Autor: Suad Avdiu
Si pasojë e një aksident trafiku që ndodhi në afërsi të qytetit Makedonsk Brod, jetën e ka humbur një grua kurse 3 të tjerë bashkëudhëtarë, kanë marrë lëndime serioze, me ç’rast janë dërguar në Spitalin e Prilepit, për trajtim të mëtejshëm mjekësor. Fatkeqësia ka ndodh të fshati Rusjaci komuna e Makedonski Brodit, me c’rast jetën e ka humbur 41-vjecarja K.S.S. nga Kërçova. Vetura e tipit “Citroen” me targa Kërçove, e drejtuar nga burri i saj poashtu nga Kërcova, ka dal nga rruga duke u rrokullisur disa herë. Edhe bashkudhëtarët tjerë S.S. (69), M.S. (62) dhe fëmija 6 vjecar, kanë marrë…
Një aksident i rëndë rrugor me fatalitet ka ndodhur herët në mëngjes, në rrugën magistrale nga pika kufitare Deve Bair drejt Kriva Pallankës, në territorin e fshatit Uzem, përcjell TV21. Policia njofton se sipas urdhrit të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar për obduksion. “Më 21 janar 2026, rreth orës 04:50, një automjet transportues i markës “Scania” me targa nga Kosova, i drejtuar nga N.H., 56 vjeç, nga Kosova, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një humnerë të thellë. Shoferi pësoi lëndime të rënda trupore dhe vdiq në vendngjarje, ndërsa vdekjen e konstatoi një mjek nga…
Gjermania ka qenë prej kohësh një nga destinacionet kryesore për qytetarët e Maqedonisë së Veriut që kërkojnë kushte më të mira jetese dhe pune. Sipas të dhënave të fundit nga Regjistri Qendror i të Huajve (AZR), 161,044 shtetas të RMV-së jetojnë në këtë vend evropian, duke e bërë Maqedoninë një nga 25 vendet me diasporën më të madhe në Gjermani. Në një vend me mbi 14 milionë të huaj, shtetasit e Maqedonisë janë të 22-tët në numër, menjëherë pas Kinës dhe Iranit, dhe përpara Vietnamit. Të dhënat konfirmojnë migrimin e gjatë nga Maqedonia, por edhe praninë e qëndrueshme të komunitetit…
Pas reshjeve të borës që kapluan vendin sot, nga LSDM thonë se institucionet nuk po funksionojnë, rrugët dhe rrugicat nuk pastrohen. Fotot nga kolapsi në Shkup dhe Maqedoni tregojnë se trafiku është i pasigurt. “Qytetarët kanë mbetur vetëm, por kryetarët e komunave dhe zyrtarët e VMRO-DPMNE-së po fërkojnë duart. Tenderët për pastrimin e borës janë një nga të preferuarit e VMRO-DPMNE-së. Shtrirjet e borës në rrugë janë një idil për kryetarët e bashkive nga koalicioni i tenderëve VMRO-DPMNE-ZNAM, të cilët do të faturojnë mijëra ton kripë sot”. “Megjithatë, është e vështirë të gjesh kripë, kështu që duhet të numërojnë paratë…
Dje, në ora 12:35, në Radovish, zyrtarë policorë nga SPB Strumicë – NJPB Radovish e kanë privuar nga liria 25-vjeçarin D.L. nga Radovishi. Në bazë të një urdhri gjyqësor është kryer kontroll në banesën e tij, ku janë gjetur disa paketime të ndryshme me marihuanë dhe një peshore digjitale me mbetje marihuane. Personi është ndaluar në Stacionin Policor Radovish dhe për rastin është njoftuar një prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike Radovish. Pas dokumentimit të rastit do të pasojë kallëzim përkatës.
Bëhen 20 vjet nga vdekja e presidentit Ibrahim Rugova. Ai ndërrojë jetë më 21 janar 2006. Në 20 vjetorin e vdekjes së presidentit Ibrahim Rugova, nën organizimin e presidentes së vendit, Vjosa Osmani, do të mbahen një sërë aktivitetesh. Sipas njoftimit të Presidencës, në orën 10:00, Osmani, organizohen homazhe tek varri i Presidentit Rugova, në Velani. Në orën 12:00, nën patronatin e presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në amfiteatrin e Bibliotekës Qendrore Universitare, mbahet Akademi Përkujtimore me rastin e 20-vjetorit të ndarjes nga jeta të presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova. Gjithashtu, nën përkujdesjen e kryetarit Lumir…
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë sot se ndihet thellësisht e nderuar nga ftesa personale e Presidentit Donald Trump për të përfaqësuar Republikën e Kosovës në Bordin e Paqes, si anëtare themeluese, krah për krah me SHBA-të në misionin për një botë më të sigurt. Osmani në një postim në Facebook ka publikuar letrën e presidentit Donald Trump lidhur me festën që Kosova të jetë në Bordin e Paqes, si anëtare themeluese. “Jam thellësisht e nderuar nga ftesa personale e Presidentit Trump për të përfaqësuar Republikën e Kosovës në Bordin e Paqes, si anëtare themeluese, krah për krah me…
Ferizaj, 20 janar – Zymeri nga Jezerci i Ferizajt është babai i dëshmorit Sali Baliu dhe i 5 ushtarëve të UÇK-së. Sot, ai jeton me qira, në kushte të rënda, bashkë me rejen dhe 3 fëmijët. Ish-i burgosur politik, me 12 muaj burg në Pozharevc, ky baba i sakrificës nuk kërkon luks kërkon vetëm një banesë për të jetuar me dinjitet.
Ekipet e Ndërmarrjes Publike “Pastrimi dhe Gjelbërimi” që nga orët e hershme të mëngjesit janë aktive në terren dhe po pastrojnë rrugët, njoftoi kryetari i komunës, Maksim Dimitrievski. – NP “Pastrimi dhe Gjelbërimi” po punon intensivisht në pastrimin e borës në zonën qendrore të qytetit dhe në lagjet përreth, me qëllim sigurimin e lëvizjes së sigurt dhe të pandërprerë për të gjithë qytetarët, tha Dimitrievski. Sipas parashikimeve, bora do të vazhdojë të bjerë gjatë ditës së sotme. Temperatura maksimale do të arrijë deri në dy gradë Celsius. Nga nesër pritet stabilizim i motit dhe rritje e temperaturave ditore./Kumanovski Muhabeti
Mungesa e barnave për diabet në Maqedoninë e Veriut po bëhet shqetësuese për pacientët kronikë, sidomos sa i përket Ozempikut. Ky ilaç ndihmon në parandalimin e komplikime kardiovaskulare te pacientët me diabet të tipit 2, numri i të cilëve në Maqedoninë e Veriut arrin në rreth 136.000. Ozempiku është një ilaç për injektim, që përdoret përmes një stilolapsi të gatshëm, shpjegojnë për Radion Evropa e Lirë nga Agjencia për Barna dhe Pajisje Mjekësore e Maqedonisë së Veriut (MALMED). Përdorimi i tij nuk shkakton dhimbje dhe është i ngjashëm me atë të insulinës. Në barnatoret për insulinë në Maqedoninë e Veriut,…
