Autor: Suad Avdiu
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se në dy raste të ndryshme gjatë ditës së djeshme në Shkup kanë kapur marihuanë, përcjell TV21. Sipas Policisë, është arrestuar një banor i Shkupit dhe një tjetër banorë i Tetovës. “Më 26.01.2026, rreth orës 15:30, në bulevardin “Ilinden” në Shkup, zyrtarë policorë nga Njësia e Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup e privuan nga liria N.A. (37) nga Shkupi. Gjatë kontrollit të automjetit të tij u gjetën dy çanta udhëtimi, në të cilat kishte marihuanë. Më 27.01.2026, rreth orës 00:10, në rrugën “Cvetan Dimov” në Shkup, zyrtarë policorë nga Njësia e Policisë Intervenuese…
Kylian Mbappe po mbështetet gjerësisht që më në fund ta fitojë Topin e Artë në vitin 2026, pas shumë vitesh ku ka qenë shumë pranë lavdisë individuale në skenën më të madhe të futbollit botëror. Ylli francez pushtoi botën në vitin 2018 me Francën, ndërsa në finalen e Kupës së Botës 2022 realizoi një het-trik historik, por në fund mbeti i zhgënjyer pas humbjes ndaj Argjentinës së Lionel Messit. Ish-reprezentuesi i Francës, Bacary Sagna, nuk ka asnjë dyshim për të ardhmen e Mbappes dhe beson se ky është momenti i tij i madh. “Ai do ta fitojë. Mendoj se ky…
Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave që ka ndodhur sot në Prishtinë. Saktësisht rasti ka ndodhur në rrugën “Agim Ramadani” rreth orës 16:00. Lajmin e ka konfirmuar Enis Pllana, zëdhënës i policisë për kryeqytetin. “Rreth orës 16:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën Agim Ramadani në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë dy vetura. Si pasojë lëndime kanë pësuar dy persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Trafiku i Kryeqytetit”.
BDI Strugë sulmon Qyrën: “Gjendja në arsim e mjerueshme, 500 mijë euro borxh dhe shkolla pa ngrohje”
BDI dega në Strugë pretendon se kreu i Komunës Mendi Qyra në mënyrë të jashtëligjshme po shkarkon drejtorë të shkollave dhe emëron persona që nuk i plotësojnë kushtet. Ata kërkojnë nga Ministrja e Arsimit Vesna Janevska që Qyrës t’ia marrë kompetencat Nga Komuna e Strugës Nga Komuna thonë se veprojnë në përputhje me ligjin dhe se çdo vendim ka qenë i bazuar në përgjegjësi institucionale, e jo në pazare politike. Nga atje thonë se akuzat janë përpjekje për mbrojtjen e një sistemi të pasuksesshëm, i cili nga viti 2017 deri në vitin 2025 ka prodhuar pasoja serioze financiare, institucionale dhe…
Shkruan: Hafiz Shala Binomi historik i Republikës së Dardanisë, i cili do të hyjë në histori për fitoren e madhe ndaj Serbisë, e cila u bllokua tërësisht nga Kryeministri Albin Kurti në ndërhyrjen në punët e një shteti sovran, duke e larguar definitivisht nga ndikimi dhe përzierja në punët e brendshme të Dardanisë, duke ia shporrur bandat terroristo-kriminale, disa duke i vrarë e disa të tjerë duke i arrestuar kur tentuan ta sulmojnë fqinjën për të zhvilluar një luftë mes dy komuniteteve me qëllim të aneksimit të veriut, anipse nuk u ngop me gjenocidin e ushtruar ndaj popullit shqiptar, pasi…
“Ligjin nuk e votuam për shkak se nuk respektohet gjuha shqipe në të gjitha fazat e këtij ligji”, kështu tha në emisionin Click Plus të Tv21, deputeti i AKI-së, Ilir Hasani Ai shtoi se askujt nuk i ka interesuar se a do të merren porositë edhe në gjuhën shqipe apo vetëm në gjuhën maqedonase. Hasani tha se që nga fillimi i kanë ngritur këto çështje dhe kërkuan që të ketë premtim publik se do të implementohet edhe gjuha shqipe, në të kundërtën nuk e votojnë ligjin, Hasani tha se ligji është bërë për ta mbushur buxhetin e shtetit e për…
Sanksionet e vendosura pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Moska e kanë penguar Rusinë të blejë avionë ose pjesë këmbimi të prodhimit perëndimor. Rreth 75 për qind e flotës ajrore komerciale të Rusisë është ndërtuar në Shtetet e Bashkuara, Bashkimin Evropian ose Kanada Rusia po i rinxjerrë në përdorim disa lloje avionësh, për shkak se sanksionet ia kanë kufizuar mundësitë vendit për ta mirëmbajtur flotën e avionëve të udhëtarëve. Avionët që po rikthehen në shërbim përfshijnë edhe një model të projektuar në Ukrainë, i cili ishte nxjerrë jashtë përdorimin për shkak të shqetësimeve rreth sigurisë. Media pro-Kremlinit, Izvestia, raportoi…
Të paktën 11 persona janë raportuar të vdekur si pasojë e të ftohtit ekstrem, i shoqëruar me reshje intensive bore në formë akulli, që ka goditur disa shtete të SHBA-së. Reshjet më të dendura të dëborës, deri në 30 centimetra ose më shumë, u regjistruan të dielën në pjesë të Kolorados, Illinois, Indiana, Missouri, New Jersey, New York dhe Pennsylvania. Rreth 90 milionë njerëz në pjesën lindore dhe veriore të Shteteve të Bashkuara janë vënë nën paralajmërim për kushte të rrezikshme atmosferike. Ndërkohë, mbi 800 mijë persona vazhdojnë të jenë pa energji elektrike për shkak të dëmtimeve të shkaktuara nga…
KRRE ka sjellë vendim për përcaktimin e çmimeve më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse të transportit. Me këtë vendim çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-E V) rritet për 1,00 denarë/litër, në raport me çmimin e shitjes me pakicë, të përcaktuar me vendimin e përcaktimit të çmimeve më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse të transportit të datës 20.1.2026 kështu që çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-E V) është 67,50 den/kg. çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95…
Pjesëmarrja e Kosovës në Bordin e Paqes, nismë e iniciuar nga presidenti amerikan Donald Trump, mund t’i sjellë vendit përfitime të rëndësishme në politikën e jashtme, pavarësisht kostove të mundshme, vlerëson profesori i studimeve për paqe dhe konflikt në Universitetin e Dublinit në Irlandë, Gëzim Visoka. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Visoka thotë se për sa kohë Kosova mbetet jashtë organizatave të mëdha ndërkombëtare si NATO-ja, Bashkimi Evropian dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara, nisma të tilla mund t’i shërbejnë forcimit të pozicionit të saj diplomatik. “Kjo platformë mund t’i ofrojë Kosovës një hapësirë për lobim dhe…
