Autor: Suad Avdiu
Njëri nga liderët e koalicionit VLEN, njëherit kryetar i komunës së Çairit, Izet Mexhiti në një intervistë për TV21 ka folur për takimin e liderëve të thirrur nga ana e kryeministrit Hristijan Mickoski, duke theksuar se ai kishte propozuar që në këtë takim VLEN-i të përfaqësohet nga kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami. Mexhiti më tej komentoi se nuk ka një rradhitje se kush në cilin takim do të jetë por që brenda VLEN-it bëhet punë ekipore duke shtuar se kjo e bën VLEN-in kështu si është. Mexhiti përmendi edhe marrëveshjen e vitit 2007 kur në atë kohë si…
Gjiganti i mbrojtjes së Turqisë, Turkish Aerospace Industries (TAI) pasi përfundoi një vit “super” në vitin 2025 po del me zhvillime të reja në projektimin, prodhimin masiv dhe shpërndarjen e platformave ajrore vendase këtë vit, tha për Anadolu, drejtori ekzekutiv i kompanisë, Mehmet Demiroglu. “Eksporti më gjithëpërfshirës dhe më i shtrenjtë i Turqisë deri më sot ishte afër 15 miliardë dollarë, duke shënuar një burim të madh motivimi për ne në TAI si dhe për programin Kaan dhe për vendin tonë në përgjithësi”, tha ai. TAI njoftoi eksportin e rreth 30 njësive të avionëve të saj trajnues Hurjet në Spanjë…
Serbia gjithnjë e më shumë i druhet Ushtrisë së Kosovës, ndërsa në të njëjtën kohë përpiqet që të ndryshojë narrativën duke shitur një propagandë sikur është viktimë, shkruan A2. Aleksandër Vulin, ish zëvendëskryeministër dhe aktualisht drejton një zyrë të Rusisë në Beograd, pretendon se armatosja e FSK-së nga perëndimi do të çojë në një përplasje të pashmangshme teksa citon dhe “armën e Çehovit”. “Nëse në aktin e parë të një drame ka një armë të varur në mur, në aktin e tretë duhet të qëllojë. Nëse në aktin e parë i armatosni shqiptarët, në aktin e tretë duhet të qëllojë”,…
“Në RMV ende nuk dihet saktë numri i funksionarëve dhe zyrtarëve të cilët kanë kompani në emër të personave të dytë dhe të tretë të cilat i shfrytëzojnë më pastaj për pjesmarrje në tender”. Kështu tha kryetari i Qendrës për Kominikime Qytetare, German Filkov tha në panel diskutimin “Ulja e korrupsionit përmes shfrytëzimit të regjistrit të të dhënave për pronarët e vërtetë. GERMAN FILLKOV – KRYETAR I CIVICA “Nëse ende nuk e dijmë se sa funksionarë kemi si do të mund ti kontrollojmë në çfarëdo aspekti. Kontrolli i plotë sistematik në vendin tonë nuk ekziston, prandaj është shumë me rëndësi…
Siç vlerëson Sofja zyrtare, “dëme të mëdha ekonomike” nga bllokadat e kalimeve kufitare me zonën Shengen, dhe problemi nuk është i izoluar vetëm në një vend, por përhapet në të gjithë rajonin. Zëvendëskryeministri dhe Ministri në largim i Transportit dhe Komunikacionit Grozdan Karadzov tha se humbjet ekonomike nga mbingarkesa në kufijtë me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut do të jenë serioze “për të gjitha vendet”, pasi ndërprerjet në transport ndikojnë menjëherë në furnizim dhe biznes në sektorë të shumtë. Karaxhov, duke folur në Forumin Ekonomik të Sofjes, paralajmëroi se bllokada të tilla, përveçse prekin thelbin e të drejtës për kalim…
Gazetari kosovar, Kushtrim Sadiku, ka marrë kërcënime serioze pas një dokumentari të publikuar të hënën në Kanal 10. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës përmes një reagimi, ka shprehur shqetësim dhe alarm për kërcënimet e rënda që kanë shkuar në adresë të gazetarit Sadiku dhe familjes së tij. AGK ka kërkuar nga Policia e Kosovës dhe organet e sigurisë që të hetojnë rastin dhe të ofrojnë mbrojtje për shkak të cenimit të sigurisë fizike të gazetarit Sadiku dhe familjes së tij. Reagimi i plotë: Gazetari Kushtrim Sadiku denoncon në Polici kërcënime serioze Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) shpreh shqetësim për…
Nga kjo shumë e ndarë për nxitje të zhvillimit në Ballkanin Perëndimor, 94.7 milionë euro janë të dedikuara për investime infrastrukturore, 76.3 milionë euro për mbështetjen e sektorit privat, ndërsa 2.9 milionë euro janë ndarë për katër projekte të asistencës teknike në Shqipëri dhe Bosnje e Hercegovinë Bruksel, 28 janar – Komisioni Evropian ka njoftuar për mbështetje prej 171 milionë eurosh për nxitjen e zhvillimit të infrastrukturës dhe rritjes së sektorit privat në Ballkanin Perëndimor. Megjithatë, nga këto fonde nuk do të përfitojë Kosova. “Sa i përket Kosovës, ajo ende nuk ka përmbushur kushtet ligjore për të pranuar pagesa, pasi…
Një person është gjetur pa shenja jete pasditen e sotme në një automjet në lagjen Veternik në Prishtinë. Lajmin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana. “Sot rreth orës 15:00 kemi pranuar informatën se një person pa shenja jete gjendet në një automjet në Veternik në Prishtinë. Vdekjen e viktimës, mashkull, e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka deklaruar ai. Sipas informatave të para, viktima është identifikuar si Hekuran Hoxha nga Gjakova, i cili kishte qenë kandidat i AAK-së për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit. Rasti fillimisht është raportuar si…
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur se zgjedhja e Nenad Rashiqit në pozitën e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit serb nuk është bërë në përputhje me dispozitat kushtetuese. Në aktgjykimin e publikuar sot, Gjykata ka sqaruar se e drejta për të propozuar nënkryetarin e Kuvendit nga radhët e komuniteteve që nuk janë shumicë i takon grupit parlamentar që ka numrin më të madh të deputetëve brenda atij komuniteti, në këtë rast komunitetit serb. Sipas Kushtetueses, kjo e drejtë buron si nga Rregullorja e Kuvendit, ashtu edhe nga fryma dhe shkronja e Kushtetutës, si dhe nga praktika…
Këngëtari Gjesti ka nisur zyrtarisht numërimin mbrapsht për projektin e tij më të ri muzikor. Artisti ka publikuar në InstaStory intron e këngës së re, duke zgjuar menjëherë interesin e ndjekësve të tij. Në intron e publikuar, Gjesti ka zbuluar edhe orën e lansimit të këngës. Projekti i ri do të publikohet nesër në ora 18:00, duke rritur pritshmëritë e fansave për rikthimin e tij në skenën muzikore. Edhe pse nuk janë dhënë detaje të tjera rreth titullit apo bashkëpunimeve të mundshme, postimi menjëherë ka arritur të ndezë rrjetet sociale si dhe fansat e artistit. gjesti
