Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
  • ADS
Lajmet e fundit

BFI-ja kërkoi që mos të përdoret figura e Reisit për reklama komerciale

3 Korrik, 2026

Krenari: Ansambli nga Shkupi niset drejt Spanjës, do të përfaqësojë kulturën shqiptare!

3 Korrik, 2026

Seanca për zgjedhjen e 8 ministrave të rinj caktohet më 13 korrik

3 Korrik, 2026

Hoxha: Dialogu i hapur për lejen e USJE-s sjell ndryshime konkrete dhe kthen besimin e qytetarëve

3 Korrik, 2026

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, në vizitë pune në pikat kufitare Tabanoc dhe Bellanoc

3 Korrik, 2026

Zëvendësministri Admir Shabani: Pajisjet e reja për Armatën forcojnë kapacitetet dhe gatishmërinë operative

3 Korrik, 2026

REAGON Albin Kurti: Siguria ushqimore është jetike për shëndetin e qytetarëve.

3 Korrik, 2026

Taravari: 200 mijë maqedonas me pasaporta bullgare

3 Korrik, 2026

Të hënën nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e autostradës Shkup-Bllacë

3 Korrik, 2026

Shkarkimet përfshijnë edhe zëvendësministrat e drejtorët

3 Korrik, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E shtunë, 4 Korrik
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
  • ADS
TV NewsTV News

SANKSIONET E GJUNJËZOJNË MOSKËN: Rusia detyrohet të rinxjerrë avionët e epokës sovjetike

Suad AvdiuBy Suad Avdiu26 Janar, 2026 Botë Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Sanksionet e vendosura pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Moska e kanë penguar Rusinë të blejë avionë ose pjesë këmbimi të prodhimit perëndimor. Rreth 75 për qind e flotës ajrore komerciale të Rusisë është ndërtuar në Shtetet e Bashkuara, Bashkimin Evropian ose Kanada

Rusia po i rinxjerrë në përdorim disa lloje avionësh, për shkak se sanksionet ia kanë kufizuar mundësitë vendit për ta mirëmbajtur flotën e avionëve të udhëtarëve. Avionët që po rikthehen në shërbim përfshijnë edhe një model të projektuar në Ukrainë, i cili ishte nxjerrë jashtë përdorimin për shkak të shqetësimeve rreth sigurisë. Media pro-Kremlinit, Izvestia, raportoi më 19 janar se 12 avionë do të “riaktivizohen” nga linjat ajrore ruse në vitin 2026. Dhjetë avionë tashmë u janë dorëzuar linjave ajrore për ta përballuar rënien e numrit të avionëve në flotë, “e cila po përkeqësohet nga sanksionet”, sipas raportit.
Sanksionet e vendosura pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Moska e kanë penguar Rusinë të blejë avionë ose pjesë këmbimi të prodhimit perëndimor. Rreth 75 për qind e flotës ajrore komerciale të Rusisë është ndërtuar në Shtetet e Bashkuara, Bashkimin Evropian ose Kanada.

Avionët që po rikthehen në shërbim përfshijnë një avion Antonov An-148, një model reaktiv i projektuar në Ukrainë, i cili ishte ndaluar në Rusi që nga viti 2018 pas një rrëzimi në shkurt të atij viti, ku humbën jetën të 71 udhëtarë në bord. E gjithë flota ruse prej më shumë se dy duzinë avionësh të këtij modeli u nxor nga shërbimi pas aksidentit dhe, në maj të po atij viti, Kuba ndaloi linjën e saj ajrore kombëtare të fluturonte një version të së njëjtit avion. Avionë të tjerë që po kthehen në shërbim komercial janë Ilyushin Il-96 dhe Tupolev Tu-204/214 me rreze të mesme. Të dy këta avionë kryen fluturimet e tyre të para në vitet e fundit të Bashkimit Sovjetik.
Avioni Tupolev aktualisht përdoret nga linjat ajrore kombëtare të Koresë së Veriut dhe Kubës, të cilat janë të prekura nga sanksionet, si dhe nga kompania ruse Red Wings Airlines. Një version i avionit të pasagjerëve Ilyushin për fluturime të gjata shërben si avioni presidencial i Vladimir Putinit.
Avionë të tjerë Tu-204/214 përdoren nga linja ajrore kombëtare e Kubës dhe nga një kompani ruse e transportit ajror të mallrave. Avionët amerikanë Boeing 747, prodhimi i të cilëve u ndal në vitin 2023, po përgatiten gjithashtu për t’u rikthyer në qiellin rus. Këta avionë për fluturime të gjata raportohet se mund të rikthehen në shërbim relativisht lehtë, për shkak të bollëkut të pjesëve rezervë të prodhuara për më shumë se 1.500 avionë 747 të ndërtuar që nga vitet e ’70-ta.

Pavarësisht se është i shkëputur nga industria ajrore amerikane për dekada, Irani aktualisht mban në operim një flotë të vogël avionësh 747, njëri prej të cilëve është pothuajse 50 vjeç. Aeroflot, linja ajrore kombëtare e Rusisë, më parë i ka dërguar në Teheran për mirëmbajtje avionët e saj Airbus, të prodhuar në BE. Mungesa e avionëve për linjat ajrore ruse ishte parashikuar të kompensohej me një fushatë për prodhimin e 127 avionëve të rinj nga viti 2023 deri në vitin 2025. Deri në janar 2026, vetëm 13 avionë janë dorëzuar te kompanitë ajrore civile. Raportohet se Rusia ka krijuar një rrjet kompleks kompanish për t’iu shmangur sanksioneve mbi pjesët e aviacionit. Në shkurt 2025, Departamenti amerikan i Drejtësisë njoftoi se tre persona të lidhur me një kompani në Ohio ishin arrestuar nën akuza se eksportonin pjesë të avionëve në vlerë prej 2 milionë dollarësh drejt Rusisë.

Lexuar: 312

Lajme te ngjashme

“Unë jam bosi”, thotë Trumpi pasi hyn me vonesë në takimin e G7

Trump: Ndizni motorët, marrëveshja me Iranin është arritur!

“I kemi dhënë fund luftës”/ Trump njofton arritjen e marrëveshjes me Iranin

Trump: Kam anuluar sulmet e planifikuara amerikane kundër Iranit

Dronët rusë bonbardojnë një bllok banesash në Rumani, plagosen dy persona

Sulm me armë pranë Shtëpisë së Bardhë, autori vritet nga agjentët e Shërbimit Sekret

Lajmet e fundit

BFI-ja kërkoi që mos të përdoret figura e Reisit për reklama komerciale

3 Korrik, 2026

Krenari: Ansambli nga Shkupi niset drejt Spanjës, do të përfaqësojë kulturën shqiptare!

3 Korrik, 2026

Seanca për zgjedhjen e 8 ministrave të rinj caktohet më 13 korrik

3 Korrik, 2026

Hoxha: Dialogu i hapur për lejen e USJE-s sjell ndryshime konkrete dhe kthen besimin e qytetarëve

3 Korrik, 2026

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, në vizitë pune në pikat kufitare Tabanoc dhe Bellanoc

3 Korrik, 2026

Zëvendësministri Admir Shabani: Pajisjet e reja për Armatën forcojnë kapacitetet dhe gatishmërinë operative

3 Korrik, 2026

REAGON Albin Kurti: Siguria ushqimore është jetike për shëndetin e qytetarëve.

3 Korrik, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.