Autor: Suad Avdiu
LSDM mbështet protestën e punëtorëve dhe Lidhjes së Sindikatave për paga të denja dhe rritje të pagës minimale. Nga LSDM thonë se qytetarët, punëtorët jetojnë vështirë, inflacioni dhe çmimet e rritura gërryejnë standardin e jetesës së punëtorëve, varfëria po rritet dhe pagat janë në ngecje. “Qeveria e Mickoskit nuk ka para për të rritur pagën minimale, ka para vetëm për tendera. 161 tendera për një kompani, 51 tendera përmes komunave për një kompani tjetër, 9 milionë euro për tendera me dy punonjës, 1.2 milionë euro për tendera përmes Postës. Gjatë qeverisjes së LSDM-së, paratë përfunduan te qytetarët, ne e rritëm…
Sindikatë e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve të Mediave (SPGM) mbështet kërkesat të disa sindikatave më të mëdha dhe do të marrë pjesë në protestën e caktuar për 28 janar 2026, transmeton Portalb.mk. Sindikata e Gazetarëve ftoi anëtarët e saj të japin mbështetje të plotë për kërkesat për rritjen e pagës minimale, por edhe të të gjitha pagave të punëtorëve në vend. “SPGM konsideron se pjesëmarrja në protestën e thirrur nga Lidhja e Sindikatave, e caktuar për të mërkurën në orën 17:00, është një mënyrë dinjitoze për të demonstruar nevojat e punëtorëve”, thanë nga Sindikata e Gazetarëve. Ata thonë se…
Kryeministri Hirstijan Mickoski ironizon më kërkesën e kreut të BDI-së, Ali Ahmeti për takim kokë më kokë, kërkesë e dalë nga takimi i fundit i liderëve. Mickoski tha se me Ahmetin do të ketë takim, por kësmet ndonjëherë! “Po mirë, do të ketë takim. Do të ketë takim. Ndonjëherë…”, deklaroi Hristijan Mickoski, Kryeministër. Në paraqitjen e tij të fundit, Ahmeti tha se me Mickoskin janë marrë vesh për zgjedhje të parakohshme para një viti, por ky i fundit sipas tij nuk e mbajti fjalën. Ahmeti nuk dha arsye pse kërkon takim ndaras, por ajo që ra në sy pas pretendimit…
Këtë vit do të arrijnë të gjitha 42 automjetet luftarake të tipit “Striker” për Ushtrinë, të cilat janë blerë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), njoftoi sot ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski, gjatë arsyetimit të një amendamenti në Komisionin parlamentar për Mbrojtje dhe Siguri, përcjell TV21. Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri u shqyrtua informacioni lidhur me nevojën për miratimin e amendamentit nr. 2 për marrëveshjen që ka të bëjë me blerjen e 42 automjeteve lehtë të blinduara të tipit “Striker”, të nënshkruar mes qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së. Misajllovski gjatë arsyetimit të…
Serbia gjithnjë e më shumë i druhet Ushtrisë së Kosovës, ndërsa në të njëjtën kohë përpiqet që të ndryshojë narrativën duke shitur një propagandë sikur është viktimë, shkruan A2. Aleksandër Vulin, ish zëvendëskryeministër dhe aktualisht drejton një zyrë të Rusisë në Beograd, pretendon se armatosja e FSK-së nga perëndimi do të çojë në një përplasje të pashmangshme teksa citon dhe “armën e Çehovit”. “Nëse në aktin e parë të një drame ka një armë të varur në mur, në aktin e tretë duhet të qëllojë. Nëse në aktin e parë i armatosni shqiptarët, në aktin e tretë duhet të qëllojë”,…
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti njoftoi se vuri kurorë me lule në përkujtim të viktimave që vdiqën nëpër kampet e përqendrimit nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore. “Pranë pllakës që shënon sinagogën e fundit në Kosovë, e cila ishte pjesë e çarshisë së vjetër të Prishtinës, në Ditën Ndërkombëtare Përkujtimore të Holokaustit, bashkë me Presidenten e Republikës, Vjosa Osmani dhe Kryetarin e Kuvendit, Dimal Basha vumë kurorë me lule në përkujtim të të gjitha viktimave që u vranë me plumba dhe gaz, që u dogjën në krematoriume, apo vdiqën nga kushtet e tmerrshme nëpër kampet e përqendrimit dhe nga…
Një i mitur është sulmuar fizikisht nga disa bashkëmoshatarë në oborrin e xhamisë së fshatit Kopaçindoll, ndërsa ngjarja është incizuar me telefon celular. Sipas SPB Tetovë, më 26.01.2026 në ora 07:10, në Stacionin Policor të Grupçinit, S.K. (40) nga fshati Kopaçindoll ka raportuar se më 24.01.2026 rreth orës 13:00, djali i tij i mitur është sulmuar nga disa të mitur. “Ngjarja është incizuar me telefon celular dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit”, njofton policia.TS
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar të hënën një takim të përbashkët me ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, dhe ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves. Sipas njoftimit për media bëhet e ditur se gjatë takimit, palët diskutuan për çështjet aktuale në vend, përmbylljen e procesit zgjedhor të 28 dhjetorit, si dhe hapat e ardhshëm drejt formimit të institucioneve të reja. Po ashtu, në fokus të bisedimeve ishin prioritetet e qeverisë së ardhshme dhe bashkëpunimi ndërmjet Kosovës, Suedisë dhe Mbretërisë së Bashkuar në fusha me interes të përbashkët.
Ligji për “Safe City” është një nga ligjet më të rëndësishme që janë miratuar në Maqedoninë e Veriut, sepse në thelb të tij ka mbrojtjen e jetës së qytetarëve dhe garantimin e sigurisë në hapësirën publike, thuhet në kumtesën e koalicionit VLEN. Nga ky koalicion thonë se ligji në fjalë nuk ka të bëjë me kamera apo gjoba, por me krijimin e kushteve që çdo qytetar të lëvizë pa frikë dhe pa rrezik për jetën. ““Safe City” do të thotë rrugë më të sigurta për këmbësorët, për çiklistët, për përdoruesit e trotinetëve elektrikë dhe për personat me invaliditet. Do të…
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, do të presë një ftesë nga kryeministri Hristijan Mickoski për një takim ballë për ballë, pasi në këtë moment një takim me Ahmetin nuk është prioritet për Mickoskin, thotë për “Sloboden Peçat” një funksionar i lartë qeveritar. Ky qëndrim vjen pas kthesës së krijuar pasi BDI nuk e mbajti premtimin nga takimi i liderëve – se do ta mbështeste Ligjin për Kundërvajtje dhe do të siguronte shumicën e Badenterit për zgjedhjen e Avokatit të Popullit. Nga BDI nuk ka përgjigje nëse Ahmeti ende shpreson për një takim me kryeministrin dhe nëse do të kërkojë zyrtarisht…
