Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Mickoski: Po monitorojmë çmimet e karburanteve, do të reagojmë nëse është e nevojshme

26 Korrik, 2026

Ngrihen dyshime për “kurdisje” në duelin Joshua–Prenga

26 Korrik, 2026

Shërbimi ushtarak në Ballkanin Perëndimor: Nga TikTok-u në kazermë

26 Korrik, 2026

Kujdes nëse udhëtoni drejt Greqisë, administrata greke do të ketë grevë në pikat kufitare

26 Korrik, 2026

Mexhiti i bën thirrje BDI-së të punojë në interes të shqiptarëve

26 Korrik, 2026

Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut përballë eksperimentit të rrezikshëm të unitarizmit!

26 Korrik, 2026

LSDM: Akoma asnjë përgjegjësi për ujin e ndotur në Gostivar

26 Korrik, 2026

Veturat e harruara “pushtojnë” Kumanovën, komuna nuk i largoi siç premtoi

26 Korrik, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

26 Korrik, 2026

Mbi 1.500 dele të vriten në rajonin e Kumanovës, lija po përhapet, veterinerët frikësohen nga vatra të reja

25 Korrik, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E diel, 26 Korrik
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

“Lukoil Maqedoni” u shitet amerikanëve

Suad AvdiuBy Suad Avdiu29 Janar, 2026 Maqedoni Pa Komente5 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Prodhuesi i dytë më i madh i naftës në Rusi, Lukoil, tha se kishte arritur një marrëveshje për të shitur shumicën e aseteve të saj jashtë shtetit te firma amerikane e investimeve Carlyle Group, në një marrëveshje me vlerë rreth 22 miliardë dollarë. Gjithashtu “LUKOIL Macedonia” është 100 për qind në pronësi të “LUKOIL International GmbH”

Fisnik PASHOLLI

Shkup, 29 shkurt – Prodhuesi i dytë më i madh i naftës në Rusi, Lukoil, tha se kishte arritur një marrëveshje për të shitur shumicën e aseteve të saj jashtë shtetit te firma amerikane e investimeve Carlyle Group, në një marrëveshje me vlerë rreth 22 miliardë dollarë. Gjithashtu “LUKOIL Macedonia” është 100 për qind në pronësi të “LUKOIL International GmbH”.

Transaksioni, megjithatë, nuk është finalizuar ende dhe i nënshtrohet përmbushjes së disa parakushteve, kryesisht marrjes së miratimeve rregullatore. Midis tyre është miratimi i Zyrës së Kontrollit të Aseteve të Huaja (OFAC) të Departamentit të Financave të SHBA-së, sipas deklaratës së Lukoil, e cila raportohet nga agjencia Reuters.

Theksohet se marrëveshja e nënshkruar nuk është ekskluzive. Në fund të tetorit 2025, me qëllim që të ushtronin presion mbi financat shtetërore të Rusisë, Shtetet e Bashkuara shtuan dy prodhuesit më të mëdhenj të naftës në Moskë, Lukoil dhe Rosneft, në listën e zezë të subjekteve të sanksionuara, ndërsa administrata Trump rriti presionin mbi Kremlinin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Ky veprim shkaktoi tronditje në vendet ku operon Lukoil, duke bërë që disa qeveri t’i kërkojnë Uashingtonit licenca të posaçme.

Kompanitë që punojnë me gjigantët rusë rrezikojnë sanksione dytësore që do t’u mohojnë atyre aksesin në bankat, tregtarët, transportuesit dhe siguruesit amerikanë.

Të enjten u njoftua se Lukoil po ia shet asetet e saj të huaja fondit amerikan të investimeve Carlyle, pasi njoftoi një marrëveshje për të shitur Lukoil International GmbH, një kompani e regjistruar në Austri që menaxhon asetet jashtë shtetit të kompanisë më të madhe private ruse në këtë sektor, duke përfshirë rafinerinë e Burgasit Lukoil-Neftekhim, si dhe rrjetin e stacioneve të benzinës Lukoil në Bullgari si dhe në Maqedoni, Serbi, Mal të zi.

Tetorin e kaluar, Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj Lukoil dhe prodhuesit më të madh të naftës në Rusi, Rosneft, duke thënë se kjo ishte në përgjigje të përparimit të ngadaltë në bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës. Departamenti Amerikan i Thesarit deri më tani ka bllokuar dy përpjekje për të shitur asetet e Lukoil, e para në tetor, kur blerësi potencial ishte grupi zviceran Gunvor, dhe e dyta në dhjetor, që përfshinte një shkëmbim aksionesh të propozuar të organizuar nga Xtellus Partners, ish-dega amerikane e bankës ruse VTB.

Lukoil ka afat deri më 28 shkurt për të shitur portofolin e saj global, tha Departamenti i Thesarit i SHBA-së në një deklaratë. Asetet në Kazakistan nuk do të jenë pjesë e kësaj marrëveshjeje.

Lukoil njoftoi qëllimin e saj për të shitur asetet e huaja pas vendosjes së sanksioneve të SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar. Në nëntor, raportet e medias treguan interes nga kompani të tjera për asetet e huaja të Lukoil, sipas mediave ruse.

