Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Mexhiti me një porosi për partitë e tjera të VLEN-it, pas vendimit të Lëvizjes BESA

13 Shkurt, 2026

Ardian Besimi : Reformë apo centralizim? Çfarë fshihet pas draft-ligjit për universitetet

13 Shkurt, 2026

SHBA dhe Maqedonia e Veriut arrijnë marrëveshje! Zero doganë për mallrat amerikane, ndërsa ne do të blejmë gaz të lëngshëm nga Amerika

13 Shkurt, 2026

Nxirren në shitje automjetet e sekuestruara në Maqedoni – BMW, Porsche dhe Mercedes në ankand

13 Shkurt, 2026

Mexhiti: Çështja Limani është brenda Besës, mbështes vendimin e Kasamit për shkrirjen e strukturave në VLEN

13 Shkurt, 2026

Arrestohet shtetasi i Maqedonisë në Beograd: Dogji picerinë ku punonte dhe u dërgoi pronarëve video të zjarrit

13 Shkurt, 2026

LSDM: Këshilltari i Mickoskit propozohet për gjykatës kushtetues

13 Shkurt, 2026

Rexhepi: Nga Gjerma fillojmë një kapitulli të ri force dhe uniteti për BDI-në në Tetovë

13 Shkurt, 2026

Lidhja Demokratike e Kosovës del me komunikatë pasi nuk e votoi rezolutën

13 Shkurt, 2026

Mickoski: Thellimi i partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara është mbështetje e fortë për vendin

13 Shkurt, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 13 Shkurt
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Bordi i Paqes mund t’i sjellë Kosovës përfitime në politikën e jashtme

Suad AvdiuBy Suad Avdiu26 Janar, 2026 Kosovë Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Pjesëmarrja e Kosovës në Bordin e Paqes, nismë e iniciuar nga presidenti amerikan Donald Trump, mund t’i sjellë vendit përfitime të rëndësishme në politikën e jashtme, pavarësisht kostove të mundshme, vlerëson profesori i studimeve për paqe dhe konflikt në Universitetin e Dublinit në Irlandë, Gëzim Visoka.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Visoka thotë se për sa kohë Kosova mbetet jashtë organizatave të mëdha ndërkombëtare si NATO-ja, Bashkimi Evropian dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara, nisma të tilla mund t’i shërbejnë forcimit të pozicionit të saj diplomatik.

“Kjo platformë mund t’i ofrojë Kosovës një hapësirë për lobim dhe për të kërkuar njohje të reja nga shtete si Maroku apo vende të tjera që ende nuk e kanë njohur Kosovën…Deri më tani, sistemi i OKB-së nuk i ka ofruar Kosovës barazi, qasje të duhur, nuk ka qenë në shërbim të së drejtës së Kosovës për vetëvendosje, për anëtarësim në sistemin ndërkombëtar dhe për njohje ndërkombëtare. Në një farë mënyre, kjo është edhe një protestë ndaj rendit të OKB-së, i cili ka përfunduar duke u bërë vegël e fuqive të mëdha”, thotë Visoka.

Gjatë fjalimit hapës në Davos, Trump tha se do të punojnë me shumë të tjerë, përfshirë edhe OKB-në.

“Ky bord ka mundësinë të jetë një nga organet më me ndikim të krijuara ndonjëherë dhe është një nder i jashtëzakonshëm për mua të shërbej si kryetar i tij. Sot po shpalosen hapat e parë drejt një dite më të ndritshme për Lindjen e Mesme dhe një të ardhmeje shumë më të sigurt për botën”, tha mes tjerash Trump.

Kosova iu përgjigj pozitivisht ftesës së presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, duke nënshkruar Kartën e Bordit të Paqes si anëtare themeluese më 22 janar në Davos të Zvicrës.

Sipas Visokës, ky veprim e pozicionon Kosovën qartë në krah të SHBA-së, edhe në kontekstin e raporteve të tensionuara me Bashkimin Evropian, pa e përjashtuar orientimin euroatlantik të vendit.

Ai shton se pjesëmarrja në Bordin e Paqes mund të shihet edhe si paralajmërim për BE-në se, nëse Kosova dhe rajoni vazhdojnë të mbeten të lënë anash, mund të shfaqen iniciativa të pavarura që e zbehin vizionin evropian për Ballkanin.

I pyetur nëse çështja Kosovë–Serbi do të mund të zgjidhej përmes Bordit të Paqes, Visoka tha se është shfaqur interesim që kjo organizatë të ketë mandat përtej Gazës, për të zgjidhur edhe konflikte të tjera, por se “mbetet për t’u parë sa janë të qëndrueshme këto paqebërje”.

Në një intervistë për transmetuesin britanik BBC të dielën, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se përvoja e Kosovës tregon se paqja arrihet përmes veprimit, duke theksuar se SHBA-ja mobilizoi botën për të ndihmuar vendin gjatë luftës, ndërsa OKB-ja, sipas saj, dha vetëm fjalë pa veprime./REL

Lexuar: 167

Lajme te ngjashme

Lidhja Demokratike e Kosovës del me komunikatë pasi nuk e votoi rezolutën

Haradinaj e tregon arsyen e tërheqjes nga i pari i AAK-së

Haradinaj njofton se nuk do të kandidojë më për kryetar të AAK-së

Përplasje fizike live në Opinion, Buzhala godet Albatros Rexhajn

Spahiu-Bufi a do të jetë ministër i Kulturës?

Haxhiu premton paanshmëri si kryeparlamentare: Dera ime do të jetë e hapur për çdo deputet

Lajmet e fundit

Mexhiti me një porosi për partitë e tjera të VLEN-it, pas vendimit të Lëvizjes BESA

13 Shkurt, 2026

Ardian Besimi : Reformë apo centralizim? Çfarë fshihet pas draft-ligjit për universitetet

13 Shkurt, 2026

SHBA dhe Maqedonia e Veriut arrijnë marrëveshje! Zero doganë për mallrat amerikane, ndërsa ne do të blejmë gaz të lëngshëm nga Amerika

13 Shkurt, 2026

Nxirren në shitje automjetet e sekuestruara në Maqedoni – BMW, Porsche dhe Mercedes në ankand

13 Shkurt, 2026

Mexhiti: Çështja Limani është brenda Besës, mbështes vendimin e Kasamit për shkrirjen e strukturave në VLEN

13 Shkurt, 2026

Arrestohet shtetasi i Maqedonisë në Beograd: Dogji picerinë ku punonte dhe u dërgoi pronarëve video të zjarrit

13 Shkurt, 2026

LSDM: Këshilltari i Mickoskit propozohet për gjykatës kushtetues

13 Shkurt, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.