Autor: Suad Avdiu

Dy të mitur në Radovish i vunë flakën një autobusi që ishte parkuar në oborrin e shkollës fillore “Krste Petkov Misirkov”, njoftoi Shërbimi i Mbrojtjes së të Dhënave në Strumica, raporton Telma, përcjell Portalb.mk. “Më 25.01.2026 në orën 20:30, në Stacionin Policor të Radovishit u raportua se një autobus i parkuar në oborrin e Shkollës Fillore “Krste Petkov Misirkov” në Radovish u përfshi nga flakët. Zjarri u shua nga ekipi i Departamentit Territorial të Zjarrfikësve të Radovishit, dhe nuk pati të lënduar. Pas marrjes së masave, oficerët e policisë përcaktuan se zjarri ishte shkaktuar nga dy të mitur nga Radovishi.…

Read More

Procedura për furnizimin e uniformave të policisë është në pauzë, pasi për tenderin e publikuar në nëntor të vitit të kaluar një kompani e ka ankimuar vendimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Në garën prej pesë kompanive, tenderin në mes të dhjetorit e fitoi kompania “Megasport” e cila duhet ta veshë policinë me xhaketa, uniforma terreni, këpucë dhe çizme për rreth 10,5 milionë euro. Megjithatë, të dhënat tregojnë se disa prej kompanive kanë dhënë oferta më të ulëta për kategori të caktuara. Për shembull “Neni Kompani për xhaketa ka dhënë ofertë prej 1,3 milionë euro, ndërsa Megasporti 1,75 milionë…

Read More

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po qëndron në një vizitë zyrtare në Izrael, e cila do të përfundojë nesër. Gjatë vizitës, Rama është takuar me homologun e tij, Benjamin Netanyahu, dhe pritet të mbajnë një konferencë për media së bashku. Vizita po zhvillohet në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare për Luftën kundër Antisemitizmit.

Read More

Ejup Berisha Safe City është pasojë e sjelljeve të papranueshme, të patolerueshme dhe të pahijshme të disa pjesmarrësve në komunikacion, dhe atë disa vite me radhë. Apo ky është më shumë pasojë e mendjemadhësisë dhe çmendurive të shumta të manifestuara nga ana e ngarësve të makinave në raport me pjesmarrësit e tjerë në komunikacion. Çmenduri është ngarja e makinave me shpejtësi marramendëse jashtë gjitha normave të lejuara njerëzore dhe juridike. Kjo ka ndodhur dhe po ndodhë nëpër rrugët dhe rrugicat e qyteteve dhe fshatrave tona. Këtu ka raste kur ndonjë individ e nget makinën edhe deri më 200 km në…

Read More

Zëvendësdrejtori i Drejtorisë së Doganavë Mustafa Dauti gjatë vizitës zyrtare në pikën kufitare Bllatë të Dibrës pati mundësinë të sheh nga afër gjendjen reale të punës, fluksin e lëvizjes dhe përkushtimin e doganierëve që çdo ditë japin maksimumin në kryerjen e detyrave të tyre. Dauti në vazhdim publikoi të dhënat zyrtare që dëshmojnë qartë rritjen e dukshme të qarkullimit në këtë pikë kufitare. Në vitin 2024, në pikën kufitare Bllatë kanë kaluar 834.402 udhëtarë, ndërsa në vitin 2025 ky numër është rritur në 1.426.487 udhëtarë, që përfaqëson një rritje prej mbi 70%. Një trend i ngjashëm është vërejtur edhe…

Read More

Dy kirurgë janë rrahur në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Burime të gazetares së Klan Kosovës, Arbreshë Uka kanë bërë të ditur se rasti ka ndodhur te ashensori, ku edhe janë përplasur fizikisht mjekët B.K., dhe Xh.A. Të njëjtat burime thanë se zanafilla e këtij incidenti është që nga e premta në një mbledhje të kolegjiumit të kirurgëve, ku dy të përfshirët në rast kishin filluar përplasjen verbale. Në lidhje me këtë rast është njoftuar edhe policia, të cilët kanë shkuar në vendin e ngjarjes./Klankosova.tv

Read More

Arbër Ademi Ngjyra e përhimtë nuk është rastësi. Maqedonia e Veriut po hyn në një izolim të thellë politik. Dimri i vetmisë së madhe ka kapluar shtetin. Në hartën e re gjeopolitike të Ballkanit, Maqedonia e Veriut dhe bota serbe shfaqen të përhimta, të paftuara në Bordin e Paqes të Presidentit Trump. Kur të tjerët ftohen në tavolinën e vendimmarrjes, ne mbesim jashtë, pa zë, pa peshë, pa aleatë. Izolimi nuk ndodh brenda natës. Ai ndërtohet me politika të gabuara dhe me humbje të besimit ndërkombëtar.

Read More

Nga Remi Ilir Kushi Gati një vit më parë, mu ofruan 5 milionë euro. Pagesa do të bëhej në këste brenda një dhjetvjecari. Po ashtu një vend pune si drejtues emisioni në një televizion kryesor shqiptar, plus cmim letrar si shkrimtar i vitit. Kushti ishte t’u konvertoja në ortodoks. Pagezimin do e kryente Fatmir Abedin Palushi nga Ballabani i Permetit, i njohur si Joani. Anastas Janullatos kishte pak kohë që kishte vdekur. Do të kisha mbeshtetje të Filiki Eteria Greke për formimim e një grupi parlamentar çam. Programi ishte te konvertoja sa më shumë çamër dhe të denoncoja besimin islam,…

Read More

Minatorët e Trepçës të ndërrimit të dytë, kanë arritur të dalin shëndoshë e mirë nga miniera, pasi të njëjtit mbetën të “bllokuar” për shkak të një defekti në furnizimin me energji elektrike. Sabri Hetemi, një nga minatorët e Trepçës konfirmoi se pas 12 orëve kishin arritur të dilnin shëndoshë e mirë nga miniera. “Problemet teknike ndodhin në çdo fabrikë apo ndërmarrje. Vonesa pati, por dolëm shëndosh e mirë, falë Zotit”, tha ai. /Klankosova ​Dhjetëra minatorë të Trepçës kanë mbetur të ngujuar qindra metra nën tokë Dhjetëra minatorë që kanë përfunduar ndërrimin e dytë, s’kanë mundur të dalin nga Miniera. Raportohet…

Read More

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Faton Peci përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se mbrëmë gjatë orëve të vona të natës, kompanisë që ishte përgjegjëse për rrënimin dhe largimin e objekteve pa leje i është djegur një bager. Peci ka dënuar ashpër këtë akt, ndërsa ka shtuar se ky veprim kriminal përbën kërcënim direkt për të gjithë ata që angazhohen që Mitrovica të jetë qytet ku mbretëron rendi dhe qetësia publike. “Mbrëmë gjatë orëve të vona të natës, kompanisë që ishte përgjegjëse për rrënimin dhe largimin e objekteve pa leje i është djegur një mekanizëm/bager. E dënoj…

Read More