Autor: Suad Avdiu

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski sot në Kuvend tha se nëse nuk plotësohen dy kushtet e parashtruara nuk do të ketë ndryshime kushtetuese në vend, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Ndryshime kushtetuese nuk do të ketë derisa jam unë jam Kryeministër, nëse nuk përmbushen minimum dy kushte. Kushti i parë është që komuniteti maqedonas të fitojë të drejtat e tyre në Bullgari të garantuara sipas rezolutave të të drejtave njeriut dhe konventave ndërkombëtare. Nuk kërkoj të ndryshohet kushtetuta. E dyta nuk marrim garanci për identitetin tonë maqedonas, për të cilën pres mbështetje edhe nga ju si bashkëqytetar të mi, të…

Read More

(Titulli origjinal: Pse vazhdimësia në Presidencën e Kosovës ka rëndësi tani) Pothuaj 7-vjetë më parë (Tetor, 2019) Kosova kishte nevojë për një ndryshim të madh politik. Kosova e lodhur nga politikanë të vjetër nga mosha dhe më të vjetëruar nga idetë politike. Shpresa ime në atë kohë ishte se çifti politik Osmani/Kurti — njëra Presidente e tjetri Kryeministër — të dalur nga zgjedhjet parlamentare të atij viti, bazuar në marrveshjen për koalicion midis Levizjes Vetvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Që, më në fund, përfaqësonte një brez të ri politikanësh shqiptarë, që pritej të bënte ndryshimin e madh dhe shumë…

Read More

Prodhuesi i dytë më i madh i naftës në Rusi, Lukoil, tha se kishte arritur një marrëveshje për të shitur shumicën e aseteve të saj jashtë shtetit te firma amerikane e investimeve Carlyle Group, në një marrëveshje me vlerë rreth 22 miliardë dollarë. Gjithashtu “LUKOIL Macedonia” është 100 për qind në pronësi të “LUKOIL International GmbH” Fisnik PASHOLLI Shkup, 29 shkurt – Prodhuesi i dytë më i madh i naftës në Rusi, Lukoil, tha se kishte arritur një marrëveshje për të shitur shumicën e aseteve të saj jashtë shtetit te firma amerikane e investimeve Carlyle Group, në një marrëveshje me…

Read More

Bashkimi Evropian ka publikuar një strategji të re për viza e cila për herë të parë parashikon zgjidhje sistematike për shoferët profesionistë jashtë Zonës Shengen, nëpërmjet vendosjes se regjimit të posacëm të vizave dhe për qëndrimet e vazhdueshme por të shkurta në Zonën Shengen. Në dokumentin strategjik të KE-së, theksohet se regjimi i tanishëm i qëndrimit, i cili lejon 90 ditë në afat prej 180 ditëve, shkakton probleme serioze për sektorët që varen nga lëvizshmëria përtej kufitare, Mes tyre, posacërisht është theksuar sektori i transportit që është i një rëndësie shumë të madhe për vendet e BE-së. Komisioni vëren se…

Read More

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) në një kumtesë për media thotë se e dënon ashpër vendimin e qeverisë për marrjen e kredisë prej 40 milionë euro për ndërtimin dhe renovimin e shkollave dhe konvikteve, e cila sipas BDI-së, në mënyrë të qëllimshme dhe të papranueshme është orientuar pothuajse tërësisht në qytetet maqedone. “Investimet në arsim janë të mirëseardhura dhe të domosdoshme, por ato duhet të jenë të drejta, gjithëpërfshirëse dhe të balancuara, duke reflektuar realitetin multietnik të shtetit dhe nevojat reale të të gjithë qytetarëve. Përjashtimi i shkollave dhe konvikteve me nxënës shqiptarë nga projektet kapitale në arsim përbën diskriminim…

Read More

Аgjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele ka përgatitur raportin mbi mbi transmetimin e reklamave politike me pagesë gjatë kohës së fushatës zgjedhore për Zgjedhjet e përsëritura për kryetar të Komunës së Gostivarit, Komunës së Vrapçishtit, Komunës Mavrovë dhe Rostushë dhe Komunës Qendër Zhupë, në periudhën nga 22 dhjetor 2025 deri më 9 janar 2026, transmeton Portalb.mk. Nga 18 transmetues (13 ТV dhe 5 RA) të regjistruar në Regjistrin e Komisionit Shtetëror Zgjedhor për transmetim të RPP për Zgjedhjet e përsëritura lokale 2026, gjithsej 9 transmetues: 7 televizione dhe 2 radio, lidhën kontratë me pjesëmarrësit në fushatë për transmetimin e…

Read More

Parku Kombëtar Mali Sharr njofton se në territorin e parkut aktualisht është e pranishme rrezikshmëri e lartë nga ortekët, veçanërisht në pjesët e malit që ndodhen në lartësi mbidetare mbi 1700 metra. Nga atje thonë se rritja e rrezikut nga ortekët është rezultat i një kombinimi specifik të kushteve të motit, duke përfshirë temperaturën e ajrit, drejtimin dhe fuqinë e erës, si dhe reshjet e borës gjatë ditëve të fundit. Këta faktorë, në kombinim me karakteristikat relievore të terrenit, krijojnë kushte për paqëndrueshmëri të shtresës së borës dhe shfaqje të ortekëve. “Pas marrjes së njoftimit nga operatori i skijimit të…

Read More

Drejtoria e Policisë Financiare ngriti një kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup kundër M.B. në cilësinë e Kryetarit të Komisionit Rregullator për Shërbimet e Energjisë, Ujit dhe Menaxhimit të Mbeturinave Komunale të Republikës së Maqedonisë së Veriut për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” sipas nenit 353, paragrafi 4, alineja, paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut. I akuzuari M.B. Në cilësinë e Kryetarit të Komisionit Rregullator për Energji, Shërbime Uji dhe Shërbime për Menaxhimin e Mbeturinave Komunale të Republikës së Maqedonisë…

Read More

Komisionerja evropiane për Zgjerimin Marta Kos, ka thënë se votimi në parlamentin e Serbisë për të kufizuar pavarësinë e gjyqësorit është një hap serioz prapa në rrugën e Serbisë drejt BE-së.Ajo në një postim në X ka thënë se Serbia rrezikon të marrë drejtim të kundërt në kohën kur Mali i Zi e Shqipëria po ecin drejt anëtarësimit në BE. “Vota e Parlamentit të Serbisë për të kufizuar pavarësinë e gjyqësorit është një hap serioz prapa në rrugën e Serbisë drejt BE-së. Në një kohë progresi të madh për zgjerimin, kur Mali i Zi dhe Shqipëria po ecin me shpejtësi,…

Read More

Trupi gjykues ka refuzuar tri kërkesat e palës mbrojtëse të tre të akuzuarve në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, shkruan Gazeta Insajderi. Avokati i Naim Murselit ka kërkuar rikonstruimin e vendit të ngjarjes. Kjo kërkesë është refuzuar nga gjykata me arsyetimin se janë administruar mjaft prova lidhur me këtë çështje. Avokati i Granit Plavës ka kërkuar të bëhet ekspertizë psikike e klientit të tij. Edhe kjo kërkesë është refuzuar nga trupi gjykues, me arsyetimin se një ekzaminim i tillë është kryer më herët. Ndërkaq, avokati i Kushtrim Kokallës ka kërkuar që të dëgjohet dëshmia e Tafik Kokallës, por edhe…

Read More