Autor: Suad Avdiu
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, në takimin e sotëm me Ambasadorin e Republikës së Austrisë, i theksoi marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy vendeve. Gashi falënderoi për mbështetjen e Austrisë në rrugën integruese të vendit tonë drejt Bashkimit Evropian. “Kisha kënaqësinë të zhvilloj një takim shumë konstruktiv me Ambasadorin e Republikës së Austrisë, Sh.T. z. Martin Pamer. Konfirmuam marrëdhëniet miqësore ndërmjet vendeve tona dhe diskutuam forcimin e mëtejmë të raporteve bilaterale. Shqyrtuam mundësitë e bashkëpunimit në fushën e kulturës, si dhe thellimin e bashkëpunimit parlamentar ndërmjet dy vendeve. Gjithashtu, shkëmbyem mendime lidhur me zhvillimet aktuale politike,…
Shkup, 29 janar – Skandal me dy hetues të Gjykatës Speciale që ligjëruan për një orë para nxënësve të Kosovës, se si pjesëtarë të UÇK-së dyshohen se ka kryer krime, vrasje, trajtim çnjerëzor e tortura ndaj serbëve e shqiptarëve. Mes shumë reagimeve të ashpra nga eksponentë politikë në të gjitha hapësirat shqiptare, ka reaguar edhe lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim,Ali Ahmeti. Sipas Ahmetit historia nuk është pronë e askujt për ta deformuar, e aq më pak për t’ua transmethar brezave të rinj përmes narrativave të njëanshme dhe tendencioze. Ali Ahmeti shkruan në profilin e tij në Facebook se UÇK lindi…
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, deklaroi se aktualisht nuk ka asnjë propozim nga Qeveria për ndryshimin e Ligjit për funksionimin e Qeverisë, raporton TV21. Ai theksoi se procesi i ndërprerjes së modelit të qeverisë teknike duhet të realizohet përmes konsensusit politik. Sipas Gashit, nga aspekti ligjor dhe procedural, një vendim i tillë mund të miratohet edhe me 61 vota në Kuvend, pa pengesa formale. Megjithatë, ai vlerësoi se rëndësia politike e çështjes kërkon dakordim më të gjerë mes aktorëve politikë. “Nga pikëpamja ligjore dhe procedurale, nuk ka problem që një vendim i tillë të merret edhe me 61 vota. Por,…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit politike, duke deklaruar se koalicioni (V)LEN është “demaskuar përfundimisht”, ndërsa rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian po bllokohet gjithnjë e më shumë. Taravari thekson se mungesa e ndryshimeve kushtetuese u konfirmua publikisht nga vetë kryeministri Hristijan Mickoski, çka, sipas tij, rrëzon çdo premtim të shitur si “rrugë e sigurt drejt BE-së”. “Rrugët drejt Brukselit, në vend që të hapen, po betonohen çdo ditë e më shumë. Integrimi evropian po shndërrohet në një epope pa fund, ndërsa realiteti politik e mban vendin të bllokuar në vendnumëro”, shkruan…
“Gripi po lehtësohet, por jo mjaftueshëm për t’u çliruar plotësisht”. Kështu deklaroi sot drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik Marija Andonovska, e cila theksoi se në Maqedoninë e Veriut ende ka grip dhe sëmundje të ngjashme me gripin, por numrat po fillojnë që të bien. Siç thotë ajo më të prekurit janë personat e moshës 15 deri në 64 vjeç, por shkalla më e lartë e sëmundshmërisë regjistrohet përsëri tek fëmijët nën 4 vjeç. Marija Andonovska, drejtoreshë e institutit të shëndetit publik “Në periudhën nga 19 deri në 25 janar, pra në javën e katërt të vitit 2026, u raportuan…
Shkup, 29 janar – Koalicioni VLEN ka reaguar ashpër ndaj akuzave të BDI-së, respektivisht Frontit Evropian, lidhur me projektin “Safe City” dhe Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, duke i cilësuar ato si kulmi i hipokrizisë politike dhe nënçmim të shqiptarëve. Sipas VLEN-it, pretendimi se projekti “Safe City” po “zbraz xhepat e shqiptarëve” përçon një narrativë fyese dhe të rrezikshme, e cila i paraqet shqiptarët si qytetarë që nuk respektojnë ligjet, rregullat dhe standardet minimale të sigurisë. “‘Safe City’ nuk është projekt ndëshkimi, por projekt rendi dhe mbrojtjeje të jetës. Kundërshtimi i sigurisë publike do të thotë mbështetje e…
Prokurori Publik i Prokurorisë Themelore Publike të Kavadarit lëshoi Urdhër për të zhvilluar procedurë hetimore kundër katër personave për të cilët ekziston dyshim i bazuar se kanë kryer një vepër penale – Përdhunim i një fëmije nën moshën 15 vjeç – vepër e dënueshme sipas nenit 188 paragrafi 3 i Kodit Penal. Më 14.02.2025, të dyshuarit bënë një marrëveshje dhe morën një vajzë 13-vjeçare-viktimë nga Negotino me veturë, me të cilën njëri prej të dyshuarve njihej më parë. Fëmija u dërgua në një vend jashtë fshatit Krivolak në Negotinë dhe të gjithë patën marrëdhënie seksuale me viktimën, duke e goditur…
Këshilltari i Qytetit të Shkupit, Naim Bajrami, ka sqaruar publikisht qëndrimin e tij politik pas reagimeve në opinion lidhur me faktin se ai vepron si këshilltar i pavarur, ndonëse mandatin e ka fituar si pjesë e koalicionit me Frontin Evropian të kryesuar nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI). Në një reagim të publikuar, Bajrami thekson se nuk kishte ndërmend të reagojë, por duke qenë se çështja u hap publikisht, ndjeu obligim politik për ta sqaruar pozicionin e tij. Ai sqaron se veprimi i tij si këshilltar i pavarur është plotësisht në përputhje me politikat dhe vendimet politike të Aleancës për…
Këshilltari komunal nga Gostivari, Albin Deralla, ka njoftuar sot publikisht vendimin e tij për t’u larguar nga Lëvizja BESA, duke theksuar se ky hap nuk ka qenë i lehtë, por i domosdoshëm. Në deklaratën e tij publike, Deralla shprehet se për një kohë të gjatë, as ai dhe as ekipi i tij nuk kanë pasur hapësirën, respektin dhe të drejtën që u takonte brenda partisë. Sipas tij, në vend të vlerësimit të punës dhe meritës, janë favorizuar individë të caktuar, ndërsa zëri i strukturës dhe i aktivistëve është lënë anash. Ai thekson se situata bëhet edhe më ironike, pasi shumë…
Sekretari i Përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi, ka reaguar ashpër ndaj draft-ligjit të ri për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, të ashtuquajturit “Ligji i Karakamishevës”, të hartuar nga VMRO-DPMNE dhe të mbështetur nga koalicioni VLEN. Sipas Ademit, bëhet fjalë për një akt të pastër regresi politik dhe etnik, që përbën rrezik serioz për barazinë dhe për themelet e Marrëveshjes së Ohrit. “Skandal mbi skandal. Kur mendon se kanë arritur fundin, ata gjejnë mënyrë të bien edhe më poshtë. Ky është një ligj për ta vajtuar, jo për ta votuar”, thekson Ademi. Ai vlerëson se ligji në fjalë…
