe t’u mundësojë qytetarëve të monitorojnë në mënyrë të pavarur konsumin e tyre në çdo kohë nëpërmjet një pajisjeje mobile ose platforme online. “Operatorët e transmetimit dhe shpërndarjes duhet të kryejnë një analizë të detajuar për…

Read More

Dje në orën 22:00, në SPB Shkup, E.B. (36) nga Shkupi ka raportuar se rreth orës 12:30, në një stacion autobusi në zonën e komunës Aerodrom, djali i saj 16-vjeçar është sulmuar fizikisht nga një person. Sipas raportimit, ai e ka shtyrë me forcë djalin në bagazhin e automjetit të tij dhe i ka kërkuar t’i tregojë se kush po i godiste makinën me topa bore. Po ashtu, sipas denoncimit, ai ka sulmuar fizikisht edhe shokun e tij. Policia njoftoi se po merren masa për zbardhjen e rastit.

Read More

Një fabrikë e tekstilit në Kavadar u përfshinë nga zjarri, transmeton Portalb.mk. Zjarri shpërtheu mëngjesin e sotëm, dhe zjarrfikësit e Kavadarit u nisën menjëherë në vendngjarje, duke parandaluar përhapjen e tij në magazinat e tjera. “U dogj çatia e të dyja halleve, por është mirë që zjarri nuk u përhap në ambientet fqinje. Vepruam me tre automjete zjarrfikëse dhe nëntë zjarrfikës,” thanë nja Njësia e Zjarrfikësve të Kavadarit. Ata shtojnë se ekipet e tyre janë ende në terren për të monitoruar situatën.

Read More

Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, ka bërë të ditur se në kuadër të Summitit të Davosit ka marrë pjesë në Takimin e Liderëve 2026, një nga platformat më të rëndësishme ndërkombëtare për dialog strategjik dhe bashkëpunim global. Gjatë këtij takimi ai ka zhvilluar një sërë takimesh me përfaqësues politikë, liderë të biznesit dhe përfaqësues të mediave nga vende të ndryshme, ku janë diskutuar mundësitë për bashkëpunim dhe partneritet, si dhe zhvillimet politike dhe perspektivat e zhvillimit ekonomik të rajonit, me fokus të veçantë në Maqedoninë e Veriut. Në kuadër të agjendës së samitit, zëvendëskryeministri Sali ka marrë pjesë edhe në…

Read More

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Davos ku po mbahet Forumi Ekonomik Botëror, tha se partnerëve ndërkombëtarë dhe atyre potencialë u kanë prezantuar mundësitë për investime në Kosovë, duke theksuar rolin e qeverisë si partnere e besueshme, stabilitetin institucional dhe potencialin e të rinjve të vendit. “Ne të gjithë partnerëve ndërkombëtarë dhe partnerëve të mundshëm ndërkombëtarë u tregojmë mundësitë për investime në Kosovë, prej faktit që atje do të kemi një qeveri që është partnere – jo vetëm një treg apo vetëm një platformë për prodhimtari të lirë, por edhe një shtet me politika fiskale të favorshme dhe…

Read More

Aleanca për Shqiptarët, krahu i Arben Taravarit, ka reaguar lidhur me raportin e fundit të “Transparency International”, sipas të cilit Maqedonia e Veriut ka rënë për 12 vende në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2024, duke u renditur në vendin e 88-të nga 180 shtete, me vetëm 40 pikë. “Fakti që vendi humb 12 pozita me vetëm dy pikë më pak krahasuar me vitin 2023 tregon qartë se problemi nuk është statistik, por politik dhe institucional. Ky regres lidhet drejtpërdrejt me ndryshimet e kontestuara në Kodin Penal, të cilat u perceptuan gjerësisht si ndërhyrje për amnisti të fshehtë…

Read More