Autor: Suad Avdiu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, përsëriti se aleanca pret përgjegjësi nga autoritetet në Beograd për ngjarjet në Kosovë, përfshirë sulmin në Banjskë dhe sulmet ndaj ushtarëve të KFOR-it gjatë tensioneve në pranverën e vitit 2023. “Kam një marrëdhënie personale me presidentin [e Serbisë] Aleksandar Vuçiq. Njohim njëri-tjetrin prej shumë vitesh. Por, natyrisht, presim nga ai që të përcaktojë përgjegjësinë për atë që ndodhi disa vite më parë, dhe kjo për dy çështje. Për të dyja ka premtuar përcaktimin e plotë të përgjegjësisë”, tha Rutte. Këto deklarata Rutte i bëri gjatë adresimit në Komitetin për Punë të Jashtme të…

Read More

Blerta Deliu-Kodra, deputete e zgjedhur nga Partia Demokratike e Kosovës, ka folur në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit Deliu – Kodra ka vlerësuar se PDK, përmes vizionit që do ta ndërtojë, synon ta “fokusojë opozitën në një vizion dhe alternativë të re”. “Ka shumë faktorë pse është ky rezultat. Pushteti katërvjeçar i Albin Kurti, e sidomos në kohën e fushatës, vendosi që me buxhet të shtetit, në mënyrë të kundërligjshme, të marrë vendime për ndarjen e buxhetit duke targetuar kategori kryesore, të cilat për vite me radhë nuk i ka trajtuar”, ka thënë ajo. ”Ne kemi pasur…

Read More

Avdulllah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka thënë në “Pressing” të T7, se LDK është parti serioze, përkundër sa ka rënë në 13%. Ai ka thënë se LDK nuk është parti marxhinale që dikush ta votojë për të bëtë koalicion me ndonjë parti. Tutje tha se LDK duhet të votohet për vlerat, ekipin dhe programin. “Njerëzit nuk duhet ta votojnë LDK-në sepse LDK-ja ka me hyrë koalicion me x partinë politike, është qasje që ne e promovojmë. Ne nuk jemi parti marxhunaliste që njerëzit na japin mbështetje sepse këta do të mbështesin në parti. Ne kërkojmë mbështetjen qytetarë…

Read More

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orece Gjorgjievski njofton se në bashkëpunim me ministrin e Shëndetësisë Azir Aliu, kanë vendosur që Qyteti i Shkupit të ndërtojë dy garazhe në kate në Qendrën Klinike, përcjell TV21. Këto garazhe në kate pritet të krijojnë 500 vende të reja parkimi. “Me realizimin e këtij projekti, që do të zbatohet nga Qyteti i Shkupit, do të sigurohen rreth 500 vende të reja parkimi, duke i dhënë fund kaosit të gjatë me parkimin brenda dhe rreth Qendrës Klinike. Kjo është një zgjidhje konkrete, funksionale dhe e qëndrueshme, që do të lehtësojë jetën e përditshme dhe punën…

Read More

Sot, ekipi i Zjarrfikësve të Kamenicës realizoi një operacion kërkim-shpëtimi për një person të moshuar rreth 85 vjeç. I moshuari kishte kishte humbur dhe ishte bllokuar në bodrumin e një shtëpie të zbrazët. Falë përkushtimit dhe bashkëpunimit ekipor bashkë edhe me Policinë dhe mjekët e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, ai u nxor i sigurt. Zjarrfikesit

Read More

64 kërkesa nga të burgosurit për t’iu falur dënimi i mbetur kanë shkuar në adresë të presidentes së Kosovës. Por, Vjosa Osmani nuk e ka falur asnjë prej tyre, e brenda 5 viteve vetëm një gruas që ishte e dënuar për veprën penale “Rrezikim i Trafikut Publik”, ia fali dënimin e mbetur. Për 5 vite sa është në krye të shtetit, Vjosa Osmani nënshkroi vetëm një dekret, me të cilin fali një të burgosur që ishte në vuajtje të dënimit. Por, ndër vite në adresë të zyrës së saj shkuan qindra kërkesa të tilla, që janë në kompetencë të saj…

Read More

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë të hënën se njëra kërkesë zyrtare për nisje të Dialogut Strategjik me Shtetet e Bashkuara lidhet me energjinë, ndërsa tjetra është politike. “Njëra kërkesë është e lidhur me energjinë, tjetra ka natyrë më politike”, ka thënë Vuçiq më 26 janar për televizionin Blic, me seli në Beograd. Ai nuk ka dhënë më shumë hollësi për kërkesat. Presidenti serb i ka përmendur fillimisht kërkesat pesë ditë më parë, pas një takimi që ka zhvilluar me Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio. Sipas tij, Serbisë i janë bërë dy kërkesa zyrtare për ta nisur Dialogun…

Read More

Zv/kryeministri i parë Bekim Sali, ka njoftuar se sot në Kuvend, në Këshillin Nacional për Eurointegrime, Komisioni për Çështje Evropiane, ka marrë pjesë në diskutimin mbi programin dhe strategjinë e kryesimit të Bashkimit Europian nga ana e Republikës së Qipros për periudhën janar–qershor 2026, të prezantuar nga ambasadori Andreas Fotiu. “Ky kryesim, me moton “Evropë autonome, e hapur ndaj botës”, hap një debat thelbësor për të ardhmen e Bashkimit dhe për zgjerimin, ku Maqedonia e Veriut është pjesë e pandashme e vizionit evropian. Integrimi evropian për ne nuk është një proces burokratik, por një zgjedhje strategjike dhe qytetare që bashkon…

Read More

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, njoftoi se paralelisht me sistemin “Safe City” do të aktivizohen edhe automjete policore me kamera mobile në të ashtuquajturat pika të zeza. “Shumë më shpejt se gjashtë muaj do të mund t’i vëmë në funksion kamerat e implementuara në kuadër të automjeteve policore”, deklaroi Toshkovski. Ditët e fundit po kryhen testime të kamerave në të gjitha pikat ku ato janë të vendosura.

Read More

Me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion dhe zbatimin e rreptë të ligjeve, Ministria e Punëve të Brendshme i informon qytetarët për kundërvajtjet që sanksionohen përmes sistemit “Qyteti i Sigurt”, si dhe për gjobat e parapara. Tejkalimi i shpejtësisë në vendbanim (shpejtësia e lejuar deri në 50 km/h, përjashtimisht deri në 70 km/h me shenjë) deri në 10 km/h mbi të lejuarën – 15 € • nga 10 deri në 30 km/h – 50 € • nga 30 deri në 50 km/h – 300 € + ndalim i drejtimit 3–12 muaj Tejkalimi i shpejtësisë jashtë vendbanimit (130 km/h autostradë •…

Read More