Midis tyre, përveç Carlyle, ishin Chevron, ExxonMobil dhe Kompania Kombëtare e Naftës e Abu Dhabit. Analistët vlerësojnë se asetet totale të huaja të Lukoil janë rreth 22 miliardë dollarë, raportoi Reuters.

Pas vendosjes së sanksioneve të SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar më 15 tetor, Lukoil njoftoi qëllimin e saj për të shitur asetet e saj të huaja. Lukoil është i përfshirë në projekte në Azerbajxhan, Kazakistan, Uzbekistan, Irak, Egjipt, Kamerun, Nigeri, Ganë, Meksikë, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Republikën e Kongos. Kompania zotëron rafineri në Bullgari, Rumani dhe Holandë, si dhe një rrjet prej rreth 2.500 stacionesh karburanti në 19 vende, përfshirë Maqedoninë. Lukoil furnizon me naftë Hungarinë dhe Sllovakinë, si dhe rafinerinë turke STAR, e cila është në pronësi të kompanisë shtetërore të naftës së Azerbajxhanit SOcAR dhe është shumë e varur nga nafta bruto ruse. Në nëntor, si pjesë e masave, u ndaluan transaksionet me kartat Visa, duke krijuar vështirësi të menjëhershme për konsumatorët në vend. Sanksionet ishin pjesë e një strategjie të zgjeruar ndërkombëtare për të rritur presionin ndaj Rusisë lidhur me luftën në Ukrainë. Pas disa ditësh ndërprerje, kompania njoftoi se nga data 26 nëntor 2025, shërbimi me kartat Visa ishte rikthyer plotësisht në të gjitha pikat e shitjes.

Ndërkohë, Departamenti i Thesarit të SHBA-së njoftoi se ka lëshuar një licencë që hap rrugën për negociata lidhur me shitjen e mundshme të aseteve të huaja të Lukoil. Këto licenca janë të vlefshme deri më 29 prill 2026 dhe lejojnë kompanitë që të negociojnë për blerjen e aseteve të Lukoil jashtë Rusisë.

Më 19 nëntor, autoritetet amerikane publikuan një licencë të posaçme që lejon “transaksione të caktuara” gjatë negociatave për shitjen e aseteve. Në rast të finalizimit të ndonjë marrëveshjeje, kërkohet licencë e veçantë. Sipas Zyrës së Kontrollit të Aseteve të Huaja (OFAC), çdo shitje e propozuar do të vlerësohet nga SHBA bazuar në faktorë që lidhen me sigurinë kombëtare dhe objektivat e politikës së jashtme. Ndër ta janë shkëputja e plotë e lidhjes me Lukoil, bllokimi i fondeve derisa të hiqen sanksionet, dhe shmangia e çdo të ardhure që mund t’i kalojë Lukoilit apo Gazprom Neft.

Lukoil është i pranishëm në shumë vende evropiane dhe në Ballkan. Në Bullgari, Rumani dhe Kroaci operon me rafineri dhe rrjete të gjera karburantesh, ndërsa në Ballkanin Perëndimor vepron në Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi dhe Serbi. Në Maqedoni, kompania ka 40 stacione karburanti dhe punëson rreth 550 persona. Sipas raportit të Komisionit Rregullator të Energjisë për vitin 2024, Lukoil importon 8 për qind të derivateve të naftës në vend, mban 11 për qind të tregut të derivateve, dhe realizon mbi 15 për qind të shitjeve me pakicë. Stacioni i parë i karburantit i kësaj kompanie në vend filloi të operojë në vitin 2006. (koha.mk)

Lexuar: 3

Lajme te ngjashme

Mickoski: Po monitorojmë çmimet e karburanteve, do të reagojmë nëse është e nevojshme

Ngrihen dyshime për “kurdisje” në duelin Joshua–Prenga

Shërbimi ushtarak në Ballkanin Perëndimor: Nga TikTok-u në kazermë

Kujdes nëse udhëtoni drejt Greqisë, administrata greke do të ketë grevë në pikat kufitare

Mexhiti i bën thirrje BDI-së të punojë në interes të shqiptarëve

Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut përballë eksperimentit të rrezikshëm të unitarizmit!

Lajmet e fundit

Mickoski: Po monitorojmë çmimet e karburanteve, do të reagojmë nëse është e nevojshme

26 Korrik, 2026

Ngrihen dyshime për “kurdisje” në duelin Joshua–Prenga

26 Korrik, 2026

Shërbimi ushtarak në Ballkanin Perëndimor: Nga TikTok-u në kazermë

26 Korrik, 2026

Kujdes nëse udhëtoni drejt Greqisë, administrata greke do të ketë grevë në pikat kufitare

26 Korrik, 2026

Mexhiti i bën thirrje BDI-së të punojë në interes të shqiptarëve

26 Korrik, 2026

Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut përballë eksperimentit të rrezikshëm të unitarizmit!

26 Korrik, 2026

LSDM: Akoma asnjë përgjegjësi për ujin e ndotur në Gostivar

26 Korrik, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.