Autor: Suad Avdiu

MPB Maqedoni njofton se dje (27.01.2026), Departamenti për Shtypjen e Krimit të Organizuar dhe të Krimit të Rëndë ngriti kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup kundër N.A. (36) nga Shkupi, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar e drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve””. Siç njoftojnë nga MPB, më 26.01.2026, në Bulevardin Ilinden në Shkup, gjatë një kontrolli të një automjeti pasagjerësh Audi me targa të Shkupit, e drejtuar nga N.A., oficerët e policisë gjetën dy çanta pasagjerësh që përmbanin marihuanë. “N.A. e bleu drogën për shitje të mëtejshme personave në…

Read More

Në një kohë kur shumë të rinj ankohen për mungesë kohe, lodhje apo vështirësi, tre motra trinjakë nga Kumanova po dëshmojnë se vullneti dhe përkushtimi mund t’i mposhtin të gjitha. Almina, Alina dhe Medina Xhemaili, studente të vitit të dytë në drejtimin Administratë Publike në Fakultetin e Administrimit të Biznesit pranë Universitetit të Tetovës – njësia në Kumanovë, janë shembull i rrallë i disiplinës dhe përgjegjësisë. Ato janë të rregullta në ligjërata, aktive në ushtrime dhe pjesëmarrëse në aktivitete të ndryshme studentore, duke e marrë seriozisht çdo hap të formimit të tyre profesional. Por historia e tyre nuk ndalet te…

Read More

Më së shumti reshje shiu në 24 orët e fundit ka pasur në Demir Kapi dhe Shtip, ndërsa temperatura minimale më e ulët mëngjesin e sotëm është shënuar në Berovë, njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. Në Demir Kapi dhe Shtip kanë rënë 6 litra për metër katror, 4 – Radovish – Pozhar, Kavadar, Vinicë, 3 – Strumicë, 2 – Prilep, Berovë, 1 – Kriva Pallankë, Krushevë, Manastir, Topolçan, Veles, Kodra e Diellit. Mëngjesin e sotëm janë regjistruar -5 gradë celsius në Berovë, -4 – Kodra e Diellit, -3 – Shkup-Petrovec, Kriva Pallankë, Veles, Tetovë, Strumicë, Manastir, -2 – Shtip, Prilep,…

Read More

Një aksion i gjerë policor është zhvilluar sot në orët e mëngjesit në fshatin Bërvenicë nga zyrtarët e SPB Tetovë. Sipas burimeve jozyrtare nga vendngjarja, policia ka kryer kontrolle në disa shtëpi dhe objekte, duke vepruar me urdhër gjykate. Gjatë bastisjeve në disa lokacione brenda fshatit janë gjetur dhe sekuestruar armë zjarri, municion, si dhe sasi e konsiderueshme e lëndëve narkotike, të cilat dyshohet se kanë qenë të destinuara për përdorim dhe shpërndarje. Burimet bëjnë të ditur se disa persona janë privuar nga liria dhe janë shoqëruar në stacion policor për procedura të mëtejshme dhe dokumentimin e plotë të rastit.…

Read More

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë u miratuan disa vendime të rëndësishme, të cilat sipas Qeverisë përbëjnë një konfirmim të qartë të përkushtimit të vazhdueshëm ndaj integrimit evropian të shtetit, si dhe ndaj mbrojtjes së interesit publik dhe parimeve demokratike. Siç u theksua, me hapat e sotëm Qeveria bën një përparim të rëndësishëm në drejtim të forcimit të lirisë së shprehjes dhe avancimit të dialogut publik. Një nga vendimet kyçe është formimi i një grupi pune që do të punojë për vendosjen e një mekanizmi për mbrojtje nga keqpërdorimi i të ashtuquajturave padi strategjike kundër pjesëmarrjes publike, çështje për të…

Read More

Nxënësi Z.Z., i cili u raportua i zhdukur në Gadime të Lipjanit, ka humbur jetën. Lajmin e kanë bërë të ditur në rrjete sociale persona që u angazhuan në gjetjen e tij, i cili dyshohet se kishte rënë në lumin e Gadimes. “Pas një përpjekje të madhe qe ju afruam ne vendasit dhe mjekët nxënsi jonë Zejna nuk arriti të shpëtoj,lusim Zotin e madhe të mos ket ksi raste,ngushëllime familjes”, ka thënë Driton Shabiu. Nxënësi pasi u gjet, u dërgua me urgjencë për tretman mjekësor në QKUK. /Insajderi.org/

Read More

Erkan Arifi: Vizitë zyrtare e Institutit për Luftën e Kosovës në Komunën e Likovës Sot Komunën e Likovës e vizituan përfaqësues të Institutit për luftën e Kosovës me çka në frymën e bisedës së lirë u përkujtuan kohërat e viteve 98-99 ku dhe do vendoset një bashkëpunim i përbashkët ndërmjet dy institucioneve në nivel miqësor e zyrtar. Kryetari, z.Arifi i falënderoi për prezencën me çka siguroi se Komuna është e hapur dhe transparente për këdo që vjen e kërkon bashkëpunim në frymën e lirë bashkëpunuese./ Televizioni News

Read More

Djegia e Kuranit në Gjakovë, reagon Bashkësia Islame Bashkësia Islame e Kosovës (BIK), ka reaguar pasi Policia e Kosovës ka konfirmuar që një libër fetar është gjetur i dëmtuar në Gjakovë. Këtë akt, BIK e ka quajtur si vandal dhe kriminal, duke thënë se akti është kryer me porosi dhe mision të qartë kriminal. BIK, ka shtuar se “një veprim i tillë është plotësisht i papranueshëm, pasi cenon rëndë vlerat universale humane të qytetërimit botëror dhe, njëkohësisht, godet drejtpërdrejt parimet, traditën dhe identitetin e popullit tonë”. Policia e Kosovës ka thënë se kanë njoftuar prokurorin dhe bashkë po ndërmarrin veprimet…

Read More

Shefi i Shtabit të VLEN-it, Adnan Azizi, ka njoftuar se është përmbyllur raporti përfundimtar i fushatës për zgjedhjet lokale, pas një analize të detajuar të zhvilluar me Shtabin Qendror të koalicionit. Sipas Azizit, shtabi ka vlerësuar lart punën dhe organizimin e Shtabit Qendror, si dhe angazhimin e shtabeve komunale dhe lokale gjatë gjithë fushatës. Ai thekson se si rezultat i këtij organizimi dhe pune të koordinuar, VLEN ka arritur fitore bindëse në zgjedhje, duke triumfuar me raport 2 me 1 ndaj AKI-së. “Ju faleminderit dhe vazhdojmë në betejat e radhës”, ka përfunduar Azizi në mesazhin e tij publik.

Read More

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se ai ka shprehur respekt për viktimat e gjenocidit në Srebrenicë, por se kjo, sipas tij, nuk është e mjaftueshme për politikanët në Bosnje e Hercegovinë. Në një intervistë për Televizionin Federal (FTV) më 26 janar, ai tha po ashtu se “popullit i mjafton respekti për viktimat”, ndërsa politikanët janë ata që këmbëngulin në përdorimin e fjalës “gjenocid”. “U përkula para viktimave, tregova nderim dhe respekt, por për disa kjo nuk ishte e mjaftueshme sepse dikush donte të bënte një shfaqje politike”, tha Vuçiq. Aleksandar Vuçiq, si kryeministër i Serbisë, kishte marrë pjesë në…

Read More